Zgjim mental dhe spiritual që rezulton në ngritjen e vetëdijës.
Mental and spiritual growth that results in raisining the conciousnes.

Energjia jetës – Life energy

..êshte energjia e cila ndodh rreth nesh dhe brenda nesh.

Ne nivelin kozmik energjia jetes eshte nje energji e cila ben token te sillet rreth boshtit te vet, diellit te lind dhe perendon, gjethet neper drunj te thahen dhe te dalin prap, lulet te lulezojne, barri te gjelberoje, lumi te rrjedhe e keshtu me radhe..kudo qe te sillesh dhe shiqon me vemendje ti e shef se je e/i rrethuar nga energjia e jetes.

Kjo energji ne nivelin tone njerezor ben qe femiju te krijot nga nje pike qe faktikisht permban asgje dhe ne te njejten kohe gjithe jeten, floket te na rriten, trupi te rritet dhe kaloj neper fazat e tij, qelizat te na shumohen dhe ndrohen rregullisht, zemra te na rrah, mushkerite te marrin oksigjenin dhe lirojne dioksidin e karbonit, gjaku te rrjedhe neper kanalet e tij ne menyre perfekte pa u ndalur non stop tere jeten….E gjithe kjo Madheshti e krijimit  te nivelit Gjithesor dhe ate njerezor rrjedh nga NJE BURRIM, burrimi i energjise se jetes.

Ti kete energi  mund ta ndish sepse kjo energji ndodh ne trupin tend tani perderisa je duke e lexuar kete post. Si mund ta ndish kete energji e cila vibron non stop. Une i  kan tre sygjerime si mund ta “ushtrosh” vetveten ta ndish kete energji:

1. Nepermes meditimit, dmth kur je e qete dhe kur koncentrohesh VETEM ne frymarrje dhe jo ne “zhurmat” e miliona mendimeve qe ta kaplojne trurin. Pra, ulu kembekryq apo si eshte me mire per ty, mbylli syte dhe koncentrohu ne frymarje. Mbas 10 minutave e sjell vemendjen tek duarte, ndije se ki duar. Kur te sjell vetedijen ne duar ti do ta ndish nje vibracion tek duarte apo pulsime te rregullta. Vazhdoja keshtu me cilin organ te duash…sjelle vetedijen dhe koncentroju ne frymarje. Sa here te shohish vehten qe je ne mendime atehere khtehu ne frymarje. Kete e ben kur je ne qetesi, mengjes kur je zgjuar apo mbremje para se te flejsh. Medito qdo dite nga 15 minuta, pastaj rregullisht me gjate deri ne nje ore.

2. Mendimet pozitive jane ato te cilat ti mund ta ndish energjine e jetes. Ne koken tone ndodhin dialogje te brendshme qe jane te pafundshme. Keto dialogje na bejne qe mos ta ndijme “zerin” tend te mberndshem, ze qe eshte burrim i kreativitetit dhe jetes. Sjelle vemendjen te ketu dialogje dhe observoji ato. Takoji keto mendime pa u shqetesuar. Sa here te ndish mendime negative pyete “a jane keto mendime te vertetea?”
Si do te tingellonte mendimi i kundert? Pozitiv.
Mendimet pizitive te arrijne atehere kur e trajton vetveten me respekt dhe dashuri. Kur nuk e lejon vetveten te jesh ne qaste apo situate qe nuk deshiron te jesh. Mendimet pozotive te vijne atehere kur ndihesh mire. Logike apo?..

3. Burrimi i trete i energjise se jetes eshte Gezimi apo lumturia, apo ndjenja e gezimit. Nuk e di se a e ke studiju te gjitha burrimet qe te behsh te gezohesh? Filloja sot. Qka te ben te jesh e gezuar? A e ndin kenaqesine nga sendet e vogla? Ushqimin qe e han, ujin qe e pin. Cdo gje qe sheh dhe prekë. (touch)
Cdo detal i vogel qe e shef  te perjetohet me 100% vetedije .Mrekullin e rrezeve te drites kur ndrohen, nga ndriqimi deri kur nuk ndriqojne..apo ngjyres se barrit, luleve. Sikur femiju qe observon me vetedije nje send ashtu edhe ne ta sjellim ate ndjenje tek ne sepse na eshte humbur nga te gjitha perjetimet, mendimet, bisedat, ndjenjat.

