Zgjim mental dhe spiritual që rezulton në ngritjen e vetëdijës.
Mental and spiritual growth that results in raisining the conciousnes.

Mosbesimi + rezistenca = shkatrrim i jetes

Pse jam qaq dramatike?

Sepse kam pa mjaft shembuj dhe shoh ende dallimin e atyre qe arrijne suksese ne jete dhe atyre qe nuk arrijne. Te atyre qe jane te kenaqur me jeten dhe jane ne paqe me vetveten dhe te atyre qe jane te hidheruar, qe bertasin dhe qe qdo here dikush tjeter ka faje per mosukseseve ne jete.

E kam nje definicion te thjeshte ta them:

“Nese je aty ku nuk deshiron me qenë, kjo ndodh per arsye se ti reiston”. Rezistenca eshte e madhe, dhe arsyeja se pse ti nuk i arrijne qellimet e tua ne jete (nese ki qellime) athere eshte sepse reziston, shume thjeshte.

Prej nga rrjedh rezistimi?

Do ta pershkruaj nje pergjegjje te thjeshte edhe pse perspektivat jane te ndryshme me dimenzione si: vetedija dhe nenvetedija.

Nese e mendojme “bagazhin” tone te jetes, si e kemi mbushur ate? Me qfare experienca, emocione dhe qendrime?

Shumica prej nesh e kane bagazhin ku frika ka qene burrimi i jetes. Nese e shiqojme perspektivat historike, gjenetike, dhe ato intelektuale e shohim se frika ka bere qe ne mos te besojme ne resurset tona qe i kemi, frika ka bere qe ne te jemi ne konflikte, te niveleve nacionale, shoqerore, familiare dhe konflikteve tona me vetveten.

Te gjitha keto konflikte qe i kemi “terhequr” ne jeten tone jane pasqyre e konflikteve tona me vetveten.

Emocionet qe sjell frika nuk jane aq te mira dhe nuk rezultojne mire. Emocionet qe sjell frika eshte edhe mosbesimi. Mosbesimi. Ti e din se shume pak njerez kane besuar ne ty. Shume njerez te kane kritikuar dhe te kritikojne ende. Shume njerez te kane xhykuar. Shume njerez te kane marre te drejten qe vet te vendos per jeten tende. (direkt apo indirekt9. Normat qe i ka krjuar shoqeria para mijera vitesh ty ta drejtojne jeten sot, indirekt. Shume njerez nuk te kane dhene alternativa te zgjedh por kane zgjedhur qka eshte ma “Mire” per ty. Shume njerez…te perspektivave qe i permnda me larte..nese i shiqon ne perspektiven historike..paraardhesit e tu. Stergjysherit dhe paraardhesit e tyre..te gjithe e kane bagazhin e njejte sikur ti. Edhe atyre e njejti mosbesim ka qene. Askush nuk ju ka besuar dhe askujt nuk i kane besuar. Te gjithe jane kritikuar dhe kana kritikuar. Zingjiri eshte i gjate dhe me shume nyje.

Kur ti je e/i kritikuar, paraxhykuar, vleresuar, kur ty te mirren te drejtat direkt dhe indirekt te vendos per jeten tende aty edhe te humb besimi se TI din dhe ki potencial dhe resurse te mjaftueshme per ta drejtuar jeten tende dhe te arrish suksese ne cdo lami te jetes.
Si ta fitosh besimin?…besimin se ti je “perendeshe” dhe “perendi ” e /i jetes tende. Ti je burrimi dhe kontakti kryesor me fuqine supernatyrore dhe kozmike qe shumica ne bote e quajen Zot. Nese e shiqon faktin se si eshte e perbere mbrendesia yte dhe sa perfekte eshte se cdo qelize ne trupin tend punon dhe vepron sipas ligjit supernatyror qe eshte NJE me TY.

Nese e ndin mbrendesine tende perfekte ti do ta kuptosh se mbrendesia yte perfekte je TI.

