Zgjim mental dhe spiritual që rezulton në ngritjen e vetëdijës.
Mental and spiritual growth that results in raisining the conciousnes.

Seminaret e Elvires – Cka thojne te tjeret…

Pse te tjeret?

Seminaret fuqizuese per mua jane nje ushqim shpirteror dhe mental. Cdo here pas cdo eventi inspirues une e ndi gjallerine ne trupin tim. Ndihem plot energji dhe pertrirje mentale.
Prandaj kete mundohem ta bej edhe une me seminaret, ligjeratet, punetorit dhe audiencen time.

Kam princip qe cdo here pas cdo eventi, seminari apo workshopi t’i marr pershtypjet e publikut.

Kete e bej per ata dhe per mua.
Per publikun sepse e di qe kur te shkruan me dore ne flete, jo vetem qe shprehjet te vijne me lehte por edhe e aktivizon nje pjese te trurit kur te shkruan. Kete e rekomendoj shume here!

Per mua sepse kam deshire te kem dokumentacion sepse e di qe referencat jane me te fuqishme se cdo dokument tjeter! Pastaj eshte nje kenaqesi t’i lexosh pershtypjet pozitive te njerezve. Kjo me motivon te punoj dhe kontriboj edhe me shume!

Me poshte vijojne vetem disa nga referencat e audineces time ne seminaret e kaluara ne Prishtine dhe Gjakove…

    Seminari ne Prishtine, kemi folur per emocionet, energjine e stagnuar dhe ketu e demonstroj tekniken e EFT-se se bashku me nje pjesemarrese.
Seminari ne Prishtine, kemi folur per emocionet, energjine e stagnuar dhe ketu e demonstroj tekniken e EFT-se se bashku me nje pjesemarrese.

Fjalet e fuqishme

“Nje seminar qe do ngelet gjithmone ne kujtimet e mia. Nje ligjerate  e mahnitshme nga ju e nderuar. Temat jane shume te qelluara, ndihem komplet nje Jehone tjeter e mushur plot energji, vullnet, dashuri e gezim. Jam e sigurt qe ky seminar do te me ndihmoje ne te ardhmen time si familiare, shoqerore po ashtu edhe ne biznesin tim”,  J.Sh, JehonaEventAgency

***
“Seminari i sotshem me ndihmoi me shume gjera, por rendesiia e tij me e madhe ishte fakti se gjate workshopit une kuptova qellimin tim ne jete, qe e kam kerkuar prej disa kohesh”, Diola.

***
“Diten e sotme do te cilesoja si nje dhurate te cmuar nga Perendia. Eshte hyjnore t’i ndihmosh ne rrugen perndriutjes. Komunikimi ishte per cdi lavdate pa asnje barriere”, Eminja

***
“Kjo ligjerate ka qene e mahnitshme. Une personalisht pritja krejtesisht dicka ndryshe dhe ketu ne Hotel Prishtina mesova nga ju znj. Elvira shume gjera qe nuk i kisha menduar kurre ne keto vite qe kane kaluar deri me tani”, Jetoni

***
“Kam lexuar mjaft libra te zhanrit psikologjik, te them te verteten mendova se nuk do te degjoj dicka te re. Megjithate e verejta dallimin. E para: Energjia juaj e nderuar Elvira, pastaj zeri juaj, shikimi i ngrohte, vetebesimi dhe sinqeriteti me bene te ndjehem mire dhe ngadal u miqesova me ju edhe pse ju takova per here te pare. Mesova gjera qe nuk kam lexuar me pare”. Merita Shasivari

***
“Deshira ime kishte qene qe keto mendime pozitive te degjohen me teper nga ne, sidomos populli yne qe gjendet me teper ne gjendje depresive. Faleminderit znj. Elvira per keto fjale te mrekullueshme qe i ndave me ne” Ledri Duraku

***

“Kur erdha isha pak e lodhur dhe me emocione, ndoshta nga koha shume e keqe. Gjate ndegjimit te seminarit tuaj dhe komunikimit fillova me u relaksu. Gjate meditimit fillova te lirohna krejtesisht nga emocionet. Te falemnderit Elvira. ” Valbona Xerxa

***

Per seminarin e radhes me daten 31/8, shiqoje ftesen me poshte dhe konfirmoje ardhjen tende sa me shpejt qe mundesh. Nuk ja vlen mos me ardh!
Nese ke mundeis dhe kohe, nese e respekton dhe e vlereson veten ti do te vish gjithsesi!
elvira@lookfeeldogood.com
SEMINARI31gusht_Fotor

Intervista ime ne gazeten shqiptare – E verteta shokuese e vetebesimit tone!

Intervista ime ne gazeten shqiptare – E verteta shokuese e vetebesimit tone!

A deshiron t’i dish disa fakte  te vetebesimit tone?

Ne intervisten qe e kam dhene ne gazeten “Intervista” kam nxjerr ne shesh arsyet e vetebesimit tone te ulet si dhe si te veprojme per ta ngritur ate.
Ne kete postim do te shpjegoj me gjere dhe do te zbuloj se cila metod konkretisht me ka ndihmuar mua ta transformoj gjendjen time negative ne lumturi dhe paqe shpirterore.

E falemnderoj gazetarin e “Intervistes” Arlis Alikaj, per nje pune te palodhshme dhe  serioze qe ja ka perkushtuar botimit te intervistes. Per te dal te artikulli kliko ketu.

Pse vetebesimi i ulet?

Vetebesimi i ulet eshte nje nder arsyet me te medha te stagnimit shoqeror dhe individual.
Frika eshte burrimi i vetebesimit te ulet. Me tutje nga kjo lindin: palumturia,depresioni, ankthi dhe pasiguria.

Se pse nuk shkojme perpara dhe nuk ecin gjerat ashtu sic dojme ne nivelin social/ekonomik/edukativ/shendetesor/politik/shkencor/shoqeror jane rezultat i frikes dhe vetebesimit te ulet kolektiv.