Energjia e jetes je Ti.

Ti je NJË me cdo gje rreth teje.
Një  me fushën e krijimit dhe ne fushën e krijimt. Ti je fuqia që krijon qdo sekund, mbrenda dhe jashte organizmit tend, me apo pa vetedije ti krijon.

Fakti eshte se ti nuk muund ta ndish energjine e jetes perderisa nuk e ndin vetveten. Kur nuk e ndin vetveten nuk ndin gati asgje.

energjia e Jetes

Një përkujtim i shkurtër

apo permbledhje e posteve te mia te kaluara, shkurtimisht..perseritjet jane te mira dhe pedagogjike, kur ti perserisim sendet mesojme me mire…veq se duhet ta dijme dallimin e perseritjeve “te mira” dhe atyre “te kqeija”…apo perseritjet qe na bejne mire dhe ato qe na demtojne…

me poshte vijojne perseritjet qe te bejne te ndihehs mire.

1. Kushotja nje ore ne dite vetem vehtes

2. Ben gjëra qe të bëjne te gezuar, kenaqur, te jep energji

3. Largoju fjaleve dhe mendimeve qe te marrin energjine dhe kreativitetin (sidomos nese i ke degjuar 500000000000 here me heret)

4. Tako persona qe te bejne te ndihesh mire, dhe te inspirojne

5. Lexo dhe kerko sende neper internet qe vetem te dhurojne gezim dhe kenaqesi.

6. Largoju lajmeve “Informative” qe vetem lajmrojne per konflikte te ndryshme lokale dhe globale. (5.000 vitet e fundit kurgjo e re ska ndodh per zgjedhjen e konflikteve, te njejta informata neper vende te ndryshme)

7. Mos lexo sende apo merr informata qe ta ngrisin friken apo shkaktojne frike.

8. Cdo dite kushtoja nje vemendje frymarjes dhe trupit tend, ne qetesi ku je ulur apo shtrire per te pushuar.

9. Falenderohu per te mirat qe i ke arritur dhe gjerat qe te japin gezim, inspirim, keaqesi dhe te ndihesh mire.

10. Degjo muzike qe te ben te ndihehs mire, kur nuk je e diponuar, apo lexu diqka qe ta ndrron nivelin e gezimit.

11. Te jesh e/i lumtur ne jete nuk do te thote te mos ndish pikellim apo dhembje, kur ne jete ndodhin procese te ndryshme qe shkaktojne ndrimme fatale apo mungese te personave qe nuk jane ne mesin tone me.Vdekja eshte nje proces dhe nje pjese e jetes. (Mendimi im eshte qe askush nuk “vendos” me lënë këte dimension te jetes, nese personi nuk eshte vete i gatshem. Kur te merret “vendimi” edhe ndrrohet dimenzioni, pa marre parasysh moshen.)

12. Ne operojme nga nje nivel me i thelle se qe eshte intelekti.

13. Mendo dhe perkujtoja vetit qe dite se qdo gje qe ndodh ne jete eshte per te ndryshuar per me te mire.

14. Akseptimi (pranimi) dhe falja jane te nivelt te larte te vemendjes, dhe personat qe falin jane persona qe kane arritur kontaktin me fuqine Univerzale dhe ate Krijuese.

15. Dashuria eshte qendrim dhe nuk eshte ndjenje.

16. Te ndish dashurine konstant eshte te mos xhykosh dhe vleresosh ne menyre negative.

17. Dashuria dhe falja jane kombinime hyjnore.

18. Ti je nje reflektim i Dashurise Univerzale dhe asaj Krijese qe ka krijuar bazen e te “mires” ne univerzin dhe jetes tone.