TI je qelizat e tua ti je zemra ye qe eshte pump dhe gjenerator i lumturise qe rrjedh neper trupin tend. Lumturia eshte gjaku yt qe te kaplon neper cdo kanal. Nese e sjell vetedijen ne mbrendesin e cdo organit mbrenda dhe jashte ti do ta ndish se jeten nga mbrenda ne jashte. Kur ti nuk je e lumtur as gjaku nuk te rrjedh ne balans. Kur gjaku nuk rjedh si duhet neper kanalet e trupit athere trupi do te kete dhembje.

Kur trupi ka dhembje eshte shenje se ti duhesh te ndryshosh diqka ne jeten tende. Mendimet ndoshta?Qendrimet dhe friken?

Nese e sjell vetedijen se ti je Krijuesi yt ne bashkepunim me Krijuesin supernatyror dhe universal dhe nese e shiqon se frika ka sjellur rezistencen ti mund te besh ndryshime. Leshoje friken dhe besoj instinktit tend se qka ta don zemra ate edhe bëje. Filloja me ate. Aktivozoje vetedijen dhe sjelle vetedijen ne cdo akt te jetes. Benu e vetedijshme kur ti vepron nga frika ose nga dashuria per me be qka deshirn me be.

Sjelle vetedijen ne “falje”. Falju gabimin te gjithe atyre qe te kane shkaktuar dhembje dhe te kane sjelur mosbesim. Ate e kane bere sepse nuk kane dite me mire. Me fal eshte te ngitesh vibracionin e vetedijes.

Kur e kupton me ne fund edhe pajtohesh me faktin se ti e krijon jeten tende vet athere shpresoj se ndryshimet jane pozitive.

Me rezistencen duhesh te punosh cdo dite. Sepse rezistencen e kemi te “regjistruar” dhe “programuar” ne cdo qelize te trurit. Me vetedije mund ta c’regjistrojme, pastrojme dhe bejme regjistrime te reja qe neve personalisht na konvenojne dhe na sjellin lumturi dhe vetem paqe dhe dashuri mbrenda dhe jashte nesh.

Kur ne jemi ne paqe brenda dhe jashte athere paqja do na vij ne familje, farefis, shoqeri,  shtet dhe bote.

“New Earth” me Oprah dhe Eckhart Tolle

Ne kete post po e propozoj/rekomendoj nje “link” qe te dergon direkt ne web faqen e Oprah WInfrey-it. Shpresoj qe shumica kane degjuar per Oprah.

Per me shiqu vidon ne skype kliko ketu.

Ketu mund ti shiqosh 10 kapituj me Eckhart Tolle dhe Oprah qe i kane bere “Live” ne Skype. Libri qe diskutohet ne keto 10 kapituj apo epizoda jane nga libri i fundit i ketij shkrimtari te njohur gjerman qe shkruan mbi zhvillimin personal.

Libri eshte fantastik, edhe intervjua eshte fantastike, ne gjuhen fantastike angleze, pa perkthim shqip :). Shuem gjera do ti shihni dhe degjoni qe mund ta shihni vetveten. Cdo epizode per mu ka qene “AHA” dhe me ka bej ti kuptoj disa gjera me mire, sepse e kam pa prej qfare rrjedhin.

Cdo epizode i ka 50 min keshtu qe nje ore ne dite ta ndash per ty cdo dite 10 kishte qene nje shenje e mire ndaj zhvillimit dhe ecjes perpara.

Kushtoja nje ore apo dy te dites se sotshme vetem TY

Kur them vetem Ty mendoj vetem TY. Veq ti dhe Fuqia Krijuese. E di qe eshte pak veshtire me u nda prej familjes, apo dikujt tjeter por e di prej experiences time edhe shume te tjereve se te jesh vetem me ty te kishte sjell clodhje dhe pauze nga te gjitha bisedat qe i ke me te tjeret.

Ben diqka qka kishe pas deshire me be. Diqka cka zemra ta deshiron.Dicka që nuk e lëndon vetën, apo te tjeret.  Mos rezisto.

Merre naj liber shko ne ndonje café, park apo dikund ku e dine qe je e/i qete.

