Të jesh vet nuk do të thotë të jesh e/i vetmuar

edhe njëherë….të jesh vet nuk do të thotë të jesh e/i vetmuar…

edhe njëherë…:P….jo jo..

…por ndije fjalin ne gjithë trupin….dallimi eshte se i vetmuar eshte kur je vet..pa kerkend..te jesh vet eshte  ti kesh te gjithe pereth, por prap te ndihesh vet…

Sa here je ndi vet?…shpesh apo??…apo ralle..nese te ka rra ne mend ta ndish jeten…

Kete thenie qe sa e kam pas ne mendje kahere… sot per here te pare e kam pranuar se edhe pse nuk ndihem se jam vet fakti eshte se jam vet…vet me mendimet e mia, emocionet, ndjenjat, qendrimet…shpesh here nuk i ndaj kete ndjenja dhe emocione t sepse shumica nuk me kuptojne…sidomos koheve te fundit..as me te afermit as me njerezit qe jam shoqeruar gjate…

E kam pa se edhe shoqeria eshte bere e ngushte…vetem disa persona jane ne rrjetin tim te shoqerise…kete e kam be me vetedije pasi qe me shumcien nuk perputhemi me idejate mia…keta njerez qe me kane “mbet” ne rrethin tim jane te pakte ..edhe pse jane vetem disa vetë… energjia e tyre eshte sikurse te jem me te gjithe qytetin… me inspirojne, me japin fuqi dhe energji per te jetuar cdo qast…dhe qe me kuptojne…nuk me kritikojne, paraxhykojne, vleresojne..por cdo gje e shohin nga nje kontekst pozitiv dhe cdo gje ka domethenie per keta njerez..dhe mu…

Edhe pse njoh disa qindra njerez nuk do te thote se te gjithe i kam shoke apo shoqe…

E di se shumica e njerezve e edhe ti je ndi se je vet shume here..dhe per kete arsye do te them se nuk je vet..por je nje nga ne..te gjithe ne qe mendojme se jemi vete…

sjelle vetedijen tek qenia e yte e edhe ti gjeji njerezit qe te kuptojne dhe ta shofin vleren dhe potencialin e pakufishem qe e ke…sepse cdo njeri prej nesh eshte unik ne nje menyre unike…edhe per kete aryse i nevojitemi njeri tjetrin..qe ta inspirojme dhe japim kurrajo kur duhet dhe kur sduhet…ata njerez qe nuk ta shofin vleren ata njerez ta marrin “energjine” qe te nevojitet per tu zhvilluar dhe arrish qellimet qe i ke apo qe do ti kesh…

Sjelle vetedijen se nuk je e/i vetmuar edhe pse ndihesh se je vet…dhe mos harro te besh gjera qe ta “kenaqin” shpirtin dhe qe zemra ta don, perdrisa nuk eshte diqka qe eshte e demshme per shendetin dhe fiziken tende…

Ke guxim ta ndish zerin brenda teje qe te jep kurrajo dhe shprese se do te behet mire…dhe mos harro se asgje nuk ndodh per tu bere me keq por perkundrazi…ckado qe te ndodh eshte per qellim qe te behet me mire se qe ka qene…

ska lidhje edhe nese nuk me beson se ckado qe ndodh eshte per te mire…kete do ta kuptosh kur ta sjell vetedijen dhe kupton domethenien e qenies yte dhe se ne te vertete kush je..

Kush mshefet mbas mijera maskave dhe “fasadave” te ndertuara per ta mbrojtur qenien tende…?..ku eshte burrimi i egzistences tende sepse ti nuk ke “ardhur” ne kete planet vetem per se koti…

Ti ke domethënie…gjeje atë dhe do ta shofish se nuk je vet!

Të bërtasësh është të kërkosh ndihmë

Sikurse tek femijet ashtu edhe tek te rriturit fakti eshte i njejte.

Nese ke pervoj se dikush te bertet ose ti i bertet dikujt beju e/i vetejshme prej sotit qe ndihma eshte ne pytje. E pse nuk dijme menyra tjera pper te kerkuar “ndihme” aty mund te diskutohet shume..sipas eksperiences time bertima eshte rrugdalja e vteme per shumicen e te rriturve dhe femijve te kerkojne ndihme mbasi qe format tjera nuk i dijme.