19. Ti je nje fuqi dhe edhe ti e ke rolin tend te krijosh qe te besh ndryshime, ne kete planet. Gjeje atë.

20. Ti je vete DASHURIA, dhe ti vepron sipas ligjit Univerzal, ligj natyror dhe ate qe ka krijuar token dhe univerzin, galaksite e pafundshme.

21. Ti je krijuesja/si e jetes tende ne bashkepunim me krijuesin Univerzal. Qka te kerkon me tetedije ose nenveteije ajo do te jipet. Keshtu qe vepro dhe krijoje jeten me vetedije.

Te ecesh perpara

Shume njerez ne kete planet kane veshtersi te ecin me tutje ne jete edhe pse deshira e tyre eshte  e madhe per kete ndryshim.

Qe te levizesh nga pika A ne piken B ose ne pikat tjera te segmentit te jetes do te thote ti eliminosh veshtersite  dhe problemet qe te kane penguar per te “levizur” me tutje, pra ne sferat e ndryshme te jetes, pune, relacione, edukim, e keshtu me radhe.

Cka do te thote te jesh e/i ngujitur dhe si ta eliminosh kete fakt?

Te jesh e/ i ngujitur nuk do te thote vetem te qe nuk mund te shkosh perpara, por edhe te mos kesh rezultate qe ti don ti arrine ne jete, cfardo rezultate qe jene. Ta eliminosh kete fakt qe nuk te le te leviz duhet te “pastrosh” bagazhin e jetes.

Ti eliminosh ndjenjat dhe dhimbjet qe tu kane shkaktuar ne femijeri dhe kur ke qene e/i rrittur.

Cila eshte shenja qe te ben te ditur qe ti je e/i ngulitur.

Symptomet  e ngulitjes :)…jane te ndryshme, ajo me q qarta eshte kur t´ja fillon diqka e e lene ne gjysme. Si psh. punen, shkollen, detyrat, nese ia ke filluar ndonje renovim te shtepise dhe nuk e ke kryer deri ne fund, te gjitha ato “prishjet” e vogla qe kur nuk rregullohen. Syptomet tjera: ta shtysh punen per diten tjeter, gjithome vjen apo shkon apo e kryn detyren me vonese, kur nuk je e/i organizuar, kur nuk je efektiv, kur ndihesh e/i “paralizuar”, kur nuk je e/i motivuar dhe kur ke mungese te pasionit dhe gezimit.

Lexoji edhe njehere edhe shiqoji mire.

“Shkaketaret” kryesore qe na kane sjellur keto sympotme jane te shumta..me e zakonshmja eshte kritikat e perseritura, paraxhykimet, e perseritura,  ngucjet e perseritura, deshperimet e perseritura,..te gjitha keto qe kane ndodhur rregullisht ne jeten tone prej qe kemi qene te vegjel e deri me tash kane bere qe ne te jemi te ngujitur.

Si ti eliminojme keto ndjenja dhe emocione qe jane te regjistruara ne  nenvetedijen tone?

1. Te jemi te veteijshem qe jemi te ngujitur dhe te dijme se pse jane shkaketuar ato dhe ti ndalojme ti krijojme me tutje.

2. Shenoji ne nje flete se qka deshiron.

3. Pershkruaje se si jeta jote do te jete e ndryshuar kur e ke arritur qellimin

4. Pershkruaji emocionet/ndjenjat/kenaqesine se si do te ndihesh kur ti arish qellimet.

Shkruaje dhe printoje kete leter ta kesh afer dikund ku mund ta shohish cdo here. Perkujtoje vehten cdo dite dhe shkruaj sende te reja dhe qellimet e tua ne cdo sfere te jetes.