Me se mirti kishte qene me qene dikund ne natyre. Merre autobusin, veturen, shko dikund afer ndonje lumi, liqeni, deti, mali, livadhi….kudo…dhe ndije se si je pjese me natyren…NJE!…ok..spo filozofoj mo veq po mendoj je vete med krijesen madheshtore supernayrore te Univerzit.

Inspirimet e reja dhe idejat e reja te vijne kur je ne qetesi, apo kur je vete, dhe kur vetem “je”.

Sipas mundesive, nese nuk ke mundesi me qene vet pa femije apo familje, atehere mundohu disa minuta me qene vet, dhe ndije se je vet.

Me qene vete nuk eshte keq…edhe ashtu jemi “vete” edhe pse jemi me familje…jo fizikisht po ne nivele tjera…

Ben, shiqo, lexo vetem sende qe te bejne te ndihesh mire dhe te sjell ne nivel te ndjehesh mire.

Ti ke mundesi te zgjedhesh qe mos te shiqosh, degjosh ose merre pjese dikund qe ta ule nivelin e vibracionit te gezimit, sepse ne ate nivel nuk ndodh asgje tjeter perveq se “helmimi” i qelizave te trupit tend, prej kokes deri ne gishtat e kembes, ne cdo organ brenda dhe jashte.

Mos u anko mandej qe ke dhimbje dikund. 🙂

Besoj qe kjo video meposhtme do te inspiroj dhe te sjell ne nivel te gezimit dhe deshires te besh qka shpirti ta don.

Pra, permbledhja e ketij posti kishte qene, je vete disa minuta ore prej sotit edhe shiqo, degjo, perjetoj sende vetem qe te bejne te ndjehesh mire , te shtijne me qesh (filma, video qesharake) dhe e gezuar.

“Stacioni i trenit ne Antwerpen, Beligjikë”.

Love!

Tung kritikave dhe paraxhykimeve

….tani jetojme ne nje kohe kur vleresimi dhe dashuria ndaj vetvetes dhe te tjereve eshte duke ardhur ne shprehje shume e me shume…ku niveli i diturise eshte relativisht i larte dhe  qendrimi pertej te “vertetes” masive eshte e alternativa e jetes..ky pershkrim i takon kohes moderne ne “boten” ku jetoj une sot..botes se vibracionit Univerzal.

“Bota” tjeter e imja ku kam jetuar me heret ka qene me plot kritika, vleresime negative, C’vleresime, ndjenja negative, njdenja fajsie, emocione te padeshirueshme, frike e pakufizueshme, brenga, sharje, a thash kritika?…ofendime, xhykime, thashethëna, rrena dhe egoism…kjo bote ka qene ne vibracion te ulet njerezor.

Te gjitha keto pershkrime te larta qe sa i permenda kam QENË unë. Kam qene e rrethuar nga nje ambient i tillë. Edhe pse po tingëllon tragjike dhe dramatike, unë po e pranoj, ndoshta edhe po e “teproj” dhe madhëzoj por faktikisht keshtu ndihem monetalisht dhe kur ndihem keshtu, dmth kjo eshte e verteta ime, qe UNË e them.

Edhe e vërteta ime ngjihet si e vertete, sikurse e verteta qe ZOti ekziston apo ligji i gravitacionit, ashtu edhe perceptimet e mia te “vertetes” time egzistojne…edhe pse e verteta ime do ta ofendoje, apo dikush do te ndihet i ofenduar, qellimi im nuk eshte te kritikoj, qellimi i ketij posti eshte ta ngriti nivelin e enegrjise dhe vibracionin e qenies time, e vetma menyre te ngritet niveli i vetedijes eshte kur e reflekton dhe e thuash te verteten. E verteta yte eshte e njejte sikurse drita qe ndriqon. E verteta e cdo kujt eshte e verteta.