Nuk dijme si ti shprehim emocionet tona, bertima eshte me e zakonshme dhe te vetmen qe shumica jane mesuar nga njeri tjetri, per nje kohe te gjate dhe nepermes shume gjeneratave, mediave, filmave, e keshtu me radhe.

Problemi eshte se me bertime ralle e ndryshon situaten nese deshiron ndihme. Ndoshta momentalisht, por jo nese eshte pytja tek nje nderrim me te thelle.

Kur dikush te bertet mos i bertit…vetem kujtoje se ti je personi qe mund ti ndihomsh atij ose asaj qe te bertet, per kete arsye ajo ose ai te drejtohet ty me bertimen. Mos e gjyko personin dhe bere te ditur se cdo e vertete qe del nga personi eshte e verteta e personit.

Perderisa nuk dijme forma tjera ta shprehim frustracionin, dhembjen, friken tone mundemi qe sado pak te ndryshojme “taktiken” athere kur ta sjellim vetedijen ne faktin se pse bertasim. Athere ka shprese te fillohet ndryshimi.

Kur ti ndryshohesh ndryshohen edhe te tjeret pereth teje, keshtu qe mos shpenzo energji kot duke i mesuar ose treguar te tjereve si te ndryshohen…

..ti do te jesh shembull dhe pasqyre e ndryshimit veteme atehere kur ti ndryshon.  Ndrysho te degjosh pa bertitur, vleresuar, xhykuar dhe kritikuar.

Dashuria eshte e vetmja rrugdalje nga cdo krize dhe dhembje. Dashuria e pakushtezuar.

Trupi ynë është pasqyrë e emocioneve dhe mendimeve tona

Trupi ti zbulon mendimet dhe qendrimet.

Pa marre parasysh formen e trupit apo gjendjen shendetesore te trupit..trupi yt je TI, mendimet, qendrimet, dhemjbet, ndjenjat, frika, dashuria, te gjitha ketu trupi “ti qet ne shesh”.

Nese trupi ndihet mire dhe eshte i krijuar pa kurrfare dhembje dhe formen qe ti ndihesh mire atehere ti je nje person i suksesshem dhe ardhmeria eshte e ytja.

Ne qofte se e ke krijuar nje trup qe nuk ndihesh mire me, apo nese ke dhembje “aty ketu” apo kronike atehere ti duhesh gjithsesi tja vazhdosh ta lexosh kete blog dhe paralelisht ta ndrosh qendrimin dhe stilin e jetes.

Trypi yne ndertohet sipas mendimeve dhe instikteve tona. Trupat formohen per tu kenaqur ose per tu mbrojtur nga “rreziqet” qe ne i shohim si rreziqe.  Rreziqe ndaj egzistences tone, qe ne mendojme eshte egzistenca apo identiteti yne.

Kur te kupton se nuk ka rrezik tjeter perveq qe reziku me i madh i vetvetes je ti atehere ka shpresa qe edhe trupi ta nderron konstrukcionin, formen apo balancin e vet brenda dhe jashte.

Nese nuk kupton qka po shkruaj momentalisht ska lidhje. Do ta kuptosh me vone nese vazhdon te lexosh materiale  te ngjajshem. Vazhdo ta ushtrosh vetedijen, ushtro te ben gjera qe vetem ty te pelqejne dhe kenaqu dhe ushtro te thuash “jo” kur ke deshire te thuash jo, thuaj “Po” atehere kur eshet mire dhe shendetshem per ty dhe trupin tend.

Trupi eshte fantastik, qe kurre nuk te deshperon dhe qe gjithmone te tregon dhe te ben me dije kur eshte mjaft. Trupi edhe te tregon kur duhesh ta ndrosh mendimin dhe ndjenjen ne te. Trupi mban mend qka ki perjetu me heret edhe pse inteluktualisht truri nuk “mban mend”.

Keshtu qe trajtoje trupin sikur te vetmen qe ta don te miren. Qe ta kuposh trupin duhesh tja fillosh ta degjosh dhe respektosh ate me shume.

Trupi komunikon me TY qdo sekund cdo dite tere jeten tende, deri ne sekondat e “fundit” apo “fillimt” te diqka te re.

Vetem DASHURI!

Trupi i shendetshem

Mendimi i shendetshem = trupi i shendetshem

Naten e mire botë!