Frikat qe do i permendi me poshte mund te zberthehen ne nivelin, individual, ne nivelin e nje organziate apo shoqerie. Ato vijojne me poshte:

Frika per te folur para publikut, apo frika te shiqosh personin ne sy kur te komunikosh, frika me punu me pasionin tend, frika qe ben gabime, frika mos po e lendon dikend me vendimet e tua, frika se cka mendojne te tjeret per ty, frika te jesh e/i paragjykuar nga te tjeret, frika te jesh e/i kritikuar, frika me fol me ze te larte, frika mos me thene te verteten, frika mos po vdes ndonje i aferm, frika mos po ndodh dicka e keqe,frika mos po ndodh dicka e mire,frika nga babai, frika nga mamaja, frika nga shteti, frika nga shefi, frika nga mesuesi, mesuesja, frika nga qeni, frika nga maca, frika nga terri, frika nga e verteta, frika me qajt, frika me qesh, frika me vdek, frika me jetu. Keto ishin vetem disa nga me te zakonshmet.

Vetebesimi i ulet eshet i lidhur ngusht, apo eshet pjese e pandashme e frikes.

Gati te gjitha keto frika i kam takuar te vetja ime prej qe e mbaj ne mend veteteven e deri para 10 vieteve.  Keto frika i takoj ende sot ne seancat e mia terapeutike me klientet e mi.
Nese e llogarisim perioden se sa kemi qene ne frike, te gjithe do te dalim eksperte te frikes. E dijme si te frikohemi, sepse jemi automatikisht te programuar ta ndijme ate.
Une sot punoj si eksperte e zgjedhjeve te frikes. I kam studijuar, hulumtuar dhe aplikuar ato me vite te tera.  Metodat qe me kane ndihmuar mu dhe  kam praktikuar une i ndaj cdo dite me lexuesit dhe me klientet e mi.

E di qe edhe ti i ke disa nga keto frika.  E di qe shumica nga ne, apo me fal..te gjithe ne kemi shume frika.

Nese nuk lirohemi nga frikat qe i kemi ne trup dhe ne tru, ne nuk do te kemi nje jete te shendoshe dhe te lumtur. Rreziku eshte qe te mbetemi viktime pergjithmone dhe ta krijojme nje shoqeri me plot viktima.
Femijeve dhe gjeneratave qe vijne pas nesh do t’ju mbjellet kjo fare e frikes sikurse qe na u kane mbjell neve nga gjeneratat e kaluara. Kete duhet ta ndalim tani.

Me e keqja eshte se kjo do te ndikoj ne shendetin tone, mental, fizik, emocional dhe shpirteror. Me fjale te tjera nuk eshte mire as per trupin e as per trunin.
Kjo ndjenje t’a “han” mbrendesinë tende dalngadal, derisa trupi nuk munde te duroj me.

Eshte fakt i dhimbshem se askush nuk na ka mesuar per vetebesimin, as ne shkolle, e as ne shoqeri  dhe ne familjet tona gati kurre nuk flitet per kete.
Nese jemi te vetedijshem qe e kemi vetebesimin e ulet, kurre nuk eshte vone per ta ndryshuar kete. Nuk kemi arsye ta fajesojme askend. Mjafton te dijme pse ndihemi ashtu sic ndihemi.

Pasojat e nje shoqerie me vetebesim te ulet sjellin pra degradim shoqeror, ne familje dhe tek vet individi.

Ne punen time 12 vjecare me nejrez  kam arritur ta hulumtoj dhe konstatoj nje fakt shume te rendesishem. Vetebesimi i ulet egziston edhe te ata te cilet i kane postet e larta ne nje shoqeri dhe ata te cilet jane ne hierarkin me te ulet te shoqerise. Nuk ka lidhje se a je shef i policise apo kriminel. Politikan, psikolog apo mesues.  Amvise apo pronare e biznesit. VIP apo gazetar.

Si mund ta ngrisim nivelin e vetebesimit!

Vetebesimin e larte e arrin vetem atehere kur te lirohesh nga frika, brengat, stresi i perditshem dhe ankthi.

Meditimet jane ato te cilat me kane ndihmuar mua me se shumti dhe me kane qetesuar nga shqetesimet me te medha qe i kam pas. Me fjale te tjera me kane shpetuar nga lodhja konstante dhe nga ankthi. Kohen qe e kam kalu ne ankth e kam transferu ne kohen per me kriju dicka te mire. Eshte humbje jete te jesh ne ankth dhe frike konstante.

Msheftesite e meditimeve

Sekretin e meditimeve i kam zbuluar ne keto tri seanca qe i gjen me poshte.

Kjo teknike te ben te lirohesh nga mendimet dhe te “riprogramohesh” ne nivelin e nenvetedijes. Te kontribon ne clodhje mentale dhe fizike. Gjithashtu te ndihmon te kesh me shume kontakt me trupin tend i cili eshte instrumenti kryesor qe te tregon kur dicka eshte mire apo keq.

Seancat e meditimt jane te krijuara per ty qe e vlereson veten

Kur te vlereson veten ti do te jesh ne qetesi mentale dhe paqe shpirterore.
Keto seanca jane te krijuara per t’a “pastruar” energjine, friken dhe stresin e perditshem. Meditimet jane te dizajnuara te punojne ne nenvetedijen tende, aty ku eshte vendi nga te cilat burrojne te gjitha zgjedhjet dhe vendimet qe ti i merr cdo dite ne jete dhe karriere.
Temat te cilat i kam zgjedhur jane shume aktuale dhe te bazuara nga e perditshmja e secilit nga ne. Eshte e verteta e jote dhe e imja.
Skärmavbild 2013-07-28 kl. 01.37.53

Ti do te trajtohesh me respekt

Pasi qe i kam perjetuar ato qe ti i perjeton sot cdo metode e imja e punes rrjedh nga respekti qe e kam per problemin tend. E di cka do te thote te jesh ne frike dhe e di domethenien e lirise mentale dhe emoiconale.
Keto meditime i kam kriju per ndihmuar ty qe deshirojn ta ngrisesh nivelin e vetebesimit dhe te lirohesh nga gjendja kritike e depresionit, ankthit apo frikes.
E di qe je duke e pritur ate dite kur te perjeton lirine e te qenurit ti ne vetebesim te larte dhe duke perjetu momentin e kenaqesise pa menduar ne frike.

Kur t’i degjon keto meditime ti do ta ndish se keto jane te krijuara per ty.