Fakti i tjeter eshte se kur njeriu jeton ne nje vibracion te ulte te vetedijes ai person kur nuk ka me ndi kenaqesine apo lumturine e jetes. Lumturia dhe hareja vjen nga brendesia. Paqja vjen nga brendesia…qe te arrijme paqe ne brendesi duhet ta ngrisim vetedijen..te shiqojme jeten nga nje kënd tjeter..ti eliminojme kritikat dhe paragjykimet..apo me se pari te jemi te vetedijshem sa shume e kritikojme vetveten…bile bile edhe mendojme “une nuk mertitoj” me mire..Pra, burrimi i vetem i lumturise vjen nga brendesia. Te gjitha experiencat te cilat i perjeton “jashte” eshte reflektim ose pasqyre e brendesise tone.

Shiqo pereth! SHiqoje jeten, te perditshmen. Si duket ajo?…A e ke te perditshem paqesore?…apo eshte plot kaos dhe konflikte?..

Sot ne Facebook kam “biseduar” per here te pare mbas ndoshat 12 viteve me shoqen time te femijerise. Aty e pash vetveten se ku jam, apo ne qfare bote jetoj. Jam gezuar shume kur e pash emrin e saj ne “chat”. Fjalia e saj e pare mbas pershendetjes ka qene “qfare filozofe je bo”…ok e morra si komplimente…fjalia tjeter kishte te bej, se shqipja ime nuk ishte perfekt, gabime gjuhsore, gramatikore, etj etj.. (te cilen une e pranoj 100%), pastaj se nje post i imi ka qene provokues, posti ku kam shkruajt per pergjegjesine e femiut…

Reagimi im kishte te bej me fokusin e shoqes…ku e ka fokusu vetedijen e saj…dhe e kuptova dhe mund edhe te konstatoj se kjo qenie e mrekkulleshme qe eshet shoqja ime eshte krtike ndaj vetvetes..jo meje…ky eshte konstatimi im…e e di qe e verteta e shoqes time eshet ndryshe…te cilen une e pranoj 100%.

Konstatimi i dyte ehst ese une fokusohem ne sende pozitive. Ne zgjedhje e jo ne probleme. Aty eshte dallimi.

“Solution minded” instead of “Problem minded”…ndoshta ma mire e pershkruj ne anglisht…

SHumicen e njerezve qe i takoj jane problem minded..duke ia filluar prej familjes. CHANGE THE FOCUS!

Beju e vetedisjshme sa here mendon “keq” apo mendon probleme. Beju e vetedijshme sa here e kritikon vetveten dhe te tjeret. Ndalu. Dhe ndrroje perspektiven. Mendo diqka pozitive, gjeje diqka mire nga e “keqj”. Krijoje nje koncept pa e vleresu dhe kritiku.

Me kete post i drejtohem edhe vetvetes. Edhe pse kam punuar shume me zhvillimin tim personal cdo dite eshte nje experience e re me befasi te reja qe ballafaqohem dhe qe mesohem ti zoteroj.

Ky post i drejtohet te gjithe mesuesve te ardhshem dhe shembujve te ardhshem qe do te jene pasqyre e mrekkullueshme e te tjerve, inspirim dhe se dashuria e tyre do ti inspiroj te tjeret.

Ky post eshte per TY.

Ngrite vibracionin dhe bashkangjite nivelin e tend me ate univerzal qe eshte baraz med lumturi, hare, dashuri dhe vetem pozitivitet. Toka nuk ishte sille rreth boshtit te saj nese vibracioni i saj kishte qene negativ. Edhe toka ka vibracion..kjo eshte nje teme tjeter. 🙂

Perqafime dhe vetem dashuri.

lotusenMin

Shembulli tjeter i vibracionit te lumturise, paqes dhe pozivitetit..lulja “Lotus”..

from ME to YOU!

Momenti i se tashmes 3 – Present moment 3

Tema: “NGRITJA”

Jane shume gjera qe ne nuk i perjetojme ne momentin e se tashmes sepse edhe kur te zgjohemi nga gjumi jemi qaq te okupuar me mendmime, brenga, frika, ose deshira se si do ta kalojme diten qe na pret. 

Provoje kete “ushtrim” te thjeshte te observosh dhe ndijsh para se te ngritesh ne mengjes nga shtrati .  Ki mu befasu se si ky ushtrim do ta ndryshon diten. 