Mbas nje dite shume aktive dhe relativisht te sukseshme po e perfundoj diten me nje urim dhe deshire qe Ti ta kesh nje nate fantastike dhe gjume te embel.

Por para se tja fillosh nates fantastike dhe gjumit te embel te kisha propozuar qe kur te shtrihesh ne shtrat t’ja kushtosh trupit tend nje vemendje te veqante. Sjelle vetedijen tek duarte. Ti do ti ndish duarte sapo qe te sjellesh vemendjen, nese jo athere shtrongoje doren per disa sekonda..mbaje te shtrenguar dhe shliroje…athere do ta ndish..

Ndije veten prej mbrendesise..vazhdoja me frymarje..ndije se si kraheroret dhe gjoksi levizin me takt te frymarjes..ndiji kembet…sjelle vemendjen atje..sjelle vemendjen te muskujt e fytyres…duke bere grimaza dhe pastaj sjelle vemendjen te cdo pjese e fytyres..dhe nese ja vazhdon keshtu deri sa te vjen te organi i fundit ty te ka marre gjumi kahere :)…

Ky eshte nje uhstrim fantastik qe ti ta ndish perfeksionizmin tend dhe te trupit tend si dhe ta ushtrosh ta aktivizosh vemendjen dhe vetedijen..sepse pa vetedije as truri nuk e luan funkcionin e vet te perkryer.

P.s. Mos harro me marre fryme thelle disa here.

Macat e mrekkulueshme
:)….Mrekulli dhe dashuri pa kufij 🙂

Mosbesimi + rezistenca = shkatrrim i jetes

Pse jam qaq dramatike?

Sepse kam pa mjaft shembuj dhe shoh ende dallimin e atyre qe arrijne suksese ne jete dhe atyre qe nuk arrijne. Te atyre qe jane te kenaqur me jeten dhe jane ne paqe me vetveten dhe te atyre qe jane te hidheruar, qe bertasin dhe qe qdo here dikush tjeter ka faje per mosukseseve ne jete.

E kam nje definicion te thjeshte ta them:

“Nese je aty ku nuk deshiron me qenë, kjo ndodh per arsye se ti reiston”. Rezistenca eshte e madhe, dhe arsyeja se pse ti nuk i arrijne qellimet e tua ne jete (nese ki qellime) athere eshte sepse reziston, shume thjeshte.

Prej nga rrjedh rezistimi?

Do ta pershkruaj nje pergjegjje te thjeshte edhe pse perspektivat jane te ndryshme me dimenzione si: vetedija dhe nenvetedija.

Nese e mendojme “bagazhin” tone te jetes, si e kemi mbushur ate? Me qfare experienca, emocione dhe qendrime?

Shumica prej nesh e kane bagazhin ku frika ka qene burrimi i jetes. Nese e shiqojme perspektivat historike, gjenetike, dhe ato intelektuale e shohim se frika ka bere qe ne mos te besojme ne resurset tona qe i kemi, frika ka bere qe ne te jemi ne konflikte, te niveleve nacionale, shoqerore, familiare dhe konflikteve tona me vetveten.

Te gjitha keto konflikte qe i kemi “terhequr” ne jeten tone jane pasqyre e konflikteve tona me vetveten.

Emocionet qe sjell frika nuk jane aq te mira dhe nuk rezultojne mire. Emocionet qe sjell frika eshte edhe mosbesimi. Mosbesimi. Ti e din se shume pak njerez kane besuar ne ty. Shume njerez te kane kritikuar dhe te kritikojne ende. Shume njerez te kane xhykuar. Shume njerez te kane marre te drejten qe vet te vendos per jeten tende. (direkt apo indirekt9. Normat qe i ka krjuar shoqeria para mijera vitesh ty ta drejtojne jeten sot, indirekt. Shume njerez nuk te kane dhene alternativa te zgjedh por kane zgjedhur qka eshte ma “Mire” per ty. Shume njerez…te perspektivave qe i permnda me larte..nese i shiqon ne perspektiven historike..paraardhesit e tu. Stergjysherit dhe paraardhesit e tyre..te gjithe e kane bagazhin e njejte sikur ti. Edhe atyre e njejti mosbesim ka qene. Askush nuk ju ka besuar dhe askujt nuk i kane besuar. Te gjithe jane kritikuar dhe kana kritikuar. Zingjiri eshte i gjate dhe me shume nyje.

