Biografia e punes time 1992-e me tutje

Viktime apo fituese?
(3 vite une dhe familja ime kemi qene refugjate pa leje qendrimi. Ajo do te thote se 3 vite do te me kishin shkuar kot, po ne qofte se nuk do te kisha qene aktive).

Me qene refugjate per shumicen eshte nje identitet negativ. Ne rastin tim ka qene inspirues. Zgjidhja ime qe atehere do te ishte te rrija si te tjeret apo te punoja? Nga kjo periode jam mesuar shume.

Me poshte vijon jeta ime profesionale ne Suedi:

1992-1995 – Perkthyese ne spitalet e lindjes ne Suedi, Finlande dhe Norvegji.
Perkthimi u bente nga gjuha shqipe dhe serbokroatishte ne anglishte. Gjate kesaj periode e kam pasur statusin e refugjatit dhe kjo nuk me ka ndaluar t’ju ndihmoj grave ne lindje.  Neper kampet e refugjateve ne Suedi, Finlande dhe Norvegji Elvira Haxhiaga ishte bere profil me referneca te mira per grate e ish-Jugosllavise qe ishin ne lindje. Puna dhe roli im nuk ishte vetem te perkthej, por edhe t’i mbeshtes keto gra qe i kishte kapluar frika sepse nuk e dinin as gjuhen e as kulturen. Te shumten e rasteve as burri nuk ishte prezent, sepse dikush duhej te rrinte me femijet tjere qe i kishte familja.

Prezenca ime jo vetem se ishte lehtesi e madhe per grate, por edhe per mjeket. Isha bere aq e njohur sa qe me ftonin te perkthej edhe ne largesi te medha. Taxi vinte me mirrte ne oret e hershme te mengjesit dhe me kthente, ne oret oret e vona te mbremjes, apo edhe pas disa ditesh. Ajo mvarej nga zgjatja e procesit te lindjes se femiut.  Atehere isha vetem 18 vejcare. Per kete pervoje do te mundesha ta shkruaj nje liber, sepse keto rreshta nuk me mjaftojne. Sidoqofte relevanca e ketij artikulli eshte vetem pervoja e punes time dhe jo perjetimet e punes. Prandaj do te qendroj aty.


1997-2000 – Mesimdhenese ne teknologjine kompjuterike dhe mediat digitale (projekt i EU-se ne Suedi.

Pas tre vitesh bredhjeje si refugjate neper Suedi, Finlande dhe Norvegji me ne fund une dhe familje ime e muarrem leje qendrimin ne Suedi.
E kam pasur vetem nje vit ta kryej nivelin e gjimnazit ne Suedi. Per nje vit i kam kryer tri vite me note mesatare (4,3 nga 5) dhe pas kesaj e pata te drejten te studjoj ne nivelin univerzitar ne vitin 1996. Po te ishte relevante do te shkruaja pak se si ishte te kaloj nga statusi i refugjatit ne Univerzitetin me te lashte te Suedise, Lundit, brenda nje viti. Gjuha suedeze ishte bere si e imja gati, por prap kisha veshtiresi ne universitet. Vetem gjuha nuk kishte dallim, por edhe stili i komunikimit dhe prestigji i larte qe kishte ky univerzitet.
Gjate studimeve te sistemeve kompjuterike ne Lund une e gjeta nje pune si mesimdhenese e teknologjise se kompjuterit. Ne ate kohe DOS-i ishte sistem operativ relativisht i ri si dhe Microsoft Office dhe gati askush nuk e zoteronte sic duhej. Per mua ishte nje mundesi te gjeja pune sa isha studente.
Pasi qe sistemet kompjuterike dhe programimi nuk ishin pjese e identiettit tim profesional une e ndryshova degen dhe diplomova sikur Webbmaster. Specialiteti im ishin webbfaqet dhe dizajnimi i tyre.
Pas punes si mesimdhenese neper kurse te ndryshme, une fillova te punoj si dizajnere ne nje ekip te nje projekti te Eu-se ku puna kryesore ishte digjitalizimi i mediave te ndryshme.

