Zgjim mental dhe spiritual që rezulton në ngritjen e vetëdijës.
Mental and spiritual growth that results in raisining the conciousnes.

Ti dhe identiteti yt

Kur ka qenë hera e fundit kur ki mendu se kush je dhe qka te ka formuar ty si person sot qe je?..Perveq mendimeve qe te formojne dhe ty dhe identitetin tend qka mendon ti qe te ka formuar TY?

Sa i pëket meje..para një viti e futa veten edhe ne një proces emocional che mental. (Vitet e fundit plot processe ne jeten time fantastike :))…

Procesin tim e ndihmoj nje ngjarje kur e takova nje person qe sot dmth shumë. Sa më shumë po “punoj” me vetveten më shumë sende po zbuloj për vetvetin..

…..edhe ne ate kohe pra para nje viti e kuptova se personin qe kisha qene une ishte nje identitet i formuar nga te tjeret jo nga une personalisht. Vitin e kaluar e ndiva me gjithe trupin, psiqiken dhe shpirtin se identiti im nuk ishte ne te vertete UNÊ..Halleluja!…:) Si po mendoj…?…

Elvira nuk ishte krijuar vetm nga botkuptimet edhe programimet e familjes, rrethit, shoqerise, mediat e ndryshme, edukimi ne shkolle etj..por edhe nga fakti se qka presin te tjeret nga Elvira…

Qka kane prit prinderit e mi nga unë ashtu edhe jam formu., farefisi gjithashtu..shoqet, shokte..qka kane prit shoqëria nga unë ashtu edhe jam formu…qka ka prit partneri im nga unë ashtu edhe jam formu…te gjitha sendet qe i kam degjuar prej vegjëlise nga te gjithë në jeten time e deri ne vitin e kaluar identitei qe une e quajsha TIMIN faktikisht nuk ka qenë i imi…Identiteti im ka qene nje permbledhje kolektive e te gjitha botekuptimeve, ideologjive, fakteve, mendimeve te tjerve…

Keshtu që viti i kaluar per mu ka qene nje “Pastrim” dhe “c´regjistrim” nga e vjetra.

E di që une nuk jam e vetmja që jam ndi ashtu edi qe te gjithe jemi formuar nga te tjeret…edhe perderisa nuk jemi te vetedijshem se kush jemi dhe pse jemi athere ndoshat edhe jeta do te ishte e pakuptimte…edhe ti nuk do ta kupton pakupshmerine e jetes perderisanuk je i vetedijshem per ty dhe qka po ndodh me ty edhe rreth teje…

Ne perendim flitet per “kriza”..sidomos “age crises”..”krizat e moshes”. Ne kulturen lindore..me konkretisht ne gjuhen kineze fjala “kriz” i ka du kuptime…njera kriz dhe e dyta mundësi.

Të gjitha krizat qe i kalojme ne jete jane mundesi te reja per ne qe te zhvillohemi me shume si persona.

Edhe diqka tjeter kam kuptu. Diqka që kerkush nuk me ka thene me heret..por pasi qe une flisja me te tjeret te moshes se njejte apo me te vjeter (Une jam 35 vjeqare sot) me thoshnin se edhe ata/ato kane perjetuar te njejten gjë…

Kur i kam mbush 30 bvjet..faktikisht kur i kam pas 29 e kam kupturar per here te pare se diqka tjeter me mu po ndodh..jeten po e shof nga aspketet tjera. Pyetjet e mia qe shtrohen sot kur nuk ishin shtru kur kam qene 25 apo 26 vjet.

Ku e lam e ku na mbeti…Identititeti yt dhe i imi….

Sot mund tja kushtosh identitetit tend disa minuta ose ore…dite jave, muaj nese ke fat..:)….edhe zbuloje se ne te vertete kush je ti dhe prej qkafit je i/e perbërë…

my-identity

“Harta” e identitetit….