Kur ti je e/i kritikuar, paraxhykuar, vleresuar, kur ty te mirren te drejtat direkt dhe indirekt te vendos per jeten tende aty edhe te humb besimi se TI din dhe ki potencial dhe resurse te mjaftueshme per ta drejtuar jeten tende dhe te arrish suksese ne cdo lami te jetes.
Si ta fitosh besimin?…besimin se ti je “perendeshe” dhe “perendi ” e /i jetes tende. Ti je burrimi dhe kontakti kryesor me fuqine supernatyrore dhe kozmike qe shumica ne bote e quajen Zot. Nese e shiqon faktin se si eshte e perbere mbrendesia yte dhe sa perfekte eshte se cdo qelize ne trupin tend punon dhe vepron sipas ligjit supernatyror qe eshte NJE me TY.

Nese e ndin mbrendesine tende perfekte ti do ta kuptosh se mbrendesia yte perfekte je TI.

TI je qelizat e tua ti je zemra ye qe eshte pump dhe gjenerator i lumturise qe rrjedh neper trupin tend. Lumturia eshte gjaku yt qe te kaplon neper cdo kanal. Nese e sjell vetedijen ne mbrendesin e cdo organit mbrenda dhe jashte ti do ta ndish se jeten nga mbrenda ne jashte. Kur ti nuk je e lumtur as gjaku nuk te rrjedh ne balans. Kur gjaku nuk rjedh si duhet neper kanalet e trupit athere trupi do te kete dhembje.

Kur trupi ka dhembje eshte shenje se ti duhesh te ndryshosh diqka ne jeten tende. Mendimet ndoshta?Qendrimet dhe friken?

Nese e sjell vetedijen se ti je Krijuesi yt ne bashkepunim me Krijuesin supernatyror dhe universal dhe nese e shiqon se frika ka sjellur rezistencen ti mund te besh ndryshime. Leshoje friken dhe besoj instinktit tend se qka ta don zemra ate edhe bëje. Filloja me ate. Aktivozoje vetedijen dhe sjelle vetedijen ne cdo akt te jetes. Benu e vetedijshme kur ti vepron nga frika ose nga dashuria per me be qka deshirn me be.

Sjelle vetedijen ne “falje”. Falju gabimin te gjithe atyre qe te kane shkaktuar dhembje dhe te kane sjelur mosbesim. Ate e kane bere sepse nuk kane dite me mire. Me fal eshte te ngitesh vibracionin e vetedijes.

Kur e kupton me ne fund edhe pajtohesh me faktin se ti e krijon jeten tende vet athere shpresoj se ndryshimet jane pozitive.

Me rezistencen duhesh te punosh cdo dite. Sepse rezistencen e kemi te “regjistruar” dhe “programuar” ne cdo qelize te trurit. Me vetedije mund ta c’regjistrojme, pastrojme dhe bejme regjistrime te reja qe neve personalisht na konvenojne dhe na sjellin lumturi dhe vetem paqe dhe dashuri mbrenda dhe jashte nesh.

Kur ne jemi ne paqe brenda dhe jashte athere paqja do na vij ne familje, farefis, shoqeri,  shtet dhe bote.

“New Earth” me Oprah dhe Eckhart Tolle

Ne kete post po e propozoj/rekomendoj nje “link” qe te dergon direkt ne web faqen e Oprah WInfrey-it. Shpresoj qe shumica kane degjuar per Oprah.

Per me shiqu vidon ne skype kliko ketu.

Ketu mund ti shiqosh 10 kapituj me Eckhart Tolle dhe Oprah qe i kane bere “Live” ne Skype. Libri qe diskutohet ne keto 10 kapituj apo epizoda jane nga libri i fundit i ketij shkrimtari te njohur gjerman qe shkruan mbi zhvillimin personal.

Libri eshte fantastik, edhe intervjua eshte fantastike, ne gjuhen fantastike angleze, pa perkthim shqip :). Shuem gjera do ti shihni dhe degjoni qe mund ta shihni vetveten. Cdo epizode per mu ka qene “AHA” dhe me ka bej ti kuptoj disa gjera me mire, sepse e kam pa prej qfare rrjedhin.

