Zgjim mental dhe spiritual që rezulton në ngritjen e vetëdijës.
Mental and spiritual growth that results in raisining the conciousnes.

Ndalu! E kam nje perkujtim te vogël me ta thanë!

Nëse ja ka vrapon pa u ndal edhe nese je ka kerkon pa u ndal, tash te them ndalu!

Ato qe je ka e krekon ate e ki!

Nese ke vrapuar si e/i mahnitur me ndjek lumturinë ndalu! Lumturine e ke aty, nese nuk e sheh nuk dmth qe ajo nuk egziston. Te gjithe qe i ke krijuar deri tash eshte lumturia yte qe e ki kerku. Ndalu edhe ndije!

Nese vrapon edhe mendon se lumturine e ki “atje” vetem nese e arrin kete, apo vetem nese e blen ate, apo vetem nese ate apo kete, harroje…ajo lumturi eshe e krijuar qe ti mos me pa ate qe e ke krijuar tash edhe mos te kenaqesh me ate qe e ke kriju deri tash! E pse nuk e lejojme vetem te kenaqen, ajo eshte pytje me vend? Ja ku po te vjen pergjegjja
– Sepse pereth nesh askush nuk eshte i kenaqur, apo falenderuar. Te gjithe ankohen edhe vrapojne. Nuk kemi pasqyra apo shembuj te njerezve qe jane kenaqur. Nuk e dijme si eshte te jemi te kenaqur dhe qka na ben te kenaqur.

Pyete vehten tash edhe qka te duhet ne jete qe ti te behesh e/kenaqur?
Pergjegjjen qe e mendon eshte gabim!
Pergjegjja e sakte eshte qe ti i ke sot te gjitha qe te bejne te kenqur ne ate pike te jetes ku gjendesh mu tani. Puna eshte se ti nuk e sheh ate, edhe njehere po e perserise…edhe pse nuk e sheh kenaqesine tende nuk do te thote se ajo faktikisht nuk egziston.
Te kisha propozuar qe te gjesh diqka ne te perditshmen tende qe te ben te buzeqesh dhe te ben te gezohesh. Diqka! Apo Dikush! Cdo dite gjeji tri sende qe te bejne te kenaqur!

Edhe ndalu! Lumturine nuk e ki “atje”…lumturia eshte ka ndodh ketu ne kete moment, perderisa toka sillet, dielli lind…edhe yjet ndriqojne..perderisa femijet rriten..qeshin…perderisa ti qesh edhe ben diqka qe te pelqen!

Lumturia eshte ketu! Lumturia dhe mrekullia je ti! Krijimi yt eshte lumturia edhe mrekullia! ese askush nuk ta ka thene kete nuk domethene se ajo nuk egziston! Une e di! Une po ta them tash!

Hapi syte dhe veshte apo ndroji “syzat” nese i ke i perdore nje kohe te gjate….

Ti je lumturia!

Ti je krijimi qe krijon!

 

 

Intervista ne kommunitetin gay shqipëtar ne Gayalbania

Kjo eshte intervista ime e dyte qe e bej per lexuesit apo degjuesit shqipetar.

Qellimi im me intervistat e mia eshte qe t’ju bej te ditur atyre qe nuk ndihen mire me seksualitetin e tyre gay, se ata jane totalisht normal dhe asgje nuk eshte gabim me ata.

E di se shume te rrinje, reja, apo te moshuar vuajne nga fakti se jane gay dhe nuk munden asgje te bejne per te permiresuar situaten por prekundrazi vuajne me luften e tyre te mbrendshme dhe ate te jashtme . Procesi i gay njerezve sidomas atyer qe nuk mund te tregojne se kush jane ne te shumten e rasteve eshte i gjate tere jetes, edhe ne disa raste perfundon tragjikisht pasi qe durimi dhe shpresat humbin dhe nuk eshte e vlefshme te jetohet si qenie “e gabuar” qe te shumten e rasteve edhe na referohet.

Me kete interviste dhe te tjerat qe vijne dua tju tregoj te gjithe atyre qe ndihen vete se nuk jane vet.

Nuk jemi vet dhe e vetmja menyre qe te egzistojme eshte te tregojme se kush jeni dhe te jemi te sinqerte ndaj vetvetes dhe te tjereve.

Intervisten mund ta lexoni ketu.

