Zgjim mental dhe spiritual që rezulton në ngritjen e vetëdijës.
Mental and spiritual growth that results in raisining the conciousnes.

E treta vërteta

Edhe njehere e verteta deshmon faktin e realitetit te se perditshmes sone ne shoqerine shqiptare.
Diversiteti dhe akseptimi i tij nga shoqeria eshte e vetmja menyre per tu transformuar nga primitivizmi ne nje nivel me te civilizuar.

Ne kete sekuence per here te pare paraqitet nje  e vertete e  nje transpersoni, shqipetar, Nikoletes. Nikoleta nuk eshte e vetmja. Por sa me shume te verteta qe tregohen aq me shume  diversiteti to te “dal” ne shesh. Ta tregosh te verteten ne te shumten e rasteve dmth rrezik, edhe i jetes.

SHumica prej nesh e zgjedhim ta tregojme te verteten tone, cfardo qe te jete ajo. Ate  rrezik  e “marrim” cdo dite, dhe e dijme se e verteta eshe menyra e vetme ta transformojme primitivizmin ne civilizim dhe humanizem.

Formula e suksesit – gjeje nje arsye te forte PSE!

Me e dite pse nuk eshte lehte, por shume e logjikshme..

Pse e ben ate qe e ben ne karrieren apo biznesin tend?

Suksesi dmth 100% devotshmeri dhe lojalitet ndaj punes/passionit/jetes qe e krijon dhe vepron ashtu sic ti e deshiron, e jo dikush tjeter.

Per njerez te sukseshmem te dorezohesh nuk eshte opcion. Edhe deshtimet dhe gabimet nuk i shtyejne te dorezohen por perkundrazi t’ja vazhdojne. Formula e suksesit eshte edhe dituria per pasionin dhe vetveten. Njerezit e sukseshem e dijne PSE duan sukses. PSE-ja tyre eshte qelesi.

Sa me e madhe PSE-ja edhe devotshmeria aq je me afer qellimit te jetes. Cdo kush nga ne e ka nje qellim dhe nje rol ne jete. Shumcia e njerezve fatekeqesisht kurre nuk e gjejne apo jetojne ate. Shpresoj se edhe kjo do te ndryshoj.

Keshtu qe nese deshiron te krijosh nje pune apo jete te suksesshme atehere filloja ta kuptosh se cka eshet suksesi per ty? Per dikend suksesi eshte krijimi i familjes. Per dikend eshte tju ndihmoje te varfereve. Per dikend ti inspiroj. Per dikend eshte ti kenaq njrezit me ushqim te mire. sheroj, ndihmoj, etj etj.

Thjeshte, ndoshta edhe jo..njerezit te cilet jane “dorezuar” nga jeta per arsye te ndryshme dhe negativiteti i ka kapluar ne cdo aspekt te jetes ata njereez do te bejne sikur kur te rrish me njerez qe e kane gripin apo ndonje virus tjeter te demshem…te “ngjitet” edhe ty..sidomos nese e ke “Imunitetin” e dobet..

Nese deshiron te krijosh sukses rri me njerez qe e kane “virusin” e suksesit dhe e dijne pse e bejne ate qe e bejne. 🙂

Njerezt qe flasin me se shumti per dhimbje jane gjithmone te semuar nga “diqkafi”..ata qe flasin me se shumti per friken jane te friksuar..njerezit qe flasin per prosperitet dhe zhvillim, ata e kane kuptuar formulen e suksesit, apo jane rruges ne ate destinacion..

Te fitosh miliona e mos me dite PSE nuk eshte sukses per mua!…suksesi per mua eshte kur e di se PSE une i kam kriju milionat.

Njerezit “e mire” bejen gjera te mira me suksesin dh emilionat e tyre. Njerezit e “keqij” bejne gjera te demshme dhe keqija. Keshtu qe nese je e/i mire e ke obligim te jesh e/i suksesshem.

P.S. Ne kete planet ende ka me shume njerez te mire, por pak te sukseshem.

Thuaj “kam” në vend se “nuk kam”

Videoja e meposhtme eshte mjaft inspiruese, sepse ma verteton faktin se kur ke deshire dhe deshiron diqka ate do ta arrish!