Cdo epizode i ka 50 min keshtu qe nje ore ne dite ta ndash per ty cdo dite 10 kishte qene nje shenje e mire ndaj zhvillimit dhe ecjes perpara.

Kushtoja nje ore apo dy te dites se sotshme vetem TY

Kur them vetem Ty mendoj vetem TY. Veq ti dhe Fuqia Krijuese. E di qe eshte pak veshtire me u nda prej familjes, apo dikujt tjeter por e di prej experiences time edhe shume te tjereve se te jesh vetem me ty te kishte sjell clodhje dhe pauze nga te gjitha bisedat qe i ke me te tjeret.

Ben diqka qka kishe pas deshire me be. Diqka cka zemra ta deshiron.Dicka që nuk e lëndon vetën, apo te tjeret.  Mos rezisto.

Merre naj liber shko ne ndonje café, park apo dikund ku e dine qe je e/i qete.

Me se mirti kishte qene me qene dikund ne natyre. Merre autobusin, veturen, shko dikund afer ndonje lumi, liqeni, deti, mali, livadhi….kudo…dhe ndije se si je pjese me natyren…NJE!…ok..spo filozofoj mo veq po mendoj je vete med krijesen madheshtore supernayrore te Univerzit.

Inspirimet e reja dhe idejat e reja te vijne kur je ne qetesi, apo kur je vete, dhe kur vetem “je”.

Sipas mundesive, nese nuk ke mundesi me qene vet pa femije apo familje, atehere mundohu disa minuta me qene vet, dhe ndije se je vet.

Me qene vete nuk eshte keq…edhe ashtu jemi “vete” edhe pse jemi me familje…jo fizikisht po ne nivele tjera…

Ben, shiqo, lexo vetem sende qe te bejne te ndihesh mire dhe te sjell ne nivel te ndjehesh mire.

Ti ke mundesi te zgjedhesh qe mos te shiqosh, degjosh ose merre pjese dikund qe ta ule nivelin e vibracionit te gezimit, sepse ne ate nivel nuk ndodh asgje tjeter perveq se “helmimi” i qelizave te trupit tend, prej kokes deri ne gishtat e kembes, ne cdo organ brenda dhe jashte.

Mos u anko mandej qe ke dhimbje dikund. 🙂

Besoj qe kjo video meposhtme do te inspiroj dhe te sjell ne nivel te gezimit dhe deshires te besh qka shpirti ta don.

Pra, permbledhja e ketij posti kishte qene, je vete disa minuta ore prej sotit edhe shiqo, degjo, perjetoj sende vetem qe te bejne te ndjehesh mire , te shtijne me qesh (filma, video qesharake) dhe e gezuar.

“Stacioni i trenit ne Antwerpen, Beligjikë”.

Love!

Tung kritikave dhe paraxhykimeve

….tani jetojme ne nje kohe kur vleresimi dhe dashuria ndaj vetvetes dhe te tjereve eshte duke ardhur ne shprehje shume e me shume…ku niveli i diturise eshte relativisht i larte dhe  qendrimi pertej te “vertetes” masive eshte e alternativa e jetes..ky pershkrim i takon kohes moderne ne “boten” ku jetoj une sot..botes se vibracionit Univerzal.

“Bota” tjeter e imja ku kam jetuar me heret ka qene me plot kritika, vleresime negative, C’vleresime, ndjenja negative, njdenja fajsie, emocione te padeshirueshme, frike e pakufizueshme, brenga, sharje, a thash kritika?…ofendime, xhykime, thashethëna, rrena dhe egoism…kjo bote ka qene ne vibracion te ulet njerezor.

Te gjitha keto pershkrime te larta qe sa i permenda kam QENË unë. Kam qene e rrethuar nga nje ambient i tillë. Edhe pse po tingëllon tragjike dhe dramatike, unë po e pranoj, ndoshta edhe po e “teproj” dhe madhëzoj por faktikisht keshtu ndihem monetalisht dhe kur ndihem keshtu, dmth kjo eshte e verteta ime, qe UNË e them.