Kliko ne pullen “BUY NOW”

Kam krijuar  dy meditime gratis dhe ato mund ti gjesh ne Youtube.

Keto me poshte  jane te dizajnuara special per ta “riprogramuar” nenvetedijen dhe mund te porositen vetem per 10€.
Cmimi eshte zbritur nga 15€. SHfrytezoje rastin dhe nese ke mundesi t’i investosh 10€ qe te lirohesh nga frika qe te kaplon cdo dite beje ate.
Ky cmim do te jete vetem gjate muajit korrik dhe gusht dhe pastaj prap do te ngritet ne 15€.
Shtype pullen BUY NOW tani sepse e vetmja gje qe mund te humb eshte eventualisht frika.

Skärmavbild 2013-07-28 kl. 01.33.34 Skärmavbild 2013-07-28 kl. 01.37.53



P.s Nese ke meditu cdo dite brenda 3 jave dhe asnje nga temat e meditimeve nuk te ka ndihmuar per ta permiresu situaten ty do te kthehen te hollat.

Nese ke pyetje me shkruaj tek:
elvira@lookfeeldogood.com

Humbja e peshes apo fitimi i peshes se deshiruar?

Humbja e peshes apo fitimi i peshes se deshiruar – Teknika EFT.

Humbja e peshes themi te gjithe, pa menduar.

Ne kete video e shpjegoj se pse nuk ben te fokusohemi qe te humbim peshe, por te fokusohemi qe te fitojme peshen e deshiruar.

Mbipesha eshte rezultat sic e dijme i konsumimit te ushqimit te tepert, mos levizjes, metabolizmit te ngadalsuar, por eshte edhe qeshtje emocionale. Per kete te fundit gati askush nuk flet.

Gjendja emocionale e ynja ndikon te metabolizmi i ushqimit. Sa me te stersuar, sa me keq ndihemi aq me shume do te ngadalsohet metabolizmi dhe  do te fitojme peshe.

Ne kete video e kam marre parasysh gjendjen emocionale dhe vleresimin e trupit tone. Nese nuk e dijme vleren e trupit dhe nuk e vleresojme ate, gjendja emocionale do te keqesohet edhe me shume.

Eshte i verifikuar fakti se vetebesimi jone i ulet qe e kemi ndaj vetes dhe trupit tone e ngadalson metabolizmin edhe me shume. Prandaj hapi i pare para se te hyjme ne proces se fitimit te peshes se deshiruar eshte ta dojme trupin tone ashtu sic eshte dhe te ndijme mrekulline e trupit.

Se si ti ndihesh e ashtu si vepron ashtu do te reagoj trupi.
Mbipesha eshte nje reagim i emocioneve dhe veprimeve tona.

Ne videon e meposhtme e kam demonstru tekniken e EFT-se per tu liruar nga mbipesha. E kam marre pra aspesktin emocional me shume se ushqimin.

Disa keshilla do t’i dhuroj tani qe te ndihmoj te ndihesh mire dhe te fitosh peshen e deshiruar. Duhesh pasur parasysh se cdo zakon i ri merr kohe derisa tregon rezultat. Zvogelimi i peshes ne menyre te shpejte nuk eshte i rekomenduar nga une.
Me poshte vijojne disa nga keshillat e mia:
– Zvogeloje masen e karbohidrateve ne ushqim (Buken, pasten, brumat, orizin, potataten, sheqerin). Nese konsumon tri here ne dite karbohidrate atehere zvogloje kete mas ne nje here ne dite.
– Rrite nivelin e proteinave dhe yndyrrnave natyrore si p.sh gjalpen, vajin e ullirit te parafinuar, omega 3(vajin e peshkut). Gjithashtu ha me shume, arra, lejthia, badema, fara te lulediellit, kungullit…
– Ne vend te embelsires, ha me shume cokollate te mbyllte me 70% chokolade apo me shume.

– Yndyrra dhe karbohidratet nuk ben fare te perzihen.

– Nivelin e ushqimit ne trup duhesh ta kesh te lart,e kete e ploteson me ane te vitaminave dhe mineraleve. Kjo e ndihmon balancimin e metabolizmit dhe dalengdala dobesimin e trupit. Une i rekomendoj Lifepak dhe Omega 3. Mbipsha nuk dmth qe ke nivel ushqyes te madh. (Mund te konsultohesh me mu per kete gjithashtu edhe nese vuan nga nenpesha, anorexia, bulemia etj)

Eshte fantastike fakti se ha sa te duash yndyrre pa karbohidrate fare, por vetem me proteina dhe ti do te dobesohesh. Kete e kam apliku edhe vet.

– Nese i ke ngrene 3-5 peme ne dite, zvogeloje ne 1 peme e zevendesoji pemet  me me shume perime. (Derisa e arrin peshen e deshiruar)

– Ec 30 min ne dite, ose bashkangjitju ndonje grupit te aerobise. (Me leviz trupi rregullisht jo vetem qe e rregullon metabolizmin por edhe energjia transformohet, nga negativja ne pozitive. Kjo do te thote shume per peshen.

– Demonstroje kete video cdo dite se bashku me te gjitha keto qe i permenda dhe ke durim.

Fokusohu me shume ne diameter sesa ne peshore. Duhesh te marresh vendim dhe te kesh diciplin cdo dite, pa mendu shume ne te ardhmen, por duke u fokusuar vetem ne te tashmen.

Per t’u konsultuar me mu per mbipeshen me shkruaj tek: elvira@lookfeeldogood.com

Synetija si traume dhe emocionet negative

Synetija si traume dhe emocionet negative

Traumat dhe emocionet negative jane ngushte te lidhura njera me tjetren. Synetija eshte nje nder traumat me te medha dhe te thella te femijerise.

Edhe sot do te shkruaj nga perspektiva ime profesionale dhe do te marr parasysh vetem specialitetin tim, traumen.

Nuk deshiroj te argumentoj kunder ritualeve religjioze apo thenieve te ndryshme, si e pse, por deshiroj te koncentrohem se cka ndodh me femijun kur dikush i panjohur i hyn ne trup dhe ja merr nje pjese te trupit pa pas fuqi me e mbrojt vetveten.