Sa me shume qe fokusohesh ne “nuk kam” aq me shume nuk do te kesh.  Cdo “nuk” te dhuron me shume “nuk”.

Mos me thuaj qe nuk ke mundesi, sepse nese me te vertete je e/ interesuar do ta krijosh mundesine!

Vajza ne video, kurre nuk do te kishte jetuar endren e vet nese kishte thene “nuk kam”.
Shiqoje videon me  Simona Atzori  edhe mendo mire para se te thuash “skam” apo “sjam”.

Kam nevojë apo e zgjedhi?

Dallimi ne mes “kam nevoje”  ( I need to) dhe ” e zgjedhi” ( I choose to)eshte i madh.

E para vjen nja vetedija e mbijeteses, ndersa e dyta nga ajo nga nje vetedije me e larte e kompetences sociale.  Kur njerezit marrin vendime nga shkalla “kam nevoje” aty dihet se vendmi do te jete nga nje shtypje e stresit qe ka zgjat nje kohe te gjate apo et shkurte.

“Kam nevoje” zakonisht eshte nje terminologji qe e kemi perdor shume dhe e kemi ndi shume dhe ate e perdorim pa i kushtuar vemendje. Kur ke nevoje per diqka nuk dmth. se ate vendim e ke be sepse e ke dahsur ti vete, por sepse nevoja e “diqkafit” te ka shtyer ta marresh ate vendim. Nevojat qe jane te lidhura me shkallen “kam nevoje” jane zakonisht te nivelit themelor te jetes. Nevojave fizike dhe atyre te sigurise.

Rralle ne terminologjine e njerezve qe flasin gjuhen shqipe e kam ndi se dikush e perdor “e kam zgjedhe” ta beju kete apo ate.  Kure te zgjedh diqka me vetedije edhe e thua ate athere ajo zgjedhje ka qene vetem pse ti e ke dashur ate vet pa pas kurrfare imponime nga njerezit tjere afer dhe larg teje, apo edhe sepse je e/i  “mvarur” nga diksuh apo diqka.

Shume here vendimet tona ne boten dhe kulturen tone shqipatre bazohen ne faktet se ne “duhet” me i be, e jo sepse ne vet deshirojme ti bejme.

Kur njerezit gjate nje kohe te gjate e zgedhin jeten sepse ata duhet apo kane nevoje mi be per veti apo per dikend tjeter, heret apo vone trupi i tyre do te reagoje fizikisht. Me fjale tjera nuk do te ndihemi mire as fizikisht as mentalisht.

Nje solucion eshte qe ta sjellim vetedijen ne cdo vendim qe e bejme..apo te shumten e vendimeve..a e bejme sepse kemi nevoj e na apo sepse vet e zgjedhim.
Ketu nuk e kam fjalen per nevojat elementare, me ngrene, pi por e kam fjalen per zgedhjet tjera qe i bejme ne jete…si psh. zgjedhja e shoqerise, partnerit, kursit, edukimit, karrieres,qendrimeve, pra fronteve me te thella te jetes.

Para se te vendosesh diqka mendo me se pari se pse e ben ate. Nuk eshte gabim me zgjedh diqka edhe pse nuk eshte OK per te tjeret apo ty. Cdo experience e jetes eshte mesim.

Kur ti perejtojme eksperiencat me vetedije atehere rezultati do te jete me pozitiv se ato te cilat i bejme pa vetedije, apo sespe jemi “te programuar” ti bejme ato, sepse “duhet” apo sepse jemi te mvarur.

Filloja qe nga ky moment! Hapi yt i ardhshem mbasi qe e lexon kete fjali qfare do te jete?

Shqipëria para Maqedonisë!

Me daten 4/2 parlamenti i Shqiperise e ka aprovu njezerit ligjin kunder diskriminimit te personave Homoseksual, Bisekusal edhe Transgjinorë .

Hapi i pare drejt nje shoqerie me te shendosh dhe akseptuese. 🙂
Pa marre parasysh se si praktizohet ky ligj ne realitet, civilizimi dhe shkalla e zhvillimit te nje shteti reflektohet ne ligje.

Per te ditur me hollesisht mbi kete ligj kliko ketu.

URIME TE GJITHE SHQIPTARVE HOMO; BI; TRANS KUDO QE  JANÊ!