Me ne fund dua ta perkujtoj faktin se  nenvetedija jone na lene te ngujitur vetem se te na “mbron” nga deshperimet dhe dhembjet qe ne mund di marrim nese eventualisht deshirojme te bejme ndryshime ne jete. Nenvetedija i ka “regjistruar” eksperiencat e kaluara qe ne kane deshperuar, skaketuar dhembje dhe emocione negative.

Nese don  te arish ndryshim, filloje ndryshimin tek TI.

E une te uuroj fat dhe sukses dhe vetem dashuri! 🙂

P.s Nuk kam gjetur shprehje tjeter me te volitshme perveq se “ngultije”, qe ne anglisht eshet being stuck.

Susan Boyle – Inspirim, shprese, dashuri, kenaqesi..ALL IN ONE!

Ky post ose kjo video me ve te qesh dhe me jep ndjenje te nje kenaqesie madheshtore qe nuk di si ta pershkruaj..

Susan Boyle, femer 47 vjeqare qe e ka thyer rekordin e cdo videoje ne YOUTUBE, qe krejt globi tokesor flet dhe e percjell…sot videoja e saj i ka me se 60 milion “klicka”..nje femer nga nje fshat i vogel ne SKotland qe ka inspiruar cdo njeri ne cdo skaj te botes ne momentin kur e ka shkel skenen..

Ne emer timin dhe krejt atyre qe inspirohen cdo dite e falenderoj kete qenie qe jo vetem sjell inspirim por edhe shprese dhe buzeqeshje..moment kur i harron te gjitha brengat…THANK YOU SUSAN BOYLE!

Urdhero dhe harroji brengat per 6 apo 7 minuta…

Të jesh vet nuk do të thotë të jesh e/i vetmuar

edhe njëherë….të jesh vet nuk do të thotë të jesh e/i vetmuar…

edhe njëherë…:P….jo jo..

…por ndije fjalin ne gjithë trupin….dallimi eshte se i vetmuar eshte kur je vet..pa kerkend..te jesh vet eshte  ti kesh te gjithe pereth, por prap te ndihesh vet…

Sa here je ndi vet?…shpesh apo??…apo ralle..nese te ka rra ne mend ta ndish jeten…

Kete thenie qe sa e kam pas ne mendje kahere… sot per here te pare e kam pranuar se edhe pse nuk ndihem se jam vet fakti eshte se jam vet…vet me mendimet e mia, emocionet, ndjenjat, qendrimet…shpesh here nuk i ndaj kete ndjenja dhe emocione t sepse shumica nuk me kuptojne…sidomos koheve te fundit..as me te afermit as me njerezit qe jam shoqeruar gjate…

E kam pa se edhe shoqeria eshte bere e ngushte…vetem disa persona jane ne rrjetin tim te shoqerise…kete e kam be me vetedije pasi qe me shumcien nuk perputhemi me idejate mia…keta njerez qe me kane “mbet” ne rrethin tim jane te pakte ..edhe pse jane vetem disa vetë… energjia e tyre eshte sikurse te jem me te gjithe qytetin… me inspirojne, me japin fuqi dhe energji per te jetuar cdo qast…dhe qe me kuptojne…nuk me kritikojne, paraxhykojne, vleresojne..por cdo gje e shohin nga nje kontekst pozitiv dhe cdo gje ka domethenie per keta njerez..dhe mu…

Edhe pse njoh disa qindra njerez nuk do te thote se te gjithe i kam shoke apo shoqe…

E di se shumica e njerezve e edhe ti je ndi se je vet shume here..dhe per kete arsye do te them se nuk je vet..por je nje nga ne..te gjithe ne qe mendojme se jemi vete…

sjelle vetedijen tek qenia e yte e edhe ti gjeji njerezit qe te kuptojne dhe ta shofin vleren dhe potencialin e pakufishem qe e ke…sepse cdo njeri prej nesh eshte unik ne nje menyre unike…edhe per kete aryse i nevojitemi njeri tjetrin..qe ta inspirojme dhe japim kurrajo kur duhet dhe kur sduhet…ata njerez qe nuk ta shofin vleren ata njerez ta marrin “energjine” qe te nevojitet per tu zhvilluar dhe arrish qellimet qe i ke apo qe do ti kesh…