Nese je gay, pa mare parasysh gjininë dhe nuk ndihesh mire atehre mund te me kontaktosh ne kete email elvira@obrutenmark.se

Dashuri dhe vetem dashuri!

P.S Ata te cilet me xhykojne se kush jam dhe qka jam i lus ta mbyllin kete blog dhe te lexojne material tjeter qe i inspiron ata. D.S

Kush jam une nëse nuk jam historia ime?

Kush je ti nese nuk je mendimet, idejat, perjetimet, deshtimet, sukseset, historia yte?

Po i rikthehem egos ne kete post pasi qe tema eshte e gjere dhe shume e rendesishme, mendoj une.

Qellimi im i ketij posti eshte me e shpjegu dhe e qartesu faktin se ti nuk je egoja yte apo historia, perjetimet e te gjitha keto..berthama yte vazhdon dhe eshte pertej egos dhe historise tende.

Natyrisht se eshte me rendesi me pas dituri se kush je dhe kujt i takon dhe me qene pjese e ckado qe i takon. Ne ate moment kur ti nuk e din dallimin e vehtes dhe se me qka ti identifikohesh, aty fillon problemi.

E vetmja menyrë me ndi burrimin e vetvetes eshte mu “nda” apo shkeput nga EGOJA!

Menyra e vetme e shkeputjes apo ndarjes eshte te lidhesh dhe ta ndish te TASHMEN, vetem momentin e tashem. Lidhu med perjetimin qe e perjeton tash.

Nese e lexon kete post tash perjetoje senzacionin e te lexuarjes e mos i qo mendimet ne anen tjeter te botes apo en te ardhmen.
Nese je tu pregatit ushqimin lidhu me perjetimin e pregatitjes se ushqimit..ndiji aromat, ngjyrat, ngrohtesine, djegesimen apo qfardo qe inkludohet ne pregatitjen e ushqimit.
Nese je duke luajtur me femijet e tu sjelle vetedijen tek aty kur je duke luajtur me femije..dnije qastin me cdo shqise qe e ke dhe ndije kenaqesine dhe mos e lejo EGON ta nderpreje kenaqesine duke filluar te mendoj per diqka tjeter.

Egoja ka deshire vetem te planifikoje ne te ardhmen dhe te mendoj perjetimet e te kaluares.

Egoja nuk te ben te ndihesh e/i kenaqur me jeten apo cdo gje qe e ki zgjedh ne jete. Sa me e madhe eshte egoja aq me e/i paknaqur je ti me jeten apo me cfardo. Sa here ta degjon vehten duke u ankuar dije qe egoja po ankohet.

Ti je vetedija mbas egos, keshtu qe sjelle ate para egos dhe rikontaktoje vetveten me vetedijen tende.

Sa here te thote egoja du me ble kepuce te reja apo rroba te reja apo unaza te reja apo piktura, nese ti veq i ke te gjitha ketu atehere ndale egon.

Gjeje kenaqesine duke e larguar egon nga ti. Perjetoje te tashmen tash!

Filloja “ushtrimeve” per me ndi te tashmen, mu tani ne kete sekond. Leshoje ndonje muzike apo diqka qka te gezon dhe perjetoje cdo qastte kenaqesise. Ose vetem ulu dhe ndije qetesine pa menduar asgje.

Ti je pertej historise tende, ti je vetedija e perhershme qe je transformuar ne nje form fizike .

Fuqia yte eshte krijuese dhe e bekuar. Sjelle ate ne jeten tende.

Asgje ska rendesi perveq qe te ndihesh mire dhe ta ndish kenaqesine e fuqise krijuese qe eshte pereth teje cdo sekund, minut ore, dite, jave, muaj, vite.

Ketu mund ta degjosh meditim qe te ndihmon te fokusohesh ne prezencen tende tash. 

Postin qe e pershkruan egon me detalisht mund ta gjesh ketu. 

Thuaj lamturie egos dhe uroja mirseardhjen e vetedijes tende ne jeten dhe familjen tende, shoqerine, shtetin, kontinentin, planetin tend.

Cka eshte egoja?…Koha per mua, ty dhe egon tone

Cka eshte egoja?…Koha per mua, ty dhe egon tone

Egoja jone!