********************************************************

 * Para se te ngritesh nga shtrati ne mengjes vazhdo te shtrihesh edhe disa minuta 

* Ndije frymarjen 

* Ndij sensacionet ne trup

* Ndiji qarshafin, jorganin, qe kane kontakt me lekuren tende se a jane ato te buta, te nxehta,  (nese flen me pixhama ndije pixhamat ne kontakt me lekuren ose ngrti pixhamat qe trupi te kete kontakt me shtratin)

* Ndije se si trupi “sharon” ne madras apo dyshek 

* Je e/i vetedishme ne frymarje

* Degjoji tingujt mbrenda dhomes, si tingellon ora, trafiku jashte dhomes, femijet, etj 

*Pastaj para se te ngritesh nga shtarti ndije trupin se si e ndron poziten nga e shtrirja ne shtrat ne te ulur. 

* Ndije dyshekun, apo kauqin, sofen perfundi kur je ulur. 

*  Duke u ulur ndije se si e ke humb kontaktin me jorganin dhe vazhdo te observosh..

* Observoj objektet ne dhome.

* Veri re drites nga jashte  qe hin ne dhome

* Edhe sa je e ulur ndije se si kembet kane kontakt me dyshemen, tepihin, apo ku shkel…ndije sensacionin e materialit se ku shkel, forte, bute, vrazhde, apo sido qe te jete…

* Kur te ngritesh dhe je duke shkuar per ne banjo apo kudo qe e ki zakon te shkosh mbas shtratit  behu 100% e vetedisjme per cdo hap qe e ben.

********************************************************

Qellimi i ketij ushtrimi te vogel meditativ eshte sikurse edhe ushtrimet tjera, ngritja e nivelit te vetedijes kur te ngritesh nga shtrati. Qellimi tjeter eshte ta ndrosh fokusin dhe te mendosh krejt diqka tjeter. Ta perjetosh qastin e cdo minuti te jetes, nese mundesh.

Kur ti perveqesojme ti ndijme sensacionet e cdo perjetimi athere shpresoj qe cdo vendim sado qe te jete i madh apo i vogel ne jeten tone do te mirret me vetedije te aktivizuar dhe do te jet evendim i yni personal pa nderhyrjen apo ndikimin e dikujt tjeter.

Ushtroje kete qdo mengjes. Jam e bindur se mbas nje dite apo dy ti kete ushtrim do ta mund ta besh vete, pa udhheqjen e ketij texti.

Vetem dashuri dhe vetem me vetedije!

Ndalu edhe ndijë

…edhe mos e ignoro ndjenjen qe te kaplon…vetem po ta rikujtoj se sa here te vjen ndonje ndjenje nga “kerkahi” athere mos i ik ndjenjes..pranoje ate dhe ndije…

Pas nje pause te shkurter disa diteshe, po shkruaj sot pak.

..edhe pse nuk shkruaj nuk dmth se nuk mendoj per “juve” qe e lexoni kete blog…mendoj per qdo dite..

Per mua pauza dmth te ndalem dhe te pregatitem per “inspirimet” tjera qe Universi mi dhuron, por edhe mvaret ngase jam pak a shume e zene me pune, mendime apo perjetime tjera…pauza eshte e mire…

ne postin e ardhshem qe vjen do tja vazhdoj me “Momentin e se tashmes 3” nje meditim qe do t’ja kushtoj ngritjes e vetedijes..

Deri athere une te kisha rekomenduar ti lexosh dhe ushtrosh/aprovosh pjsen 1 dhe 2 te Momentit te se tashmes si dhe ti lexoosh dhe rikojtosh postet e mia te kaluara…edhe mos harro mu ndal disa qaste dhe te jesh e vetedijshme se je duke marre fryme :)…

Te pershendes dhe te dergoj dashuri te pakufizushme dhe ndritshme…

Love dhe light to YOU and those around YOU.

Eliminoji emocionet toksike (helmuese) – Realeasing Emotion Toxins

by Deepak Chopra again…

Shume efikase dhe me se e rekomenduar…zbatoje kete sa here e ndin vehten qe je “ngujitur” ne emocione te padeshirueshme dhe negative.

