Fëmijët janë kënaqësia – Children are the joy

Nje qëllim tjeter i jetes ime eshte te ndaj kenaqesine me te tjeret…te qeshurit te ben te ndihesh mire..e pse jo te qeshim me shume?…..shume thjeshte dhe gratis. 🙂

Kjo sekuence e videos me jep energji dhe aprovon faktin se femijet jane qeniet qe e bejne kete toke te sillet dhe  hena te ndriqoj.

Ellen DeGeneres ne showin e saj me 3 vjeqaren Isabella Natalini qe e kendon alfabetin permendesh. Shiqoni dhe kenaquni me mrekulline nr. 1 Ellen dhe nr.2 vogelushen Isabelle.

Maskat, rrenat dhe frika me lodhin

Kete e kam konstatu edhe njehere kete vere.

Me lodhin njerezit qe frikohen pa nevoje, me lodhin njerezit qe duhet ta mbanje nje apo njezet maska qe te jene ata qe te tjeret deshirojne, dhe me lodhin njerezit qe duhet te rrejne per te mbijetuar.

RRena ka qene nje dukuri per te mbijetuar ne krizat apo qka po di une tragjedite e ndryshme njerezore…..tash me duket se rrena eshte bere dukuri per te jetuar.
Ose i rren te tjeret per ti bere te kenaqur me te verteten qe ata deshirojne ta degjojne apo shofin, apo e rren vehten pa vetedije  mbasi qe rrena eshte bere nje pjese e identitetit dhe egzistences tende.

Ne planetin tone sot momentalisht jetojne 6 miljard 800 milion njerez, qe dmth se egzistojne 6 miliard 800 milion te verteta, ndersa mua me mahnit fakti se si shumica e njerezve e dijne NJE te Vertete. Argumenti i tyre me i miri eshte “qashtu eshte” apo “ashtu ka thone Filan FIsteku” apo “ashu duhet”. Ralle e kam degjuar diken qe thote “Une e perjetoj ashtu” apo “Trupi im e perjeten kete apo ate”.

Pastaj maskat…edhe ajo eshte nje pjese e te mbuluarit te se vertetes. Te jesh ajo ose ai qe sje. Te vendos ate qe ti nuk deshiron por qe duhesh sepse te tjeret gezohen dhe ti mendon se ata te dojne me shume. Te pretendosh se je i knaqur me jeten dhe stilin e jetes qe as vet direkt nuk ke vendosur, por ti kane vendosur, zakonet, traditat apo ashtu duhet me qene.

Ndersa njerezit qe frikohen nga e verteta e tyre se kush jane dhe qfare qendrime kane ata  jo vetem qe me lodhin por edhe me bejne te distancohem sa me larg qe eshte e mundur. It puts me OFF, sic thojne angloameriikanet. Nejse…

Sa me shume rrejme, krijojme maska dhe luajme teater aq me larg sinqeritetit dhe te vertetes tone jemi. Kur te jemi larg te vertetes tone skemi kontakt me asgje qe ka te beje me energjine e Egzistences apo Universit edhe apo nese don Krijuesit…energjise qe ben qe lumi te rrjedhe, dielli te linde dhe perendon, dhe peshqit te mos mbyten ne uje kur te flejne. :)…

E verteta yte eshte e verteta dhe asgje tjeter. E verteta e dikujt tjeter eshte e verteta e dikujt tjeter dhe asgje tjeter.

Mendo pak si eshte e krijuar e verteta yte per ty dhe jeten tende, vendimet e tua, qendrimet, stilin e jetes tende.

Mpuqa dhe vetem dashuri te sinqerte dhe vertete! 🙂

Energjia jetës – Life energy

..êshte energjia e cila ndodh rreth nesh dhe brenda nesh.

Ne nivelin kozmik energjia jetes eshte nje energji e cila ben token te sillet rreth boshtit te vet, diellit te lind dhe perendon, gjethet neper drunj te thahen dhe te dalin prap, lulet te lulezojne, barri te gjelberoje, lumi te rrjedhe e keshtu me radhe..kudo qe te sillesh dhe shiqon me vemendje ti e shef se je e/i rrethuar nga energjia e jetes.

Kjo energji ne nivelin tone njerezor ben qe femiju te krijot nga nje pike qe faktikisht permban asgje dhe ne te njejten kohe gjithe jeten, floket te na rriten, trupi te rritet dhe kaloj neper fazat e tij, qelizat te na shumohen dhe ndrohen rregullisht, zemra te na rrah, mushkerite te marrin oksigjenin dhe lirojne dioksidin e karbonit, gjaku te rrjedhe neper kanalet e tij ne menyre perfekte pa u ndalur non stop tere jeten….E gjithe kjo Madheshti e krijimit  te nivelit Gjithesor dhe ate njerezor rrjedh nga NJE BURRIM, burrimi i energjise se jetes.