Jam munduar ta gjejë perkthimin me te pershtatshem per fjalen “ego” dhe perveq se qe gjeta rezultate “egoja”, “uni”, “vetja” “egoizem” do te mundohem qe ne kete post ta pershkruaj egon dhe ti jap nje shpjegim qe te ben te kuptosh dallimin ne mes egos tende dhe teje.

Unë, vetja ime, egoja –> eshte nje koncept qe i takon dhe referon tek historia/tregimi yne se kush jemi ne, te cilet kemi qene dhe do te jemi.

Egoja referon tek historia yne qe ne e identifikojme si NE. Une dhe hstoria ime= NE.

Me fjalen histori ne kete aspekt mendoj, sukseset tona, deshtimet tona, puna jone, familja jone, perjetimet tona dhe jeta yne ne pergjithesi..dmth nje permbledhje “tregimesh”.

Egoja eshte nje nje fantazme, iluzion i mendimeve per NEVE dhe historise TONE, eshte nje imazh/figure mentale ne koken tone qe ne e referojme si UNE, NE.

“Kush jam une nese nuk jam historia ime? – Kesaj pytje do ti kthehem prap.

Pra, egoja eshte nje prembledhje e mendimeve tona, idejave tona se kush jemi ne dhe egoja “jeton” ne proceset e mendimeve tona, jeton ne mendimet tona. Mendimet indentifikohen me ne.

Po e marre nje shembull. Femiju i vogel e identifikon vehten me ndonje loder. Nese ti ja merr lodren ai fillon me qajte, sepse ti e ki marre nje pjese te femijut qe ai e ka identifiku me vetveten.
Kur te rritemi lodrat tona shendrohen ne gjera, persona, perjetime ndjenja. Ne identifikohemi me te gjitha keto dhe egoja yne eshte vigane dhe e pamase.

Egoja eshte diqka qe qdokush prej nesh e ka, ne permasa te ndryshme. Perderisa jemi te vetedijshem per egon tone dhe si egoja na e drejton jeten tone nuk eshte problem. Problemi eshte kur ne identifikohemi me egon tone. Ne jemi profesioni yne, ne jemi dhembja jone, ne jemi religjioni, ne jemi nacionaliteti yne, ne jemi prinderit tane, ne jemi femijet tone.. kultura, historia etj etj. Edhe perderisa ne jemi idejat tona dhe mendimet/ndjenjat tona ne në të njëjten kohe shtrohet pytja ku eshte esenca e krijeses ne nje nivel me te thelle dhe pertej mendime, idejave, tregimeve, historiave dhe te kaluares apo ardhems tone.

A mundemi ta sjellim vemendjen tek burrimi i egzistences tone pertej egos tone? Pergjegja eshte e qarte PO!

Tani po i rikthehem pytjes “Kush jam une nese nuk jam historia ime, mendimet dhe idejat e mia?

Pergjegjjen e ke aty nese nuk mundohesh me e gjete ate ne koken tende dhe mendimet e tua.

Mbylli syte dhe kur ti mbylll syte ndije “jeten e mberndshme” ne ty. Fillija ta ndish trupin tend, vibracionin e mbrendshem te trupit.
SJelle fokusin tek duarte dhe ndije mbrendesine dhe jeten qe zhvillohet ne duarte e tua mbrenda likures tende…sjella pastaj vetedijen tek mushkerite e tua..ndiji ato kur te merr fryme dhe kur te liron frymen..ndije si hapen dhe mbyllen ato..fokusohu ne krahroret kur te merr fryme ato ngriten dhe e liron frymen ato leshohen poshte…e keshtu me radhe tek cdo organ e sjell vetedijen tende.

Vetedija yte eshte “observatori” yt. Vetedija yte eshte burrimi i egzistences tende.
Ti je ne fakt PREZENCA E VETEDIJSHME! Kur e ke vetedijen aktive egoja te zvogelohet. Me vetedijen aktive arrin me shume se me egon aktive. Me vetedije aktive je ne kontakt me fuqine superiore ose qe shume njerez e quajne Zotin, ndersa me ego aktive je larg kontaktit me Zotin.
Burrimi i egzistences tende nuk eshte egoja por vetedija yte qe gjithmone eshte ne kontakt me fuqine supernatyroe dhe kozmike te universit tone, Zotin.

Mendimet e tua nuk jane vetedija yte. Vetedija yte ndodh mbas mendime tua.
TI JE “SIPERFAQJA” KU MENDIMET; IDEJAT; NDJENJAT; EMOCIONET; PERJETIMET KANE MARRE PJESE.