Kjo ndodh cdo vere, dhe dhjetera mijera djem te vegjel hyjne ne traumen e pare te jetes se tyre.. Te tjerat trauma pervec synetise jane abuzimet fizike, psiqike dhe seksuale.
Synetija sipas meje hyn ne kategorine e abuzimit fizik dhe te integritetit personal te femiut.

E di qe kjo  teme eshte tabu te flitet apo te diskutohet. Sot po e zgjedhi te flas ne emer te djemeve qe hyjne ne shokun me te madh te femijerise se tyre. Ky shok mund te zgjat disa dite, jave apo edhe muaj…ne disa raste tere jeten.

Trauma qe ju shkaktohet ketyre voglushave, mbulohet thelle ne mbrendesine e tyre, duke mos pasur guxim kurre te flasin per kete dhe duke mos e trajtuar kete ngjarje. Kjo traume e regjistruar ne trup nje kohe te gjate mund te shkaktoje edhe frika tjera, depresione, ankthe me vone.

Baballaret e djemeve te vegjel e perjetojne kete traume perseri kur jane te detyruar vet te jene prezent ne momentin kur femijut apo femiejeve te tij ju behet ky trajtim.

Perspektiva e nje terapisti  apo cdo kujt qe eshte liruar nga traumat e veta e shikon kete trajtim keshtu: “femiut i mirret e drejta me vendos per trupin e vet dhe trupi i tij eshte ne disponim te dikujt tjeter per momentin. Kjo eshte e padrjete dhe shkelje e te drejtes elementare te femiut.”

Jam e vetedijshme qe keto rreshta qe po i shkruaj nuk jane lehte te lexohen, ndoshta jane edhe provokuese.
Per disa te tjere, e ndoshta per ty, do te jete si verifikim i nje infromate qe e ke dite dhe ndier por qe ske guxuar ta diskutosh, sepse nuk ja vlen. Une mendoj se ja vlen, sidomos nese eshte tabu te diskutohet.

Aspekti tjeter eshte fakti se ky ritual eshte be industri. Industri e banketave, darsmave, e veshembathjes, muzikes, si dhe perfitimeve te kirurgve. Keta te fundit skane shume zgjedhje, vetem se e mirepresin veren.

Keto te ashtuquajtura banketa dhe festa keta femije te vegjel zakonisht nuk i kuptojne edhe pse behen, por jane pjese e tyre sepse s’kane alternative tjeter.

Poshte vijon tregimi i Benjaminit 6 vjecar qe eshte relevant ta tregoj:

Ai ishte ende ne shok kur banekti behej. Djali ka qene ne kete gjendje disa dite,. Ne banket as nuk kishte apetit per ushqim, per pije  apo te vallzonte. Ai ishte ngujitur ne karriken e vet ne gjendjen e tij shokuese dhe i shiqonte njerezit duke vallezuar. Une isha afer tij dhe vellezerve te tij non stop. .Fjalet e tij kurre nuk do ti harroj dhe ate moment Benjamini ma ka dhuru nje perspektive te perjetshme qe do ta ndaj ketu me ty” Ky banket nuk eshte be per neve, por per juve!” Ishte nje signal qe me tingelloj “zgjohu Elvire”.

Benjamini jo vetem qe ishte i shokuar nga organi i tij i masakruar, (ashtu e quante vet) por edhe nga vallezimet e te rriturve.

Kur njeriu eshte ne traume dhe ne shok i ndryshon edhe ngjyra e lekures. Ketyre femijeve dhe baballarve te tyre ngjyra e ftyresh ju ndryshonte nga e verdha ne te gjelber.

Kur babai i femiut alivanoset, apo s’mund te qendroj gjate ketij intervenimi ky eshte nje signal qe dicka nuk eshte ne rregull. Dmth trupi vet e dergon kete signal dhe kjo shenje qe trupi e sinjalizon eshte 100% i shendoshe. Trupi kurre nuk dergon signale te gabuara. Kur diqka eshte tejet e rende per trupin ai “shkeputet” ng vetedija, ne kete menyre e “mbron” veten.

Me kete artikull deshiroj vetem te informoj nga perspektiva e femiut te traumatizuar. Nuk e kam qellim te paragjykoj apo diskutoj pse behet kjo.

E drejta e secilit eshte te vendos per trupin e vet pa marre parasysh mosha. Perndryshe nese dicka i behet pa leje apo kunder lejes, kjo eshte automatikisht shkelje elemnetare e te drejtes se femiut?

Sipas disa ritauleve religjioze dhe te kulturave edhe vajzave te vogla duhet larguar nje pjese te organit intim. (Klitorisin).
A eshte kjo ne rregull sipas teje? Ne keto grupe ku kjo behet eshte 100% e pranueshme dhe poashtu edhe kjo quhet syneti.

Po e perfundoj  me kaq dhe me nje pyetje ne fund.

Shpresoj se heren tjeter do te mendosh dhe veprosh ashtu sic ti dhe zemra jote e ndin e jo normat apo ritualet e dikujt tjeter. Zemra kurre nuk gabon.


Kjo video e demonstron lirimin e traumave me tekniken e EFT-se.

A te ka shku ndonjehere mendja si prind se femiu vet mundet me vendos per organin e vet kur te rritet?

Nese deshiron te ndash dicka me mua per kete te lutem me shkruaj tek:
elvira@lookfeeldogood.com

Afirmacionet tani edhe ne Youtube

Afirmacionet tani edhe ne Youtube, te drejtuara nga zeri im. SHpresoj qe do te qetesoj dhe mbush energji.

Afirmacionet jane te fuqishme dhe inspiruese. Ato duhet degjuar, lexuar apo shiquar cdo dite sepse  na bejne te ndihemi mire.

Keto fjale pozitive rekomendohen shume nga ligjeruesit dhe autoret e ndryshem qe e kane ndryshuar jeten e tyre apo ju ndihmojne t’ju ndihmojne te tjereve t’i arrijne qellimet e ndryshme ne jete.

Per te lexuar me shume per afirmacionet dhe fuqine e tyre kliko ketu!