Ti kete energi  mund ta ndish sepse kjo energji ndodh ne trupin tend tani perderisa je duke e lexuar kete post. Si mund ta ndish kete energji e cila vibron non stop. Une i  kan tre sygjerime si mund ta “ushtrosh” vetveten ta ndish kete energji:

1. Nepermes meditimit, dmth kur je e qete dhe kur koncentrohesh VETEM ne frymarrje dhe jo ne “zhurmat” e miliona mendimeve qe ta kaplojne trurin. Pra, ulu kembekryq apo si eshte me mire per ty, mbylli syte dhe koncentrohu ne frymarje. Mbas 10 minutave e sjell vemendjen tek duarte, ndije se ki duar. Kur te sjell vetedijen ne duar ti do ta ndish nje vibracion tek duarte apo pulsime te rregullta. Vazhdoja keshtu me cilin organ te duash…sjelle vetedijen dhe koncentroju ne frymarje. Sa here te shohish vehten qe je ne mendime atehere khtehu ne frymarje. Kete e ben kur je ne qetesi, mengjes kur je zgjuar apo mbremje para se te flejsh. Medito qdo dite nga 15 minuta, pastaj rregullisht me gjate deri ne nje ore.

2. Mendimet pozitive jane ato te cilat ti mund ta ndish energjine e jetes. Ne koken tone ndodhin dialogje te brendshme qe jane te pafundshme. Keto dialogje na bejne qe mos ta ndijme “zerin” tend te mberndshem, ze qe eshte burrim i kreativitetit dhe jetes. Sjelle vemendjen te ketu dialogje dhe observoji ato. Takoji keto mendime pa u shqetesuar. Sa here te ndish mendime negative pyete “a jane keto mendime te vertetea?”
Si do te tingellonte mendimi i kundert? Pozitiv.
Mendimet pizitive te arrijne atehere kur e trajton vetveten me respekt dhe dashuri. Kur nuk e lejon vetveten te jesh ne qaste apo situate qe nuk deshiron te jesh. Mendimet pozotive te vijne atehere kur ndihesh mire. Logike apo?..

3. Burrimi i trete i energjise se jetes eshte Gezimi apo lumturia, apo ndjenja e gezimit. Nuk e di se a e ke studiju te gjitha burrimet qe te behsh te gezohesh? Filloja sot. Qka te ben te jesh e gezuar? A e ndin kenaqesine nga sendet e vogla? Ushqimin qe e han, ujin qe e pin. Cdo gje qe sheh dhe prekë. (touch)
Cdo detal i vogel qe e shef  te perjetohet me 100% vetedije .Mrekullin e rrezeve te drites kur ndrohen, nga ndriqimi deri kur nuk ndriqojne..apo ngjyres se barrit, luleve. Sikur femiju qe observon me vetedije nje send ashtu edhe ne ta sjellim ate ndjenje tek ne sepse na eshte humbur nga te gjitha perjetimet, mendimet, bisedat, ndjenjat.

Energjia e jetes je Ti.

Ti je NJË me cdo gje rreth teje.
Një  me fushën e krijimit dhe ne fushën e krijimt. Ti je fuqia që krijon qdo sekund, mbrenda dhe jashte organizmit tend, me apo pa vetedije ti krijon.

Fakti eshte se ti nuk muund ta ndish energjine e jetes perderisa nuk e ndin vetveten. Kur nuk e ndin vetveten nuk ndin gati asgje.

energjia e Jetes

Një përkujtim i shkurtër

apo permbledhje e posteve te mia te kaluara, shkurtimisht..perseritjet jane te mira dhe pedagogjike, kur ti perserisim sendet mesojme me mire…veq se duhet ta dijme dallimin e perseritjeve “te mira” dhe atyre “te kqeija”…apo perseritjet qe na bejne mire dhe ato qe na demtojne…

me poshte vijojne perseritjet qe te bejne te ndihehs mire.

1. Kushotja nje ore ne dite vetem vehtes

2. Ben gjëra qe të bëjne te gezuar, kenaqur, te jep energji

3. Largoju fjaleve dhe mendimeve qe te marrin energjine dhe kreativitetin (sidomos nese i ke degjuar 500000000000 here me heret)

4. Tako persona qe te bejne te ndihesh mire, dhe te inspirojne

5. Lexo dhe kerko sende neper internet qe vetem te dhurojne gezim dhe kenaqesi.

6. Largoju lajmeve “Informative” qe vetem lajmrojne per konflikte te ndryshme lokale dhe globale. (5.000 vitet e fundit kurgjo e re ska ndodh per zgjedhjen e konflikteve, te njejta informata neper vende te ndryshme)