Fuqia fjalës

Përderisa ende jemi tek “mendimet” dhe fuqia e mendimeve kisha pas dëshirë me nda me Ty/Ju edhe një “fuqi” tjeter…FJALËN!

Edhe neper librat religjioze shkruhet per fuqinë e fjalës…por sigurisht se eshte intrepretuar dhe perkthyer ne menyra te ndryshme.

Në këtë video që vijon do te shifni fuqinë e fjalës të aplikuar në ujë..apo krisatle te ujit. Shkenctari japonez Emoto ka be nje zbulim inovativ dhe te mrekullushem…në të vertetë Emoto ka fotografuar mesazhet e ujit nepermes kristaleve…

Mbasi që ta shifni videon une ju shtroj pyetjense nëse fuqia fjales ndikon në ujë dhe e dijme se trupi ynë perbehet 75-90% nga uji athere fjalet tona ndikojne “kristalet” e “ujit” ne trupin tone?

 

 



Prej qfarë përbëhen mendimet tuaja cdo ditë, gjithë ditën..javën..muajin..vitin..wow papritur jeten?

Intellekti ynë është i formuar prej mendimeve (shume pershkrim i thjeshte)….”te mira” dhe ato të “kqija”…përpara se tja vazhdoj po e permendi nje detal te vogel qe se shpejti do te behet shume i qarte edhe i perhershem…ne boten time (secili e ka “boten” e vet) nuk egzistojne mendime te mira apo te keqija..egzistojne vetem mendime…

Tash po ktehehem ne teme…kjo teme e mendimeve tek njerezit eshte dhe ka qene shume aktuale…edhe sot eshte..ne jeten time profesionale dhe ate private…

Po e shtroj pytjen prap dhe besoj qe do te ndalesh dhe MENDOSH :)…”Qka mendon cdo dite?”…..

Nêse nuk e ke gjetë pergjegjjen te cilen po e kerkoj une do te ndihmoj…se e di perafersisht se per qka mendon TI personalisht cdo dite, nate, tere jeten e deri me sot…

Ti i mendon mendimet e njejta qe i ke mendu dje, pardje, parqeterdje, javen e kaluar,para tre muajve ose pese vjeteve…mundem me ia vazhdu deri pa fund…

Mendimet tona te perditshme jane te perbera 90% nga informata te “panovojshme” dhe te “Paduhura” ose shkurt e shqip bërllogje për sistemin tonë trupor, mental e emocional. Tash nuk po i hi detaleve se qka ne te vertete perbejne keto mendime po e di qe baza e ketyre mendimeve eshte FRIKA qe sjell brengosje, ankth etj…

Mendimet tona te peritshme qe jane te njejta konstant nuk do te sjellin ndryshime ne jete edhe ti sado qe done ndryshime. Perderisa ti nuk mendon diqka “te re” apo “tjeter” mendimet tuaja do te sjellin rezultat te njejte qdo dite tere jeten. Nje shembull se si po mendoj do ta ilustroj me poshte..

Pasi qe ti mendon sende te njeta qdo dite, ti fol per sende brenga apo qkado qdo dite…pastaj ti takon njerez qe i perputhen mendimeve tuaja..dmth me brenga, thashethene..e derte….pastaj nese e shiqon strukturen e jetes tende..qdo dite eshte e njejtje…nese punon, ose nuk punon..krjet njejte..qohesh, i ben ritualet e dites…fshin, gatun, ushqen, lane, hane pine..edhe diqka tjeter ben sigurisht qe eshte e njejte sikur dje apo pardje dhe me ne fund bjen e flen..Neser zgjqehesh prap…dhe i zbaton ritualet e njejta…

Me kujtohen “llafet” e njerezve kur kam qene e vogel…Same “shit” every day…in and out…

Pasi qe mendimet e krijojne jeten dhe strukturen e jetes…mendo se qka mendon…mendo diqka te re..perjeto diqka te re..dil shiqo gjej sende dhe kerko sende qe kur ni ki pa me pare…kerko te takosh njerez qe nuk folin sende te njejta per dite..fvazhdoja ta lexosh blogun tim…:)..