Sjelle vetedijen se nuk je e/i vetmuar edhe pse ndihesh se je vet…dhe mos harro te besh gjera qe ta “kenaqin” shpirtin dhe qe zemra ta don, perdrisa nuk eshte diqka qe eshte e demshme per shendetin dhe fiziken tende…

Ke guxim ta ndish zerin brenda teje qe te jep kurrajo dhe shprese se do te behet mire…dhe mos harro se asgje nuk ndodh per tu bere me keq por perkundrazi…ckado qe te ndodh eshte per qellim qe te behet me mire se qe ka qene…

ska lidhje edhe nese nuk me beson se ckado qe ndodh eshte per te mire…kete do ta kuptosh kur ta sjell vetedijen dhe kupton domethenien e qenies yte dhe se ne te vertete kush je..

Kush mshefet mbas mijera maskave dhe “fasadave” te ndertuara per ta mbrojtur qenien tende…?..ku eshte burrimi i egzistences tende sepse ti nuk ke “ardhur” ne kete planet vetem per se koti…

Ti ke domethënie…gjeje atë dhe do ta shofish se nuk je vet!

Të bërtasësh është të kërkosh ndihmë

Sikurse tek femijet ashtu edhe tek te rriturit fakti eshte i njejte.

Nese ke pervoj se dikush te bertet ose ti i bertet dikujt beju e/i vetejshme prej sotit qe ndihma eshte ne pytje. E pse nuk dijme menyra tjera pper te kerkuar “ndihme” aty mund te diskutohet shume..sipas eksperiences time bertima eshte rrugdalja e vteme per shumicen e te rriturve dhe femijve te kerkojne ndihme mbasi qe format tjera nuk i dijme.

Nuk dijme si ti shprehim emocionet tona, bertima eshte me e zakonshme dhe te vetmen qe shumica jane mesuar nga njeri tjetri, per nje kohe te gjate dhe nepermes shume gjeneratave, mediave, filmave, e keshtu me radhe.

Problemi eshte se me bertime ralle e ndryshon situaten nese deshiron ndihme. Ndoshta momentalisht, por jo nese eshte pytja tek nje nderrim me te thelle.

Kur dikush te bertet mos i bertit…vetem kujtoje se ti je personi qe mund ti ndihomsh atij ose asaj qe te bertet, per kete arsye ajo ose ai te drejtohet ty me bertimen. Mos e gjyko personin dhe bere te ditur se cdo e vertete qe del nga personi eshte e verteta e personit.

Perderisa nuk dijme forma tjera ta shprehim frustracionin, dhembjen, friken tone mundemi qe sado pak te ndryshojme “taktiken” athere kur ta sjellim vetedijen ne faktin se pse bertasim. Athere ka shprese te fillohet ndryshimi.

Kur ti ndryshohesh ndryshohen edhe te tjeret pereth teje, keshtu qe mos shpenzo energji kot duke i mesuar ose treguar te tjereve si te ndryshohen…

..ti do te jesh shembull dhe pasqyre e ndryshimit veteme atehere kur ti ndryshon.  Ndrysho te degjosh pa bertitur, vleresuar, xhykuar dhe kritikuar.

Dashuria eshte e vetmja rrugdalje nga cdo krize dhe dhembje. Dashuria e pakushtezuar.

Trupi ynë është pasqyrë e emocioneve dhe mendimeve tona

Trupi ti zbulon mendimet dhe qendrimet.

Pa marre parasysh formen e trupit apo gjendjen shendetesore te trupit..trupi yt je TI, mendimet, qendrimet, dhemjbet, ndjenjat, frika, dashuria, te gjitha ketu trupi “ti qet ne shesh”.