Edhe e vërteta ime ngjihet si e vertete, sikurse e verteta qe ZOti ekziston apo ligji i gravitacionit, ashtu edhe perceptimet e mia te “vertetes” time egzistojne…edhe pse e verteta ime do ta ofendoje, apo dikush do te ndihet i ofenduar, qellimi im nuk eshte te kritikoj, qellimi i ketij posti eshte ta ngriti nivelin e enegrjise dhe vibracionin e qenies time, e vetma menyre te ngritet niveli i vetedijes eshte kur e reflekton dhe e thuash te verteten. E verteta yte eshte e njejte sikurse drita qe ndriqon. E verteta e cdo kujt eshte e verteta.

Fakti i tjeter eshte se kur njeriu jeton ne nje vibracion te ulte te vetedijes ai person kur nuk ka me ndi kenaqesine apo lumturine e jetes. Lumturia dhe hareja vjen nga brendesia. Paqja vjen nga brendesia…qe te arrijme paqe ne brendesi duhet ta ngrisim vetedijen..te shiqojme jeten nga nje kënd tjeter..ti eliminojme kritikat dhe paragjykimet..apo me se pari te jemi te vetedijshem sa shume e kritikojme vetveten…bile bile edhe mendojme “une nuk mertitoj” me mire..Pra, burrimi i vetem i lumturise vjen nga brendesia. Te gjitha experiencat te cilat i perjeton “jashte” eshte reflektim ose pasqyre e brendesise tone.

Shiqo pereth! SHiqoje jeten, te perditshmen. Si duket ajo?…A e ke te perditshem paqesore?…apo eshte plot kaos dhe konflikte?..

Sot ne Facebook kam “biseduar” per here te pare mbas ndoshat 12 viteve me shoqen time te femijerise. Aty e pash vetveten se ku jam, apo ne qfare bote jetoj. Jam gezuar shume kur e pash emrin e saj ne “chat”. Fjalia e saj e pare mbas pershendetjes ka qene “qfare filozofe je bo”…ok e morra si komplimente…fjalia tjeter kishte te bej, se shqipja ime nuk ishte perfekt, gabime gjuhsore, gramatikore, etj etj.. (te cilen une e pranoj 100%), pastaj se nje post i imi ka qene provokues, posti ku kam shkruajt per pergjegjesine e femiut…

Reagimi im kishte te bej me fokusin e shoqes…ku e ka fokusu vetedijen e saj…dhe e kuptova dhe mund edhe te konstatoj se kjo qenie e mrekkulleshme qe eshet shoqja ime eshte krtike ndaj vetvetes..jo meje…ky eshte konstatimi im…e e di qe e verteta e shoqes time eshet ndryshe…te cilen une e pranoj 100%.

Konstatimi i dyte ehst ese une fokusohem ne sende pozitive. Ne zgjedhje e jo ne probleme. Aty eshte dallimi.

“Solution minded” instead of “Problem minded”…ndoshta ma mire e pershkruj ne anglisht…

SHumicen e njerezve qe i takoj jane problem minded..duke ia filluar prej familjes. CHANGE THE FOCUS!

Beju e vetedisjshme sa here mendon “keq” apo mendon probleme. Beju e vetedijshme sa here e kritikon vetveten dhe te tjeret. Ndalu. Dhe ndrroje perspektiven. Mendo diqka pozitive, gjeje diqka mire nga e “keqj”. Krijoje nje koncept pa e vleresu dhe kritiku.

Me kete post i drejtohem edhe vetvetes. Edhe pse kam punuar shume me zhvillimin tim personal cdo dite eshte nje experience e re me befasi te reja qe ballafaqohem dhe qe mesohem ti zoteroj.

Ky post i drejtohet te gjithe mesuesve te ardhshem dhe shembujve te ardhshem qe do te jene pasqyre e mrekkullueshme e te tjerve, inspirim dhe se dashuria e tyre do ti inspiroj te tjeret.

Ky post eshte per TY.

Ngrite vibracionin dhe bashkangjite nivelin e tend me ate univerzal qe eshte baraz med lumturi, hare, dashuri dhe vetem pozitivitet. Toka nuk ishte sille rreth boshtit te saj nese vibracioni i saj kishte qene negativ. Edhe toka ka vibracion..kjo eshte nje teme tjeter. 🙂

Perqafime dhe vetem dashuri.

lotusenMin

Shembulli tjeter i vibracionit te lumturise, paqes dhe pozivitetit..lulja “Lotus”..

from ME to YOU!