Do ta perfundoj me citatin tim favorit te Einstein (Ajnshtajnit :P)…

“The definition of madness is when you do the same thing over and over again and expect a diferent result” qe ne perkthim do te kishte tingellu: ” Definicioni i cmednurisë eshet kur ben sende te njejta cdo here dhe pret rezultate te reja”….

Ky definicion aplikohet qdo dite…edhe prap nejrezit quditen pse kurgjo spo ndryshon..merre shembullin tjeter luften…sake shit no difference whatsoever..so stop it!NOW!

LOVE

Pak mendime të dashura…:)

“The secret” – Sequenca te filmit më të popullarizuar

Nje nder filmat me të shitura dhe popullarizuara në bote ne drejtiimin “Zhvillim personal” (Personal developmnet).

Nuk e di se a ke ndëgju për ketë film më herët. Kur e kam shqiu këtë film për herë parë, ka qene nje dite pasi që kam arritur nga pushimi 5 javor ne Zelande te Re ne vitin 2006. Produkcioni i filmit eshte australian. (Afer Zelandes) :)…

Filmi më ka bë të ngritem nga nje niveli i nenvetedijes ne nivel tjeter te vetedijes….ka qene pernime nje WOW BIG TIME experience…Me ka bë tí kuptoj disa aspekte te jetes dhe ka qene nje eksprience madheshtore qe ne nje mengjes ne ora 04.00 te vitit 2006 e te perjetoj diqka te re dhe per here te pare dhe te papershkrushme..
Papritur..qdo gje kishte kuptim ..papritur e gjeta kontekstin e sukseseve dhe mossukseseve te mia ne jete…

…ky perjetim suprem i filmit ende zgjat edhe sot edhe kam vendos që kur mos të ndalet.

Filim e kam shiqur disa here edhe sa heer te shiqoj sende te reja mesoj….ndegjoj sende qe nuk i kam ndi me heret ne film edhe pse e kam shiquar ndoshta 10 here  apo ndoshta 15 deri me tash…

Ne postin tim te djeshem kam shkruajt per ligjin e atrakcionit..ky film e ka formuar nje rrjete te rre  me neurone te reja te fresketa ne trurin tim dhe me ka bej ti aplikoj kete ligj ne jeten time te perditshme…rezultati eshte me se i rekomenduar…

Besoj se mjaftojne reklamat e mia tash..dhe shpresoj qe do ta kuptoni “mesazhin” e 20 minutave te ketij filmi..

Enjoy with love..

Shiqoje filmin duke kliku ne linkun me poshte.
http://www.youtube.com/watch?v=_b1GKGWJbE8

Mendja e formon dhe krijon diten, javen…jeten

Ne boten e spritualizmit dhe ate te Quant fizikes ((lexo Kuant) flitët shumë për “ligjin e atrakcionit” apo ne anglisht “Law of attraction” (edhe Quant fizika edhe spiritualizmi kane lidhje te ngushta me njona tjetren, perspektiva te ndryshme por konkludime te njejta).

Pa marre parasysh se në cilin vend te botës jeton ligji i atrakcionit vlen dhe vepron ne krejt planetin Pa marre parasysh a je shqiptare, holandez, i zi i bardhe ,i mirë apo i “keq”.

E mbaj në mend fjalen “mos e ndjell” kur kam qenë e vogël e ndisha shpesh. “Shuj mori mos ndjell sende te keqija”. Këtë e degjojsha kur dikush fliste “keq” apo mendonte mendime jo qaq të shëndetshme. Këtë e dijnë shumica e njerëzve por ralle e praktizojnë.

Mendja e krijon jetën. Sigurisht se ke degju me herët “Mendo pozitivisht” apo “Think positive”…Me mendu pozitivë nuk eshte njejte sikur mu NDI pozitivë.