Keto emocione quhen edhe helmuese per shkak se nuk kane rol tjeter perveq se te behesh te ndihesh “keq”. Cdo jobalans ne trup eshte rezultat i mendimeve qe sjellin emocione te padeshirueshme dhe  dhembje. Dhembjet jane “jo natyrore” qe shkaktohen nga jobalanci mental apo emocional, qe nese zgjat me kohen e helmon qdo qelize te shendoshe ne tru, trup dhe ne vetedije

Sidoqoqofte sekvenca e vidoes vjen me poshte..

Love as alwyas! 🙂

Fokusohu ne qka deshiron…

…e jo ne qka nuk deshiron…

Pasi qe mendimet tona jane krijuese se kush jemi dhe se qka kemi krijuar ne jete atehere tani eshte momenti me shiqu dhe analizu mendimet tona te perditshme…edhe me ne fund te jemi te vetedijshem se qka mendojme…qfre mendime mendojme qdo dite..dite e nate…edh eper qka flasim..dite e nate…tane jeten..

Sigurisht se e keni pyet vetveten shume here se pse ata qe kane pas gjithome shume te holla shume “bijne” tek te hollat ose te hollat “vijne” tek ata gjithome….edhe sigurisht qe thuani “qfare fati”….

….mos mendo me shume se pergjegjjen do ta dhuroj une…TASH!
…ne universin tone asgje nuk veprohet “me fat”…por qdo gje veprohet nga nje vetedije supernatyrore, univerzale dhe kosmike…e edha ata qe gjithmone kane pas te holla edhe prap fitojne ne lloto…PSE?

…SEPSE ATA GJITHMONE KANE QENE DHE JANE TE FOKUSUAR SE SI ME BE ME SHUME TE HOLLA! MENDJA E TYRE ESHTE E FOKUSUAR NE NIVEL ME ATE QE E DESHIROJNE DHE KRIJOJNÊ..

mendimet tona jane ne relacion me vetedijen supernatyrore dhe kozmike..qdo gje ti qka mendon ate e deshiron…univerzi gjithome i pergjigjet mendimeve tuaja….sepse qdo gje eshte energji…mendimet, te hollat, vetedija e universit…te gjitha jane te krijuara nga NJE fushe e NJEJTE e energjise qe nuk permban forme dhe qe egziston kudo..ne toke e ne qiell..

Sigurisht e ki verejt se edhe ate qe flasin per prosperitet arrijne edhe me shume prosperitet ne jete…e ta qe flasim per semundje gjithmone , jane non stop te semuar….ata qe ankohen gjithome gjejne arsye dhe fajtore te ankohen..krejt jeta ankim…well..WRONG FOCUS BABY!….

Aty ku fokusohesh ate do ta krijon….

Top sportistet dhe atletet gjithome e kane aplikuar kete veprim apo krijim…cdo top rezultat i tyre bazohet ne mendimet se si keta e kane pa vehten duke mundur ose jane fokusuar ne momentet kur e kane mundur lojen, ose kur kane arritur ne cak ne mendjen e tyre me se pari e pastaj konkret ne realitet ne gare…

Edhe per ty e njejta vlen…nese don me kriju diqka ne jete fokuso ate qka deshiron e jo ne qka nuk deshiron…nje nder pikat kryesore te procesit krijues eshte te kerkosh qka deshiron..”Ask”…mos ngurro…shkruje nje liste krejt qka deshiron te kesh ne jete…qka ta don loqka…veq shkruaji…hmmm…fokusohu ne qka don…(ushtrim i mire me ndrru fokusin)….

Nese mendon “Eh..kjo qe po e shkrun kete blog veq pallavra po shkrun athere kjo eshte shenja e pare qe ti reziston me ndru fokusin apo mendjen, negativiteti yt te ka kapluar ne cdo neuron te trurit, apo qelize te trurit”….nese je e menqur dhe e ndin se don me ndrru krijimin tend ne nje nivel me te larte apo me te sofistikuar athere kerko qka deshiron,….shkruaj..krijoj mendimet nje nje liste..hapi i pare..