TI; UNE; NE JEMI PREZENCA E VETEDIJSHME!

Sa here te mendon apo ndin diqka sjelle vetedijen tek mendimi dhe obsrvoje mendimin.

Sjelle vetedijen mbas cdo mendje dhe ideje tende, dhe egos tende.

TI; UNE; NE JEMI PREZENCA E VETEDIJSHME!

Berthama dhe burrimi yt eshte gjithmone ne kohen e tashme. Tash momentalisht, e jo ne te kaluaren apo te ardhmen.

__________________________________________________
Nje permbledhje e shkurte e EGOS
Ti dhe historia yte –> EGO

EGOJA= SUPERIORE ( EPRORE E LARTE)
EGOJA= INFERIORE ( E DOBET)

EGOJA KUR NUK ESHTE E KENAQUR DHE GJITHMONE DON ME SHUME. MATERIALISHT APO NEPRMES PERJETIMEVE.
EGOJA “KENAQET” KUR VETEM KRITIKON DHE GJYKON TE TJERET.
EGOJA “USHQEHET” ME DEPRESION, NEGATIVITET DHE FRIKE.

EGOJA GJITHMONE DESHIRON TE KRAHASOHET ME TE TJERET:
SUPERIORE= “Une jam me e mire se te tjeret, une jam me e pasur, une jam me e menqur, une e kam veturen me te mire, une di me mire se ti, une i besoj Zotit me shume se ti, une jam nane me e mire se ti, une jam moter me e mire se ti, une e kam me shume te drejte se ti, une une une une…

DHE AJO INFERIORE= ” Une kam vuajtur me shume se ti, une kam deshtu me shume se ti, une jam viktime me e madhe se ti, une jam me e urritur, une jam me a varfer, une jam trajtu me me shume padrjtesi se ti, une une une..”….

EGOJA JETON NEPERMES TE KALUARES DHE TE ARDHMES!

EGOJA NUK JETON NE TE TASHMEN DHE CDO QE QE NDODH MOMENTALISHT!

Kur egoja yte eshe aktive ti nuk e ndine kontaktin me fuqine supernatyrore te univerzit, dmth nuk je ne kontakt me ZOtin,apo me asgje ne fakt…por me mendimet dhe idejat qe ti i krijon per Zotin dhe gjithqka tjeter..

ego
My myself and my EGO!

Fëmijët, vazhdim – Children, still

Mrekulline dhe krijimin e Zotit shifet shume qarte tek femijet.

Qellimi im eshte te krijoj ndryshime qaq sa mundem dhe kur mundem.

Krijimi im i fundit eshte fillimi dhe vazhdimi i konceptit tim te biznesit. Nepermes biznesit tim krijoj ndryshime tek shume femije qe kane nevoje per, NDRYSHIME.

Femijet jane kenaqesia dhe mrekullia. Femijet e bejne jeten te kete domethenie dhe kontext, dhe cdo femije kudo qe eshte ne kete planet e meriton kenqesine dhe nje jete te rrahatshme, te gezueshme dhe te qete. Disa prej femijeve nuk mund ta gezojne jeten e tyre si duhet per shkak te kushteve dhe rezultateve qe te rriturit i krijojne.

Lenku i meposhtem do tjuu “deergoj” te nje faqe ku mund te shihni mundesite se si TI sot mund ta krijosh nje nddryshim per nje femije dikund ne kete bote qe ka nevoje per ndihme primare = Ushqim.

http://elvira.my-ntc.com/cgi-bin/gwpweb/igwp/splash/splashInit.jsp

Perderia femijet tjere kendojne, vallezojne, i tregojne talentet e tyre disa duhet te ushqehen per te mbijetuar.

Ti ke nje domethenie dhe nje qellim ne jete. Tregoje ate!

Fëmijët janë kënaqësia III – Children are the joy III

Po e pranoj se jam  totalisht e mahnitur dhe e zënë me fuqinë e krijimit të femijut. Ne videon e mepotshme do ta shohim 7 vjeqarin Jalen duke kecyer breakdance dhe talenti i tij krijues dhe hyjnor.