Ky artikull eshte kriju per te sygjeru qe cdo dite te degjosh fjale pozitive ne gjuhen shqipe apo gjuhe te huaja.  Pasi qe e di efektin e tyre edhe vet e bej kete cdo dite e di qe energjia negative qe e kemi ne trup do te krijoj me shume stagnime ne jete. Nese je ne depresion apo ankth ke arsye me te medha te afirmosh cdo dite. Interneti eshte i mbushur me informacione, shfrytezoje kete per te mire.

Kam kriju dhe jam duke kriju materiale ne gjuhen shqipe qe mund te perdoren si mjete per te liruar nga gjendja negative. Per te dal nga kjo situate nuk mjafton ta besh vetem nje gje, por disa paralele. Duhesh pra te afirmosh, meditosh, te besh ushtrime fizike, te kesh seanca me terapiste, shiqosh nivelin ushqyes ne trup (a ke vitamina dhe minerale te mjaftueshme ne trup), si e ke kalon kohen, me cfare njerez e kalon kohen, cfare lajme degjon, cfar elibra lexon  etj.

Derisa te dalin keto materiale ne treg do te merr pak kohe, por jane mjaft artikuj, video nga une qe jane gratis dhe qe mundesh me i shfrytezu cdo dite.

Kliko ketu nese deshiron te dalesh te faqja e meditimeve te dizajnuara per te liruar energjine negative ne trup dhe mendje.

Liroji traumat dhe mendimet negative me EFT

Liroji traumat dhe mendimet negative me EFT

Traumat dhe mendimet negative  DUHET pastrohen dhe lirohen nga trupi.  Kjo mund te behet ne disa menyra te ndryshme. Ka teknika te shumta qe perdoren nga psikologet dhe terapistet ne boten perendimore, si p.sh. ne Suedi.

Dua ta perkujtoj se traumat nuk lirohen nga antidepresivat, por duhet pastruar aktivisht me metoda relevante. Sa e kam pa une e vetmja alternative ne trojet tona per njerezit qe jane ne depresion dhe kane ankthe jane antidepresivat, pa marre parasysh se ne cfare niveli eshte depresioni apo ankthi dhe ne cfare gjendje eshte personi.

Ne kete video une e prezentoj dhe e demonstroj ne menyre gjenerale dhe te pergjithshme si une ju ndihmoj njerezve t’i lirojne traumat nga mendja dhe trupi. Natyrisht se kete e kombinoj me tekniken e intervestimit qe eshte baza e seances terapeutike.

Teknika e lirimit (EFT) qe une e perdori dhe qe eshte perdorur me vite te shumta me njeerzit qe kane perjetu trauma te medha, si.psh.te luftes apo tjera te renda keqtrajtuese.

Deshiroj te shtoj se pa marre parasysh se sa e rende apo e lehte eshte trauma ajo regjistrohet ne nenvetedijen dhe trupin tone dhe kur te gjendet aty nje kohe te gjate do te kemi probleme me veten tone, vetebesimin, zgjedhjet tona, relacionet, karrieren, shendetin dhe ne pergjithesi jeten.

Me shume per EFT-ne kam shkruar ketu dhe aty jane edhe videot prezentuese te kesaj teknike.

Te kisha sygjeru qe te hulumtosh me shume rreth kesaj teknike sepse eshte hsume efikase dhe mund te perdroim cdo dite per t’a pastruar energjine ne trupin tone. Me kete teknike behemi te pamvarur dhe mund te kujdesemi per shendetin tone.

Ketu poshte eshte videoja qe te lus te bashkangjitesh edhe ti dhe te bej dhe them ate qe e bej une.

Lirimi i mendimeve dhe emocioneve negative ne trup nepermes EFT-se

Lirimi i mendimeve dhe emocioneve negative ne trup nepermes EFT-se

Struktura e mendimeve te shumices nga ne eshte negative. Nga kjo ndikon edhe gjendja emocionale e edha ajo fizike.

Ne kete video me poshte  ekam shpjegu se cka eshte EFT dhe pse une e perdori kete tekink ne seancat e mia me klientet.

Shkurt mund te shpjegoj se EFT eshte nje teknike qe bazohet ne c’bllokimin e energjise negative ne trup.Burrimin e ka tek teknika e lashte e akupunktures dhe lirimit te emocioeneve jo te mira.

EFT dmth Emotional Freedom Techique dhe eshte shume efikase per lirimin e depresionit, ankthit, frikes, dhimbjes apo brengave te perditshme qe i kemi.

Zakonisht perdoret kjo teknike me njerez me trauma te medha te luftes, ata qe kane fobie, frika te ndryshme.

Eshte shume efikase pasi qe nuk perqendrohet dhe thellohet shume ne te kaluaren por fokusohet ne te tashmen pa hyre ne detale. Symptomet e se tashmes jane reflektim i mledhur i te se kaluares.

Mos e mbaj energjine negative ne trup shume gjate sepse do te shkaktoj inflamim te trupit qe do te thote se trupi do te jete me i ndishem dhe me i pranueshem per semundje dhe infektime te ndryshme. Sot e dijme nepermes tekonologjise me moderne qe truri i shendosh sjell trup te shendosh. Mendimet negative jane rezultat i trurit jo te shendoshe. Depresionet gjithashtu shkaktohen nga inflamimet ne trup, e ato jane shkaktuar sepse niveli ushqyes i trupit eshte zvogelu per shkak se keto mendime i kane shkaktu trupit stres. Kur trupi eshte ne stres, brenge, konsumon me shume vitamine dhe mienrale. Kur ato shpenzohen ne trup atehere ndodhin inflamimet.

Videoja e pare e prezenton EFT-ne, ndersa ne videon e dyte  ekam demonstru EFT dhe si shembull e kam marre dhimbjen e kokes. Dhimbja e kokes eshte si rezultat i presionit qe i kemi be vetes si dhe paragjykimeve dhe kerkesave te medha qe i kemi ndaj vetes. Ndonjehere kemi dhimbje ne koke edhe ne qofte se jemi shuem te lodhru nga stresi, nuk kemi pi uje te mjaftueshem, por arsyeja psikosomatike e kesaj eshte kryesisht shqetesimi.

Pjesa e dyte

“A deshiron vajza te jete e lumtur me jeten qe e ka zgjedh vet apo e palumtur?”