Dashuria dhe dashuria!

Eksperienca ime 36 vjeqare me ka be te kuptoj se ka dy lloje te dashurise.

Njera eshte e paketuar med ego dhe kushte, dmth. kur te na ipet dashuria apo kur te marrim dashurine dhe kur ata qe te dhurojne kete dashurie presin diqka prej teje.

Tjetra dashuri eshte dashuri qe eshte e paster pa kurrfare “paketimi” dhe qe rrjedh nga nje burrim mbrenda nesh ne bashkepunim me dashurine gjithesore dhe univerzale. Ne dallim nga dashuria e kategoise se lartepermendur e paketuar, kjo e dyta eshte veshtire te pershkruhet, e kuptojme atehere kur e ndijme, nese e  kemi fatin ta ndijme ndonjehere. Eshte sikur te pershkruash eren e trendafilit per dikend qe kur se ka ndi ate arome.

Me kete post une sot ja kushtoj kesaj dashurie vemendje dhe falenderoj ate qe me ka be te mundur ta perjetoj  kete senzacion dhe asaj fuqie qe me mban qe edhe une te dashuroje pa ego dhe kushte.

Kur dashurojme me ego dhe paketa te ndryshme ne kufizojme. Kur dashurojme me ego shkaktojme dhimbje. Kur nga ne pritet diqka ose kur ne e kemi obligim “diqkafin” atehere na kufizohen mudnesite edhe kur kemi kufi ne as qe mund te kemi hapsire te krijojme. Nese nuk krijojme deshtojme. Kur deshtojme mbesim ne depresion dhe te hidheruar, edhe e gjithe energjia e krijim shkon ne hidherim dhe mendime qe nuk na duhe as ne as te tjerve, e besa as universit.  Hidherimi i gjate shkakton stresse interne ne organizem edhe semundje.

Dashurine e paster dhe te pakushtezuar mund ta marrim me se shumti nga femijet e vegjel.  Per femijet ska lidhje si dukesh, nga vjen, apo nga rrjedh, qafre historie ke, qfare eksperience apo edukimi..femiju te dhuron vemendje 100% ne ate moment kur te shiqon. Kur kjo qenie e vogel ty  te qesh ty te qesh krejt trupi edhe en ate moment edhe ti e dhuron nje vibracion dashurie.

Diqka ndodh kur femiju fillon te rritet. Ne moshen kur femiju fillon te “kupton”  ne ja fillojme “te mesojme” femjun si te veproje qka te bej si te sillet et etj. Ai vepron ashtu si i rrituri.  Ne te shumten e rasteve femijut i ngushtohet hapsira te jete ashtu sic femiju ka deshire. (Keto nuk po flas per edukim elementar), po flas per gjerat tjera qe “programohen” tek femijet. Prej asaj moshe na mbyllet “kanali” i dashurise se pakushtezushme dhe e lire nga egoja.

Kjo eshte experienca ime dhe kjo eksperience eshte e rendesishme. Sjelle vemendjen sa here ti i thua femijut diqka…si i thua dhe mos harro ti thuash se “ti mendon” se ashtu eshte, ajo nuk dmth se eshte e verteta absolute.  Ka shume te verteta, edhe femiju e ka te verteten e vet. Mos ia resisto apo moho! Pranoje ate!

Dashuria e pakufizushme sjell harmoni, qetesi shpirterore edhe shoqerore. Te sjell edhe perspektive edhe hapsire per te krijuar gjera madheshtore.

Dashuria e pakushtezuar sjell paqe brenda dhe jashte nesh!

“Normaliteti” – mundësi apo kurth?

A ke mendu ndonjehre apo je ndal me ndi kuptimin rreth definicionit “Normalitet”.

TI e din se je normal? Nuk ki pas nevoj ndonjehre me mendu apo be ate pyetje vetvetes sepse e ke pa se ti ben sic bejne te tjeret, edhe per kete arsye ti “e din” se je normal edhe pse kur nuk ke menduar.

Edhe po vazhdoj po te bej pyetje…Ku e din ti se je normal?

Tani po te detyroj te mendosh pak:

– Cka te ben TY normal?

🙂

Menndo…….

A ndihesh ti normal vetem se vepron dhe jeton njejte sikur te tjeret?