Reflektimi im pasi qe i kam shiquar keto lloje videosh qe sa dite me radhe eshte se femiju mund ta shpreh kete talent dhe krijim vetem nese lejohet dhe e ka lirine ta shprehe ate. Per ta shprehur krijimin hyjnor pa marre parasysh se ne qfare forme shprehet ajo femiju (ne kete rast, sepse edhe tek te rriturit shprehet) athere duhet me egzistu “rahati” dhe qetesi ne ate ambient, qetesi shpirteror pa kurrfare stresa qe e pengojne fuqine krijuese te shprehet. Edhe tek keta femije mund ta konstatoj se talenti i tyre mund te shprehet sepse aty ka vend (space) per tu shprehur krijimi i saj apo i tij.

OK..tash kenaqu me krijimin e Jalen-it dhe mirësine e Ellen, si zakonisht, gjithmone me humor dhe dashuri.

Fëmijët janë kënaqësia – Children are the joy

Nje qëllim tjeter i jetes ime eshte te ndaj kenaqesine me te tjeret…te qeshurit te ben te ndihesh mire..e pse jo te qeshim me shume?…..shume thjeshte dhe gratis. 🙂

Kjo sekuence e videos me jep energji dhe aprovon faktin se femijet jane qeniet qe e bejne kete toke te sillet dhe  hena te ndriqoj.

Ellen DeGeneres ne showin e saj me 3 vjeqaren Isabella Natalini qe e kendon alfabetin permendesh. Shiqoni dhe kenaquni me mrekulline nr. 1 Ellen dhe nr.2 vogelushen Isabelle.

Maskat, rrenat dhe frika me lodhin

Kete e kam konstatu edhe njehere kete vere.

Me lodhin njerezit qe frikohen pa nevoje, me lodhin njerezit qe duhet ta mbanje nje apo njezet maska qe te jene ata qe te tjeret deshirojne, dhe me lodhin njerezit qe duhet te rrejne per te mbijetuar.

RRena ka qene nje dukuri per te mbijetuar ne krizat apo qka po di une tragjedite e ndryshme njerezore…..tash me duket se rrena eshte bere dukuri per te jetuar.
Ose i rren te tjeret per ti bere te kenaqur me te verteten qe ata deshirojne ta degjojne apo shofin, apo e rren vehten pa vetedije  mbasi qe rrena eshte bere nje pjese e identitetit dhe egzistences tende.

Ne planetin tone sot momentalisht jetojne 6 miljard 800 milion njerez, qe dmth se egzistojne 6 miliard 800 milion te verteta, ndersa mua me mahnit fakti se si shumica e njerezve e dijne NJE te Vertete. Argumenti i tyre me i miri eshte “qashtu eshte” apo “ashtu ka thone Filan FIsteku” apo “ashu duhet”. Ralle e kam degjuar diken qe thote “Une e perjetoj ashtu” apo “Trupi im e perjeten kete apo ate”.

Pastaj maskat…edhe ajo eshte nje pjese e te mbuluarit te se vertetes. Te jesh ajo ose ai qe sje. Te vendos ate qe ti nuk deshiron por qe duhesh sepse te tjeret gezohen dhe ti mendon se ata te dojne me shume. Te pretendosh se je i knaqur me jeten dhe stilin e jetes qe as vet direkt nuk ke vendosur, por ti kane vendosur, zakonet, traditat apo ashtu duhet me qene.

Ndersa njerezit qe frikohen nga e verteta e tyre se kush jane dhe qfare qendrime kane ata  jo vetem qe me lodhin por edhe me bejne te distancohem sa me larg qe eshte e mundur. It puts me OFF, sic thojne angloameriikanet. Nejse…

Sa me shume rrejme, krijojme maska dhe luajme teater aq me larg sinqeritetit dhe te vertetes tone jemi. Kur te jemi larg te vertetes tone skemi kontakt me asgje qe ka te beje me energjine e Egzistences apo Universit edhe apo nese don Krijuesit…energjise qe ben qe lumi te rrjedhe, dielli te linde dhe perendon, dhe peshqit te mos mbyten ne uje kur te flejne. :)…

E verteta yte eshte e verteta dhe asgje tjeter. E verteta e dikujt tjeter eshte e verteta e dikujt tjeter dhe asgje tjeter.

Mendo pak si eshte e krijuar e verteta yte per ty dhe jeten tende, vendimet e tua, qendrimet, stilin e jetes tende.

Mpuqa dhe vetem dashuri te sinqerte dhe vertete! 🙂