Momenti i se tashmes 3 – Present moment 3

Tema: “NGRITJA”

Jane shume gjera qe ne nuk i perjetojme ne momentin e se tashmes sepse edhe kur te zgjohemi nga gjumi jemi qaq te okupuar me mendmime, brenga, frika, ose deshira se si do ta kalojme diten qe na pret. 

Provoje kete “ushtrim” te thjeshte te observosh dhe ndijsh para se te ngritesh ne mengjes nga shtrati .  Ki mu befasu se si ky ushtrim do ta ndryshon diten. 

********************************************************

 * Para se te ngritesh nga shtrati ne mengjes vazhdo te shtrihesh edhe disa minuta 

* Ndije frymarjen 

* Ndij sensacionet ne trup

* Ndiji qarshafin, jorganin, qe kane kontakt me lekuren tende se a jane ato te buta, te nxehta,  (nese flen me pixhama ndije pixhamat ne kontakt me lekuren ose ngrti pixhamat qe trupi te kete kontakt me shtratin)

* Ndije se si trupi “sharon” ne madras apo dyshek 

* Je e/i vetedishme ne frymarje

* Degjoji tingujt mbrenda dhomes, si tingellon ora, trafiku jashte dhomes, femijet, etj 

*Pastaj para se te ngritesh nga shtarti ndije trupin se si e ndron poziten nga e shtrirja ne shtrat ne te ulur. 

* Ndije dyshekun, apo kauqin, sofen perfundi kur je ulur. 

*  Duke u ulur ndije se si e ke humb kontaktin me jorganin dhe vazhdo te observosh..

* Observoj objektet ne dhome.

* Veri re drites nga jashte  qe hin ne dhome

* Edhe sa je e ulur ndije se si kembet kane kontakt me dyshemen, tepihin, apo ku shkel…ndije sensacionin e materialit se ku shkel, forte, bute, vrazhde, apo sido qe te jete…

* Kur te ngritesh dhe je duke shkuar per ne banjo apo kudo qe e ki zakon te shkosh mbas shtratit  behu 100% e vetedisjme per cdo hap qe e ben.

********************************************************

Qellimi i ketij ushtrimi te vogel meditativ eshte sikurse edhe ushtrimet tjera, ngritja e nivelit te vetedijes kur te ngritesh nga shtrati. Qellimi tjeter eshte ta ndrosh fokusin dhe te mendosh krejt diqka tjeter. Ta perjetosh qastin e cdo minuti te jetes, nese mundesh.

Kur ti perveqesojme ti ndijme sensacionet e cdo perjetimi athere shpresoj qe cdo vendim sado qe te jete i madh apo i vogel ne jeten tone do te mirret me vetedije te aktivizuar dhe do te jet evendim i yni personal pa nderhyrjen apo ndikimin e dikujt tjeter.

Ushtroje kete qdo mengjes. Jam e bindur se mbas nje dite apo dy ti kete ushtrim do ta mund ta besh vete, pa udhheqjen e ketij texti.

Vetem dashuri dhe vetem me vetedije!

Ndalu edhe ndijë

…edhe mos e ignoro ndjenjen qe te kaplon…vetem po ta rikujtoj se sa here te vjen ndonje ndjenje nga “kerkahi” athere mos i ik ndjenjes..pranoje ate dhe ndije…

Pas nje pause te shkurter disa diteshe, po shkruaj sot pak.

..edhe pse nuk shkruaj nuk dmth se nuk mendoj per “juve” qe e lexoni kete blog…mendoj per qdo dite..

Per mua pauza dmth te ndalem dhe te pregatitem per “inspirimet” tjera qe Universi mi dhuron, por edhe mvaret ngase jam pak a shume e zene me pune, mendime apo perjetime tjera…pauza eshte e mire…

ne postin e ardhshem qe vjen do tja vazhdoj me “Momentin e se tashmes 3” nje meditim qe do t’ja kushtoj ngritjes e vetedijes..

Deri athere une te kisha rekomenduar ti lexosh dhe ushtrosh/aprovosh pjsen 1 dhe 2 te Momentit te se tashmes si dhe ti lexoosh dhe rikojtosh postet e mia te kaluara…edhe mos harro mu ndal disa qaste dhe te jesh e vetedijshme se je duke marre fryme :)…

Te pershendes dhe te dergoj dashuri te pakufizushme dhe ndritshme…

Love dhe light to YOU and those around YOU.