“A deshiron vajza te jete e lumtur me jeten qe e ka zgjedh vet apo e palumtur?”

…kete pytje ia shtrova nje prindit (babes) qe ishte hy ne nje krize te thelle mentale, sepse vajza e tij e kishte braktisur familjen.  Kriza e tij e kishte be qe krejt familja komplet te jene ne te njejten gjendje.

Historia e kesaj familje fillon keshtu:
Jane me prejardhe shqiptare, kane jetuar ne perendim mbi 20 vite dhe vajza ka vendos te martohet me nje djale qe nuk eshte shqiptar. Prindit kane qene kunder, sidomos baba dhe vajza si shume vajza tjera shqiptare vendos ta braktis familjen. (Ka pas fat pasi qe jeton ne nje shtet demokratik. Ne trojet tona zakonisht kthehet vajza ne shtepi e torturuar fizikisht).

E tere familja pra hyn ne krize e sidomos babai.

Edhe pse kam eksperience te gjate me njerezit qe vuajne nga egoja inferiore dhe krizat tjera emocionale, truri im i shendoshe nuk mund ta kuptoj se si nje prind mund te pergjigjet kur e pyeta
” A ma mire femiu yt te jete i lumtur ashtu sic deshiron vet apo i palumtur sic deshiron ti?” …Ai mu kthye dhe me plot vendosje, fytyra ju kishte skuqur nga presioni dhe agresioni dhe me plot vetebesim me tha ” E palumtur!”
Pasi qe isha profesionale duhesha te ndiej dhimbjen e ketij prindi. Ne fakt truri him hyri ne shok dhe mbeti aty derisa dola nga ai takim. Pastaj kisha kohe ta procesoj kete.
Hyra ne nje konflikt edhe une se kush jam une vet dhe si jane normat e familjes time? (Ky eshte nje artikull tjeter) 🙂

Kur ti je ne dhimbje te madhe shpirterore dhe e/i palumtur gjate, ti e humb kontaktin me emocionet pozitive, me ndjenjen e paster te dashurise me vetveten dhe nuk mundesh me kuptu dashurine.
Ai kanal eshet mbyllur totalisht. Une e kuptoj kete proces shume mire.

Cka me ben te fashionuar eshte si kjo dhembje eshte qaq e thelle, e madhe dhe e fuqishme sa qe i kaplon dhe invadon  shkeljen e vlerat njerezore dhe humane edhe per femijet tane. Nese babai i kesaj vajze e ka zgjedhur jeten e palumtur, ky eshte totalisht i bllokuar ta shef lumturine e vajzes se tij. Dmth per ta verifikuar jo lumturine e babait, vajza ishte duhur te solidarizohej me te dhe ta zgjedhte nje jete te palumtur per te.

Nuk kam deshire ta gjykoj askend. E di shkakun e kesaj gjendje.

Krejt qellimi i ketij artikulli eshte me te  tregu qe derisa je ne kete gjendje te palumtur i shkakton edhe te tjereve dhimbje.
Dhimbja e thelle shpirterore e ka burrimin te palumturia. Ndersa palumturia te frika.
Frika ne kete rast se do te  zdhuket apo njolloset identiteti, nderi, privilexhi, emri, jeta, familja etj.  Ne fakt ketij prindi vetem se i ka humb identiteti. Kete qe deshiron ta mbrronte ishte egoja. (Identitet i huazuar nga programimet dhe vlerat e te tjereve). Me shume per egon kam shkruar ketu.

Ky eshte vetem nje rast.

Nese tradita apo dikush/dicka tjeter e drejton lumturine tende qe ti nuk e ke zgjedhur me 100% vetedije atehere do te jesh ne krize  nje periode te gjate.

Nese cmimi i lumturise eshte braktisja e familjes a ja vlen kjo? Cka mendon ti?

Une mendoj se po. Sepse kur nje person ne familje e vendos dashurine, lumturine dhe sinqeritetin atehere kjo reflektohet ne transformimin e energjise me pzoitive tek anetaret tjere te familjes edhe nese nuk jane ne kontakt.

Cfare do te ishet alternativa tjeter? Trishtimi prap?

Heret apo vone zakonisht pajtohen palet. Edhe ne kete rast tash vajza ka kontakt me pridnerit e tyre dhe jetojne ne respekt dhe dashuri.

Ndoshta ti je prej tyre qe e ke zgjedh vet fatin tend dhe zgejhdjet qe i ben ne jete, karriere, relacione jane vendimet qe burojne nga dashuria e jo obligimi.  Je falemnderues/e per kete, sepse shumica e njerezve tane nuk e bejne kete. E di sepse ne email marr qindra tregime te ndryshme te hidhura nga vajzat apo djemte (shumica vajza) qe jane te detyruar te bejne diqka kunder deshires se tyre sepse pridnerit ashtu deshirojne, apo familja, apo traditat. I kam degjuar keto storie, i shoh keto sa here te jem ne trojet tona, i shof ketu ne perendim. Kjo me ben te ndihem keq sepse e di qe kjo shkakton dhimbje dhe simptome tjera fizike, semundje e ndoshta edhe me keq.

Qe te shpetojme si individe dhe  popull nga kriza dhe dhimbja kolektive na duhet liruar nga egoja dhe dhimjet dhe frikat tona qe i kemi te regjistruara ne trup dhe tru. Duhet be diqka ndryshe. Duhet kthyer nga vetja jone dhe te pyesim veten “Kush jam une dhe jeten e kujt e jetoj?”.

Ne librin tim te ardhshem do te shkruaj mu per kete.

Nese ke me shume pyetje apo deshiron te flasesh per kete ceshtje me shkruaj tek:
elvira@lookfeeldogood.com

Lumturia

Sa je e/i sigurt tek vetebesimi yt?

Vetebesimi eshte celesi i arritjes tone.

Kur e kemi vetebesimin e ulet ndihemi keq, te pasigurt, kemi frike, ankthe etj. Kur jemi ne frike dhe ankthe konstante edhe shendetin nuk do ta kemi mire.

Suksesi  dhe shendeti i mire mvaret pra nga sa besojme ne aftesite dhe kapacitetet tona.