Pastaj…hapi i dyte dhe shume i rendesishem ne kete Krijim eshet falednerimi…te falenderohesh se qka ki…shiqo pereth..krejt qka ki…JO QKA SKI!…PO QKA KI!…shkruaje ne liste edhe filloje cdo here ne prezent..apo “Kohen e tashme”..
“Jam e falenderuar tani kur ka ardh rryma dhe mund te shoh se qka po krijoj” :)…apo “Jam e falenderuar tani kur jam shprengulur ne shtepi te re” apo “jam e falenderuar tani kur e kam fitu kete pune te re dhe me te mire”, “jam i falenderuar qe gruja me rrin ne jete edhe pse jam qysh jam.”…e per juve grate nese keni burra “jam e falenderuar tani kur e kam nje burre qe me kupton cdo dite dhe me ndihmon me fshi e pastru qdo te shtunde”…:)….(Shembull a, mendo ti vet qka po ki qef ti)…falenderohu per sendet qe i ke dhe qe i kerkon e qe don me i pas….

Hapi trete eshte edhe me i forte…VIZUALIZIMI….vizualizoje ne mendje ate qe e ke shkruar..perjetoje ate…shiqoje vehten ne cdo situate qe e krijon dhe ndije kenaqesine e krijimit…

Shiqoje pastaj shkrimet dhe falenderimet e tuaja rregullisht…edhe mbas nje kohe ki me pa rezultat..edhe te garantaj qe rezultati nuk eshte i bazuar qe ke “pas fat” por qe vet e ke kriju ate.

Edhe me ne fund po them se cdo “nuk kam” dhe “nuk jam” eshte krijim i yt personal.

P.s. Te kesh te holla nuk dmth me qene e/i pasure (wealthy)…sepse pasuria eshte e bazuar ne cdo aspekt te jetes…shendet, vetedijshmeri, relacione dhe baza e pasurise eshe dashuria…ndaj vetvtes dhe te tjerve. Nese je krijese apo njeri i mire edhe nese ki te holla athere ti do te besh sende te mira me te holla…thjeshte…

ilanepare

hehhehe…ignoroji cigaret…fokusohu ne money money…:)…

Mrekullia yte by Deepak Chopra

Se sa e /i mrekullushme je ti dhe se ti krijimi yt eshte pasqyra e kosmosit dhe universit mund ta shohish ne nje sekuence te shkurter ku Deepak Chopra, si shkencetar, dijetar dhe mjek e shpjegon ne nje menyre te thjeshte dhe te kuptushme krijimin dhe perfekcionin e trupit tend dhe cdo qeliza te trupit tend.

Kisha porpozuar qe te shiqosh edhe me shume vido me Deepak Chopra ne youtube. Ky person eshte nje nder favoritat e mi nder dijetaret modern te Zhvillimit personal dhe shkences.

Shiqoje disa here nese eshte e nevojshme..:)….sepse edhe ketu behet fjale per “vetedijen”..por ne nivelin qelizor…I love it!

Fëmiju dhe pergjegjesia e tij

Ky post te dedikohet ty qe nuk tu ka dite vlera kur ke qene femije dhe gjithashtu ty qe nuk ja din vleren e femijut tend sot dhe e merr egzistencen e tij apo tyre per se koti.

Nese ki mendu se ti ke pergjegjesi per femijun pajtohem me ty, deri dikund. Kur bjen fjala per  pergjegjesite biologjike dhe elementare, ndersa sa i perket aspekteve tjera me te thella ne jete, femiju e mban pergjegjesine, si psh.  qe ti te jesh e /i lumtur ose te kesh jete me intersante.

Femiju bile mban edhe pergjegjesite tjera. Te gjitha mosukseset e dites apo nervoziteti qe ti e ki marre dikun tjeter ti i “shfryhesh” femiut tend me ne fund nese nuk ki kujt tjeter. Femiju eshte aty per ty kurdohere!