Si mundet nje nejeri që tërë jetën ka mendu mendime negative, me pa shprese dhe pesimizem te madh ta ndroj kahjen dhe mendoj mendime pozitive. Bërthama e mendimit pozitive qëndron te akseptanca apo pranimi i gjendjes, se ku gjindesh ti tash momntalisht, fizikisht, emoconalisht dhe mentalisht. Faktori i dytë eshte falja. Me fal. Dhe e treta mu falenderu. Per krejt qka ki arrit dhe qka nuk ke arrit. Fakti se qdo gjë ne jetë pa marre parasyh se ne e marrim negative apo pozitive e ka një qëllim.

Keshtu që per me mendu mendime te mira dhe pozitive duhet me ndru kahjen Me lone mbrapa te kaluaren dhe te fokusohesh ne te tanishmen. Koncentrohu ne te tashmen. Shiqo pereth teje dhe gjej diqka qe te gezon. Ndij ndonje ndjenje apo mendim qe te shtin me qesh apo gezon. Pranoje se ashtu eshte dhe falenderohu per kete ndjenje apo gjë që te gëzon. Për ujin që e pin, për bukën që e han. Për mushkeritë që i ke qe te b¨jne te mundshme të merr frymë pa u mundu fare, per familjen qe e ke qe te don. Per punen qe e punon dhe shoqerine qe te adhuron. Ndije me gjithe qeninen sa mire eshte ti kesh te gjitha keto.

Falenderimi eshte i fuqishem. Sa ma shume falenderohesh me shume do te gjesh sende apo do te krijosh shkaqe per tu falenderu. Falenderimi sjell sukses. Praktikoje kete qdo dite, prej sotit. Gjej arsye që te kenaqin dhe te bejne te ndihesh mire. Sa here qe mendja te shkon ne diqka negative, ndroje mendimin dhe mendoji tri sende pozitive…nese nuk te vijne menjehere ne mend athere shiqo pereth teje Mundesh me falenderu edhe per kete blog qe ki shansa me lexu edhe qe Elvira i jet disa ore te jetes se saj qe kete blog veq per TY me shkru.

Mendimet e mira sjellin shendetin. Mendimet e mira dhe falenderimi i largon suksesivisht rrenat dhe genjeshtrat qe jane berthama e jo suksesit dhe varferise.

Mendimet pozitive dhe mendimet gjenerale e krijojne jeten tende cdo dite. Keshtu qe je i kujdesshem se qka mendon. Se “igji i i atrakcionit” nuk ben dallime ne mendime te keqija apo te mira. Ligji i attrakcionit dhuron. Qdo mendim qe e mendon ajo heret apo vone do te dhurohet. Ligji i atrakcionit funkcionon sikurse edhe ligjet tjera te fizikes. Si. psh gravitacionit. Ska lidhje qka gjun dhe se kush gjuhet prej katit te 20, a je i mire apo i keq…ti nese gjuhesh ligji i gravitacionit do te vepron pa dallim..dmth ti do te jesh i vdekur ne vend pa marre parasysh sa shqiptare i mire je. Mos e provo! 🙂

Besoj qe po me kupton!

Mendo mire dhe falenderohu per qdo mendim te mire dhe ndjenje te mire. Sa ma shume e ben kete me mire eshte. Eshte koha ta ndrojme kahjen dhe ta ngrisim nivelin e vetedijes.

ligji-i-atrakcioniy

Mendimet e tuja mund të sjellin shpresë, paqe, besim, dashuri dhe siguri

Cka eshte blogu?

Cka eshte blogu?

Mire se vjen te blogu im i parë zyrtar në gjuhën shqipe.

Qëllimi im kryesor është që përveq që do ta përveqësoj gjuhën më mirë gjithashtu deshiroj t’i inspiroj shumë shpirtëra shqipëtar anë e mbanë globit. 🙂

flamurishqiptar1

Pse ky blog bash sot edhe pse në gjuhën shqipe?