Te kesh nje vetebesim te ulet eshte njejte sikur te them qe je viktime. Sepse me vetebesim te ulet asgje nuk guxon te besh, por perkundrazi fuqine tende krijuese ia jep dikujt tjeter. Zgjedhjet dhe vendimet e tua ne jete dhe karriere i merr dikush tjeter.

Kur shumica nga ne kemi vetebesim te ulet, behemi te gjithe viktima. Nje shoqeri me plot viktima e kollapson cdo sistem shoqeror. Prandaj edhe politikanet dhe udheheqesit e larte kane fuqi te korruptohen sepse askush nuk guxon tju thote JO. As shumica e njeerzve.

Per ta rikthyer fuqine ne duart tona dhe diturine qe e kemi ne ta shfrytezojme ne per veti duhet me se pari te jemi te vetedijshem se e kemi vetebesimin e ulet dhe per arsyen se pse e kemi vetebesimin e ulet.

Kritikat dhe paragjykimet kontribojne ne vetebesim te ulet

Nje nder faktet themelore qe kontribojne ne vetebesimin e ulet  jane kritikat dhe paragjykimet qe i kemi marre sa kemi qene te vegjel dhe te rritur. Nga pridnerit, familja, mesuesja, arsimatret, profesoret, shoqeria etj. Por baza e vetebesimit eshte dashuria dhe hapesira e gjere e mendjes tek pridnerit qe kane per ne. Baza e vetebesimit te ulet dhe fundamentet qe jane vene jane kritikat e prinderve tane. Aty jane ngritur shtyllat e para te vetebesimit tone.

Pra te jesh i vetedisjhem per symptomin e shkakut, eshte hapi i pare.

Hapi i dyte eshte me ju fal prinderve kete gabim qe e kane be, sepse ata skane dite me mire. Edhe ata kane qene te paraxhykuar dhe kitikuar nga prinderit e tyre.
Tjeter cka eshte ti edukosh femijet e tjeter cka eshte ti paragjykosh e kritikosh e t’ju fusish friken ne thelb te qenies. Ti thuash femijes “budall” njehere mjafton. Ti thuash “Koketrash” apo ” Ti asgje nuk din” mjafton. Mjafton edhe kur ta qorton non stop. Kur ti thuash “Mos e ben kete” non stop.
Kur nuk i jep femijut hapesire te mesohet nga gabimet e veta, apo kur nuk i jep hapesire qe femiju vet t’i definoj gjerat dhe deshirat pa paragjykime aty kemi be dicka te mrekullueshme per femijun.

Hapi i trete per me e ngrit vetebesimin eshte me qene te vetedijshem per shumicen e zgjdhjeve qe i bejme. Mire eshte te mendojme “Nga sot e observoj vehten se cka dhe kush eshte baza e vendimit tim.” A eshte frika apo dashuria? A jane paragjykimet, streset, apo jane deshirat, zemergjersia, mirenjohja, falemnderimi etj.

Ketu me poshte eshte e postuar nje video mbi vetebesimin.

Me shkruaj nese ke pyetje apo mendime mbi kete qeshtje.
elvira@lookfeeldogood.com

Kur e takova ankthin e vdekjes, ne mes te Malezise dhe Australise

Kur e takova ankthin e vdekjes

Ankthin e dijme shumica nga ne, ndersa shumica tjeter do te perjetoj ate ndonjehere ne jete dhe nuk do ta kuptoj qe ishte ankthi. Eshte e zakonshme te kemi ankth kur dicka nuk eshte ne rregull ne jeten tone. Kur dicka duhet ndryshu.

Ne rastin tim ndryshimi kishte te bente me zgjedhjet e mia ne jete. Me identitetin tim se kush jam dhe me pranimin e vetes ashtu sic jam. Kishte te bente edhe me faljen e disa gabimeve te miat dhe te tjerve qe kishin gabuar dhe qe keto gabime kane shkaktuar dhimbje, frike, pasiguri, depresion, apati emocionale, agresivitet etj.
Rezultati i te gjitha ketyre kane qu deri te perjetimi i ankthit.

Jam e vetedijshme se ky artikull eshte shume personal. Po e zgjedhi me nda me ty qe e lexon sespe ndoshta te ndihmon ty apo dikujt tjeter qe ti e njeh qe eshte ne ankth apo ka depresion si rezultat i ankthit.

Pra, ankthi eshte rezultat i frikes se shkaktuar ne menyra te ndryshme dhe perioda te ndryshme te jetes sone, e sidomos kur kemi qene femije, por edhe kur jemi te rritur.

Une paniken e ankthit me se shumti e perjetojsha edhe kur udhetoja me aeroplan. Ankthi nuk eshte njejte si paniku i ankthit. Per me shume per symptomet e panikes se ankthit shiqoje kete video. Ankthi eshte ndjenje e nje frike konstante qe e ke latent ne trupin tend dhe qe “flen” e pret vetem te zgjohet atehere kur dicka te pengon ty. Kjo pengese eshte nje signal i shendetshem ne nje gjendje jo te shendtshme. Trupi te jep ALARM se dicka duhesh te veprosh dhe te ndryshosh.

Ne rastin tim ndryshimi filloj kur  e pranova qe kam ankth dhe deshiroja ndihme. Deshiroja dikush te me degjonte dhe te me tregonte se cdo gje eshte ne rregull me mua. E kuptova se duhet ndryshu edhe ambientin me cfare njerez e ndajsha jeten. Cfare filma shiqojsha. Cfare libra lexojsha. Cfare jete jetojsha. Cfare ushqimi konsumojsha.
Ne stres, ne destruktivitet, ne vrapim. Gjithmone dikush tjeter apo dicka tjeter ishte me e rendesishme se une. E kisha harruar Elviren dhe ankthi per mua ka qene qe ta perkujtoj se Elvira egziston dhe per te jetuar duhet rikontaktu Elviren. ( E di qe po tingellon pak jo zakonshem, por shpresoj qe do te me kupton).
Pra i kam pejetu te gjithat qe nga femijeria.  Friken, traumat, abuzimet e ndryshme emocionale, mentale e besa edhe fizike ,abuzimet verbale nga fjalet, kritikat, paragjykimet.  Me ne fund e per depresionin, ankthin dhe paniken e ankthit. (Shumica nga ne nese jo 99,9% qe flasim shqip i kemi perjetu te gjitha keto).