Shume lehte eshte me qene normal…edhe pa rreziqe..APo jo?

Me qene normal per ty eshte te ben te ndihesh qe i takonj atij komuniteti/bashkesie nga ti vjen/rjedh.

Do ta zbuloj nje fshehtesi qe nuk e ke ditur deri ne kete moment:

– Te jesh normal cdo minut, ore, dite, muaj, vit, eshte TEPER MONOTON! Apo jo?

Me cka e ke thy monotonin heren e fundit?

Me lejo t’ja qëlloj se nuk eshet fare vështire.

– Studime?

– Fejesa?

– Martesa?

– Femiju i pare, apo ne disa raste vazhdimi i studimeve….?

– Femiju i dyte……nga studimet pauze…?

– Gjate ekesaj kohe ti e jeton jeten e njejte….dimrit vjen sezona e turshijave, ndersa veres e lyn, apo meremeton shtepine….

– Gjate kesaj kohe ose e keni ble nje veture te re, apo jeni shprengule ne nje shtepi te re apo banese…apo e keni nise femijun e trete….ose nese keni qene te logjkshem..ia keni vazhdo studimeve apo punes…apo ndoshat edhe vendosni te leshoni vendlindjen per ta gjete lumturine ne “perendim”…

Keshtu e “mbysin” njerezit normal monotonine e tyre. Disa prej tyre edhe hjne rreziqeve me te medha..nese jane te martuar..mas tri vieteve e mbysin montonie duke e gjete nje dashnore te re…apo dashnorë..nje “ferrari te ri”…pastaj femijet rriten…..edhe ata vazhdojne me jetu per femijet sepse roli i tyre eshte tju tregojne dhe mesojne femijet se si duhet me qene normal….

Disa prej tyre edhe e mbysin montonine duke e krijuar ndonje semundje fizike..(simtomet fizike paraqiten athere kur monotnija ka zgjate hsume dhe trupi me nuk e perballon ate dhe na ben te vetedisjhem te ndryshojme diqka)…nese nuk ndryshon asgje…mbaron ne me te keqen….apo te miren..nuk i dihet…

Dhe cikli i jetes tone sillet…edhe vazhdon neper gjenerata te reja..perderisa nje individ e then akullin dhe shkeputet nga ky cikel edhe mendon dhe vepron si UNË. :)…edhe TI ndoshta?

Une e kam thy cdo ligj te “normalitetit” ne shume aspekte. Edhe prej kendit tim une dukem me e lumtura..sepse nuk i takoj normes. Per shumicen e njerezve normal une jam problem.

Njerezit normal me bejne te brengosem…dhe shume njerezve normal ju kam shpetuar jeten, perderisa une qendroj te jem “problem” dhe “gabim”.

Kuptimi im i jetes ka nje domethenie! Jeta ime nuk sillet ne nje cikel te njejte sikurse shumices te njerezve qe jane te njejte…

Identitetin tim e kam (ri)ndertuar une..nuk eshte ndertuar automatikisht sikurse i shumices se tjereve.

Fakti qe nuk jam normal me ka ndihmu ta krijoj jeten time me vetedije dhe duke u bazuar nga nevojat e mia personale. Diqka qe me ben MUA te gezuar.

Shembujt e mi normal kan qene edhe ende jane viktima. Jane njerez pasiv qe presin dikush tjeter ti gezoj. Femijet e tyra jane pengje te lumturise se tyre. Shembujt normal rreth meje kane genjyer , kritikuar, paraxhykuar edhe tradhtuar. Por kane qene edhe te tradhtuar, kane vuajtur dhe jane te zhgenjyer. Literaturat qe i kam lexuar kane qene me plot njerez normal. Nuk i lexoj me!

Njerezit normal me kane be te ditur se une nuk jam normal.

Une jam pertej normalitetit!

Ne cfare cikli gjindesh ti? Sa normal je ti? Si e ke mbytur monotonin e jetes deri me tash? Apo ndoshat as nuk e ndin monotonine fare sepse nuk ndin.

Nese nuk reagon ne ndonje menyre mbasi qe e ke lexuar kete post, ti je normal. 🙂

Nese je e/i lumtur te jesh normal, vazhdoja jetes normale dhe asgje mos ndrysho.