Sot vendosa pasi qe sot ka ndodh diqka “special” ne jeten time. Tash nuk do te shkruaj se qka, sepse shumica nuk do ta kuptojne. Kjo nuk dmth se nje ditë nuk do te tregoj se qka ka ndosh sot. Do te rikthehem ne kete qeshtje mbas nje kohe.

Mendimi që t’ja filloj nje blog shiqp ka filluar qe tri jave. Ne boten e blogut kam qene nje vite e me shume. Edhe ne ate kohe me ka ndodhe diqka speciale ne jeten time. :). Jeta ime plot me aktivitete speciale..:)..(sarkasm)

Pak nje informin i vogel historik per termin “Blog”.

“Blog” nga gjuha angleze do me thone lajm i Webbit,(Webblog, skurtimisht Blog) apo Internetit qe nuk jipet vetem profesionalisht por edhe personalisht. Ky eshte nje fenomen i ri i lajmeve i shekullit 21. Deri ne shekullin 21 lajmet kane qene VETEM proefsionale dhe jane dhane prej njerezve profesionale si psh gazetare. Tani blogu jipet nga te gjithe dhe qellimi eshte vetem INFORMATIV. Informata te llojeve te ndryshme, niveleve si dhe drejtimeve te ndryshme. SHumica e njerzve, sidomos te rrijve bejne blog per qeshtje politike, shoqerore apo ne Skandinavi me se shumti per qeshtje te modes dhe trendeve te ndryshme.

Shume njerez e perdorin blogun si ditarë te tyre. Një ditar që lexohet nga miliona njerëz. Secili vendos për vetin se qka shkrun dhe sa detale te jetes i jep publikisht.

Une personalisht do te shkruj blog inspiruese, nga jeta ime profesionale si dhe ajo e perditshmja ime qe eshte plot me aktivitete “speciale”.

Deri me sot kam be blog vetem në gjuhen suedeze pasi që jetoj në SUedi. Ne blogun tim suedez kam shume lexues qe percjellin rregullisht se qka shkruaj.

Shpresoj qe ky blog i imi shqip do ti insproj dhe jep kurrajo te gjithve qe hyjne dhe dalin neper faqet e mija te “ditarit” te jetes sime.

Mendimet e mija nuk lindin vetem nga “programimet” dhe botëkuptimet e vjetra tradicionale dhe historike te prejardhjes apo kultures time. Mendimet e mija te sotshme jane rezultat i diversitetit te stilit te jetes sime. Jane rezultate te guxishmåerise time.Dhe te etjës per nje dituri te pakufijshme në qdo aspket dhe lëmi.

Per mu nuk mjafton nje fakt i dhënë.. Per mu asgje kurre nuk mjafton.Cdo gjeje i shtroj pytje. Dhe mundohem qe asnje gjeje mos t’i jap gjykime.

Kurioziteti im se kush jam ne te vertete dhe ku është burrimi i qenies time si njeri/person/femer/femij/moter/antaree e familjes /kolege/shoqe/edashur/lidere ka bë që të arrij ne nje nivel te larte te vetedijes, jo vetem psiqikisht, dhe fizikisht por edhe spiritualisht.

Blogu im do te jete i plote. Spiritualiteti do de jete ingredienca kryesore i ketij forumi. Jo religjioni. Po spiritualizmi.

Jam e bindur dhe e sigurt se dituria, kompetenca dhe pervoja ime e jetes do të mjafton që unë e marrë këtë përgjegjësi ti inspiroj, motivoj dhe jap fuqi dhe kurrajo të gjithve JUVE që sot apo nesër keni nevojë të lexoni diqka “tjetër” diqka “ndryshe” dhe diqka qe rrjedhe vetem nga dashuria.

Dashuria per te shkruajtë, te inspiroj dhe te ndaje me ju.

Pershendetje

//Elvira