2000-2005, Radioja Suedeze- Udheheqese e lajmeve ne Provincen e Skånes dhe Malmö. 

 

KIDS
2000-2007 Sektori publik, kommuna e Malmös, regjionet dhe qeveria suedeze

Integrimi, Punesimi, Zhvillimi gjuhesor dhe te rrinjetDepresionet dhe ankthet
Mbrenda ketyre viteve kam punuar me shume veprimtari brenda komunes dhe regjionit dhe qe qeshtjet kryesore te puens time kane qene, integrimi, papunesia, zhvillimi gjuhesor si dhe te rrinjet.
Kam udhehequr projekte suedeze te nivelit te larte ne bashkepunim me qeverine ne ate kohe ku qellimi ishte te beheshin ndryshime ne strukturat suedeze kur ishet fjala per punesimin e grupeve te ndryshme etnike dhe integrimin e tyre ne shoqerine suedeze.
Pas kesaj kam kordinuar punen e shoqatave te ndryshme rinore suedeze dhe multi-etnike  ne nivelin lokal, regjional dhe kombetar.
Nje nga projektet e mia ende egziston dhe vlen te permenden e ajo eshet “Kids listen to kids”. Qellimi i ketij projekti eshte qe femijet e rritur te trajnohen dhe te jene lidere te pamvarur te femijeve me te vegjel, duke udhhequr aktivitete te ndryshme. Me keto lloj projekte jane parandaluar kriminaliteti ne vendbanimet ku kryesisht jetonin grupet e ndryshme multi -etnike.
Malmöja eshte i vetmi qytet ne Evrope ku jetojne mbi 200 nacionalitete te ndryshme te botes dhe fliten po aq gjuhe dhe eshte fantastike qe keto grupe jetojne ne paqe ketu ne Suedi. Shumica nga keto grupe vijne nga luftat dhe konfliktet e ndryshme.
Ne kete period e kam takuar depresionin dhe ankthin me ata te cileve ju ndihmoja, por edhe antkthin tim. Dhe ishte koha te marr kete gjendje me seriozitet.
Pas kesaj ja fillova studimeve psiko-sociale si dhe terpaive te ndryshme ku edhe une vet trajtohesha. Ketu vlen te thuhet se asnjehere skam marr antidepresiva edhe pse me jane sygjeruar.

2007- sot e ne vazhdim Pronare e firmes time “Obruten Mark”- Terapiste, Keshillatre dhe ligjeruese
Ish kriminelet e rrinj, nderrmaresit,depresioni dhe zhvillimi i karrieres
Ky vit eshte nje epoke e re per mua si krijuese dhe pronare e biznesit tim. Ne keto vite identiteti

Företagareim profesional eshte zhvilluar dhe kahja e saj eshte duke e marr nje drejtim te caktuar.
Si pronare e firmes time pranoja misione te ndryshme nga shteti suedez, organizatat dhe kompanite  e ndryshme suedeze e daneze per t’ju ndihmuar ketyre me qellimet e tyre te caktuara kur ishte fjala tek zhvillimi personal, karrieres dhe punesimit.

Nje nder projektet qe ma kane ndryshuar perspektiven e jetes si femer dhe qytetare e ketij planeti, ishet misioni im me ish kriminelet e rrinj. Qellimi im ketu ishte t’i keshilloj dhe tju ndihmoj 50 te rrinjve dhe rejave prej moshes 18 deri ne 25 te behen lider te jets se tyre. Nga ky grup kishte edhe mjaft te rrinj shqiptare dhe aty e kam konstatuar nje gje shume te rendesishme. Vemendja dhe prezenca e prinderve tek femijet e tyre eshte esenca e nje jete pa probleme per femijet e tyre.

Me shkruaj nese ke pyetje tek:
elvira@lookfeeldogood.com

Emine Goxhuli

meqense jam ne specializim per mjeksi familjare dhe jam duke studijuar menagjmentin shendetsor shprehi deshiren te bashkpunoi me juve.
ne te gjitha sferat dhe veqanerisht ne sferen e menagjmentit shendetsor
Gjithe te mirat nga Mitrovica.

Your email address will not be published. Required fields are marked *