Me pranu kete dhe t’ja fillojme te flasim per kete eshte hapi i pare drejt sherimit!

Po rikthehem tani te aeroplani. Ne ate kohe kur kisha ankth e kisha shume veshtire te udhetoja me aeroplan. Ishte tmerr. Zemra me rrihte non stop, djerrsitesha, dridhesha nga frika, tmerohesha,hutohesha, shume here edhe qajsha.
Gjate transformimit  tim te ri te jetes qe kishte filluar qe nga viti 2003, e vendosa te udhetoj per ne Zelande te Re.
Viti ishte 2006. Muaji korrik. Ai vend me ka interesuar gjithmone. Dhe pse jo ta vizitoja?. Askend nuk e njifsha atje, e disha se atje mund ta takoj veten time ashtu sic jam pa me njofte askush dhe e disha gjithashtu se e vetmja menyre me e largu ankthin e fluturimit eshte te takoja ankthin e vdekjes ne aeroplan. 🙂

KOPENHAGEN – WIEN – KUALA LUMPUR – SYDNEY – AUCKLAND

Keshtu dukej nga brenda aeroplani. Ishte i tipit Airbus a310 apo me i madh.
Keshtu dukej nga brenda aeroplani. Ishte i tipit Airbus a310 apo me i madh.

Keto ishin destinacionet per te arritur  me ne fund ne anen tjeter te globit, ne Auckland. Udhetimi do te zgjaste 27 ore.
Momentet kur reagojsha me ankth gjate fluturimit ishin turbulencat. Edhe pse i kam hulumtu, shiqu e studiu faktet, bile bile edhe kam bisedu me personat adekuat qe i kane ndertu aeroplanat e disha se nga turbulencat nuk rrezohet aeroplani. Por ndjenja e dridhjes edhe presionit te ajrit e bente qe une frikohesha se aeroplani do te rrezohet. Asht e perjetojke truri im.

Ankthin e vdekjes e kam perjetu edhe mund te them taku ne mes Kuala Lumpur dhe Sydney. Deri ne Malezi e mbiejtova disi me frike aty ketu, por turbulencat gjigante te aeroplanit ishin ne mes te Malezise dhe Australise. Ishin aq te medha turbulencat sa qe i shihsha kokat e njerezve duke i godit uleset. Per koken time nuk e di, por mendoja se nese nuk marr tronditje te trurit tani kurre sdo te marr. 🙂
Nuk kisha fjetur fare gjate 12 oreve fluturimi dhe ishte nate,. Ishet qetesi, kokat tronditeshin, aeroplani tingellonte dhe dridhej. Keto turbulenca kane zgjat 5 ore (Pese).
Ne ato caste kur i degjova pjeset e aeroplanit duke bere zhurme nga levizja e madhe tronditese e aeroplanit, une aty e takova vdekjen, apo me mire te them ankthin se do te vdes.  Kishim bere 2 ore ne turbulenca te medha, une isha e sterlodhur nga mos gjumi por edhe nga ankthi. Me kujtohen dridhjet, ndjeresitjet, mallkimet e mia se si e mora kete rruge. Me kujtohet edhe casti kur u pajtova se nese vdes vdes. Skam cfare te bej. U dorezova!….
Ne ate cast kur jam dorezu, mu me duket se ankthi me ka liru. Ai dorezim ishte simbol i pranimit e jo i rezistences!
Paralelisht me dorezimin tim se “skam qka te bej”, “skam si t’i iki vdekjes”, e vura doren larte dritares, e prekja pjesen laret dritares e prekja aeroplanin dhe ne mbrendesine time “kontaktova” me te duke i thene se “Ti do te me dergon deri ne Sydney”. Nese rrezohej une e vendosa te jem ne gjume. Dhe me kishte marr gjumi. Kur u zgjova kemi qene afer Sydney…ishte mengjes dhe pastaj e kuptova se turbulencat kishin zgjat 5 ore te tera.

Pas ketij udhetimi ankthin ne aeroplan me nuk e kam ndi. Kthimi nga Zelanda e Re ne Suedi ka zgjat 32 ore dhe turbulencat tani jane pjese e imja trupit. Normal qe nuk jane te komforte kur ndodhin, por ankth dhe frike nuk kam.

Mbrapa meje: Oqeani Pacifik takohet me detim Tasman te Zelandes.
Mbrapa meje: Oqeani Pacifik takohet me detim Tasman te Zelandes.

Ne Zelande kam qendruar plot 6 jave, atje e kam njoftu Elviren per here te pare sepse skam pasur askend tjeter. E kam vizitu krejt pjesen veriore te Zelandes dhe disa pjese te saj jane totalisht magnifike.
Si perfundim dua te them se skemi nevoje te gjithe te udhetojme ne Zeland te Re per ta gjetur veten, por burrimi i ankthit dhe frikes eshte se je e/i shkeputur nga vetja jote. Ne ate cast kur e kam kontaktuar aeroplanin une  e kam kontaktuar veten, e kam prekur mbrendesine time dhe ankthin tim. U lidha me Elviren per te mos shkeputur me kurre! 🙂

Edhe ti nese deshiron te lirohesh nga ankthi ti duhesh prekur mbrendesine tende.
Shumica nuk kane guxim. Shpresoj se ti ke!
Deshiroj ta ceki ketu se ne lirimin dhe eliminimin tim te ankthit te vdekjes ne aeroplan apo ne vendet tjera kane kontribuar gjithashtu disa vite  seanca terapeutike me terapiste te ndryshem skandinav dhe amerikan. Pra, jo vetem undhetimi 27 respektivisht 32 ooresh ne aeroplan.

Per mua ankthi i vdekjes ka qene fillimi i nje jete ne liri totale!

A e meriton ti lirine, apo deshiron te mbetesh pergjithmone e/i mbyllur ne kafazin e ankthit dhe frikes?

Nese deshiron me rezervu seanca individuale per t’u liruar nga ankthi apo panikat e ankthit edhe ti kliko ketu.

Nese deshiron keshilla shendetesore te vijne rregullisht nga une  dhe nese nuk je e/i regjistruar ende kliko ketu