Mendo pakes….si e ke pas jeten dhe si ke mendu per jeten para se te vjen femiju?…a te bjen ne mend jeta para femijut? :)…

Te gjitha konfliktet ne jeten tende bashkeshortore dhe ate jashte bashkeshortesisie femiu yt i “regjistron” dhe to ti mbaj tane jeten. Bagazhi do te jete i madh me ne fund edhe i rende, nese nuk zbrazet apo “pastrohet”.

Shume femij jane te mbajtur si “pengje” ne jete. Po tingellon katastrofe a?..Edhe une pajtohem.

Shume femije i kane shpetu nenat dhe babat e tyre qe familja mos te ndahet dhe te “shkatrohet”. Femiju bile e mban pergjegjesine qe te mbroje perinderin e vet edhe kur prindi e ka gabim. Nganjehere edhe gabime fatale. Femiju eshet gjithmone aty per ty. Femiju nuk t egjykon per zgjedhjjet qe i ke be ne jete, para se nuk te rritet dhe e kupton (nese ka fat) kuptimin e jetes. Femiju e ka prinderin “idol” dhe e adhuron madheshtine e mamit ose babit, pa marre parasysh si mendon dhe vepron mami dhe babi. Femiju eshte i perkushtuar.

Nje gabim i vogel dhe femiu kritikohet, gjykohet apo edhe rrihet. Kur nje i rritur e rrah nje te rritur tjeter athere ai do te gjykohet dhe denohet.

Pse kurre nuk dalin ne gjyxh ata qe i rrahin femijet?….

Mos me thuaj te luten sepse ata jane prinderit dhe kane te drejte. ASKUSH nuk ka te drejte ta rrah nje femije, apo te rritur. Femiju as qe mund te mbrohet dhe nuk i ka resurset e njejta sikur nje i rritur ta mbroj vetveten.

Ne qofte se kishte qene ashtu..burgjet kishin qene plot..baba edhe nana…

Ky post i kushtohet femijve qe i “flijojne ” vitet e jetes se tyre per prinderit e qe nuk kane guxuar te jetojne jeten qe kane dashte. Ky post i kushtohet te gjithe femijve qe kane “honger dajak” vetem pse prinderit kane qene nervoz dhe te te pakenaqur ose jo te lumtur me jditen, punen,jeten.

Ky post te kushotohet edhe TY kur ke qene femije….

Nese je e/i vetedijshem qka te gjykuarit, te gjitha kritikat qe i ke marre qdo here, te rrahurat emocionale dhe ato fizike kane shkaktuar  mos e be gabimin e njejte.

Shkepute “zingirin” e ndryshkur qe nga mijra vite te gjeneratave prej parardhsve te tu deri sot.

Thuaj po dashurise, ngrohtesise dhe kenaqu me prezencen e nje dhurate te Zotit, Universit apo perendeshe tjeter qe te ka dhuruar  nje apo disa qenie te mrekullushme ne jete dhe ta ka pasuruar jeten. Rruaje kete dhurate sikurse dhe i rruan unazat, zingjirte, dukatat, dijamnatat whatever..shpine, tepihin, muret e lyera, piktutrat e varura, rrobat e veshura….adhuroje femijun, spse pa femijun tend jeta yte kishte qene BAJAT! 🙂

Potenciali i cdo njeriut eshte ta ben jeten intersant dhe te lumtur edhe pa femije. Ky potencial askush gati nuk e sheh dhe veren. Krejt qka femju mund te dhuroj ty ti muhdesh tja dhurosh vetvetes, bile edhe me shume! Pergjegjesia per lumturin tende eshte VETEM edhe VETEM tek TI. Nese nuk me kupton qka po mendoj..me vjen keq…shpresoj qe nje dite do te kuptosh.

Xhykimet dhe kritikat e kane pas kohen e tyre. Tash eshet koha e pranimit, faljes dhe akseptimit. Koha ta pranosh, adhurosh dhe admirosh vetveten dhe falesh vehten per te gjitha “gabimet” qe i ke be ne jete.

Askush ne bote nuk eshte me e/i mire, bukur, menqur, adhurushem se TI…

…..apo femiu yt!