Nese trupi ndihet mire dhe eshte i krijuar pa kurrfare dhembje dhe formen qe ti ndihesh mire atehere ti je nje person i suksesshem dhe ardhmeria eshte e ytja.

Ne qofte se e ke krijuar nje trup qe nuk ndihesh mire me, apo nese ke dhembje “aty ketu” apo kronike atehere ti duhesh gjithsesi tja vazhdosh ta lexosh kete blog dhe paralelisht ta ndrosh qendrimin dhe stilin e jetes.

Trypi yne ndertohet sipas mendimeve dhe instikteve tona. Trupat formohen per tu kenaqur ose per tu mbrojtur nga “rreziqet” qe ne i shohim si rreziqe.  Rreziqe ndaj egzistences tone, qe ne mendojme eshte egzistenca apo identiteti yne.

Kur te kupton se nuk ka rrezik tjeter perveq qe reziku me i madh i vetvetes je ti atehere ka shpresa qe edhe trupi ta nderron konstrukcionin, formen apo balancin e vet brenda dhe jashte.

Nese nuk kupton qka po shkruaj momentalisht ska lidhje. Do ta kuptosh me vone nese vazhdon te lexosh materiale  te ngjajshem. Vazhdo ta ushtrosh vetedijen, ushtro te ben gjera qe vetem ty te pelqejne dhe kenaqu dhe ushtro te thuash “jo” kur ke deshire te thuash jo, thuaj “Po” atehere kur eshet mire dhe shendetshem per ty dhe trupin tend.

Trupi eshte fantastik, qe kurre nuk te deshperon dhe qe gjithmone te tregon dhe te ben me dije kur eshte mjaft. Trupi edhe te tregon kur duhesh ta ndrosh mendimin dhe ndjenjen ne te. Trupi mban mend qka ki perjetu me heret edhe pse inteluktualisht truri nuk “mban mend”.

Keshtu qe trajtoje trupin sikur te vetmen qe ta don te miren. Qe ta kuposh trupin duhesh tja fillosh ta degjosh dhe respektosh ate me shume.

Trupi komunikon me TY qdo sekund cdo dite tere jeten tende, deri ne sekondat e “fundit” apo “fillimt” te diqka te re.

Vetem DASHURI!

Trupi i shendetshem

Mendimi i shendetshem = trupi i shendetshem

Naten e mire botë!

Mbas nje dite shume aktive dhe relativisht te sukseshme po e perfundoj diten me nje urim dhe deshire qe Ti ta kesh nje nate fantastike dhe gjume te embel.

Por para se tja fillosh nates fantastike dhe gjumit te embel te kisha propozuar qe kur te shtrihesh ne shtrat t’ja kushtosh trupit tend nje vemendje te veqante. Sjelle vetedijen tek duarte. Ti do ti ndish duarte sapo qe te sjellesh vemendjen, nese jo athere shtrongoje doren per disa sekonda..mbaje te shtrenguar dhe shliroje…athere do ta ndish..

Ndije veten prej mbrendesise..vazhdoja me frymarje..ndije se si kraheroret dhe gjoksi levizin me takt te frymarjes..ndiji kembet…sjelle vemendjen atje..sjelle vemendjen te muskujt e fytyres…duke bere grimaza dhe pastaj sjelle vemendjen te cdo pjese e fytyres..dhe nese ja vazhdon keshtu deri sa te vjen te organi i fundit ty te ka marre gjumi kahere :)…

Ky eshte nje uhstrim fantastik qe ti ta ndish perfeksionizmin tend dhe te trupit tend si dhe ta ushtrosh ta aktivizosh vemendjen dhe vetedijen..sepse pa vetedije as truri nuk e luan funkcionin e vet te perkryer.

P.s. Mos harro me marre fryme thelle disa here.

Macat e mrekkulueshme
:)….Mrekulli dhe dashuri pa kufij 🙂