7. Mos lexo sende apo merr informata qe ta ngrisin friken apo shkaktojne frike.

8. Cdo dite kushtoja nje vemendje frymarjes dhe trupit tend, ne qetesi ku je ulur apo shtrire per te pushuar.

9. Falenderohu per te mirat qe i ke arritur dhe gjerat qe te japin gezim, inspirim, keaqesi dhe te ndihesh mire.

10. Degjo muzike qe te ben te ndihehs mire, kur nuk je e diponuar, apo lexu diqka qe ta ndrron nivelin e gezimit.

11. Te jesh e/i lumtur ne jete nuk do te thote te mos ndish pikellim apo dhembje, kur ne jete ndodhin procese te ndryshme qe shkaktojne ndrimme fatale apo mungese te personave qe nuk jane ne mesin tone me.Vdekja eshte nje proces dhe nje pjese e jetes. (Mendimi im eshte qe askush nuk “vendos” me lënë këte dimension te jetes, nese personi nuk eshte vete i gatshem. Kur te merret “vendimi” edhe ndrrohet dimenzioni, pa marre parasysh moshen.)

12. Ne operojme nga nje nivel me i thelle se qe eshte intelekti.

13. Mendo dhe perkujtoja vetit qe dite se qdo gje qe ndodh ne jete eshte per te ndryshuar per me te mire.

14. Akseptimi (pranimi) dhe falja jane te nivelt te larte te vemendjes, dhe personat qe falin jane persona qe kane arritur kontaktin me fuqine Univerzale dhe ate Krijuese.

15. Dashuria eshte qendrim dhe nuk eshte ndjenje.

16. Te ndish dashurine konstant eshte te mos xhykosh dhe vleresosh ne menyre negative.

17. Dashuria dhe falja jane kombinime hyjnore.

18. Ti je nje reflektim i Dashurise Univerzale dhe asaj Krijese qe ka krijuar bazen e te “mires” ne univerzin dhe jetes tone.

19. Ti je nje fuqi dhe edhe ti e ke rolin tend te krijosh qe te besh ndryshime, ne kete planet. Gjeje atë.

20. Ti je vete DASHURIA, dhe ti vepron sipas ligjit Univerzal, ligj natyror dhe ate qe ka krijuar token dhe univerzin, galaksite e pafundshme.

21. Ti je krijuesja/si e jetes tende ne bashkepunim me krijuesin Univerzal. Qka te kerkon me tetedije ose nenveteije ajo do te jipet. Keshtu qe vepro dhe krijoje jeten me vetedije.

Te ecesh perpara

Shume njerez ne kete planet kane veshtersi te ecin me tutje ne jete edhe pse deshira e tyre eshte  e madhe per kete ndryshim.

Qe te levizesh nga pika A ne piken B ose ne pikat tjera te segmentit te jetes do te thote ti eliminosh veshtersite  dhe problemet qe te kane penguar per te “levizur” me tutje, pra ne sferat e ndryshme te jetes, pune, relacione, edukim, e keshtu me radhe.

Cka do te thote te jesh e/i ngujitur dhe si ta eliminosh kete fakt?

Te jesh e/ i ngujitur nuk do te thote vetem te qe nuk mund te shkosh perpara, por edhe te mos kesh rezultate qe ti don ti arrine ne jete, cfardo rezultate qe jene. Ta eliminosh kete fakt qe nuk te le te leviz duhet te “pastrosh” bagazhin e jetes.

Ti eliminosh ndjenjat dhe dhimbjet qe tu kane shkaktuar ne femijeri dhe kur ke qene e/i rrittur.

Cila eshte shenja qe te ben te ditur qe ti je e/i ngulitur.

Symptomet  e ngulitjes :)…jane te ndryshme, ajo me q qarta eshte kur t´ja fillon diqka e e lene ne gjysme. Si psh. punen, shkollen, detyrat, nese ia ke filluar ndonje renovim te shtepise dhe nuk e ke kryer deri ne fund, te gjitha ato “prishjet” e vogla qe kur nuk rregullohen. Syptomet tjera: ta shtysh punen per diten tjeter, gjithome vjen apo shkon apo e kryn detyren me vonese, kur nuk je e/i organizuar, kur nuk je efektiv, kur ndihesh e/i “paralizuar”, kur nuk je e/i motivuar dhe kur ke mungese te pasionit dhe gezimit.

Lexoji edhe njehere edhe shiqoji mire.

“Shkaketaret” kryesore qe na kane sjellur keto sympotme jane te shumta..me e zakonshmja eshte kritikat e perseritura, paraxhykimet, e perseritura,  ngucjet e perseritura, deshperimet e perseritura,..te gjitha keto qe kane ndodhur rregullisht ne jeten tone prej qe kemi qene te vegjel e deri me tash kane bere qe ne te jemi te ngujitur.

Si ti eliminojme keto ndjenja dhe emocione qe jane te regjistruara ne  nenvetedijen tone?

1. Te jemi te veteijshem qe jemi te ngujitur dhe te dijme se pse jane shkaketuar ato dhe ti ndalojme ti krijojme me tutje.

2. Shenoji ne nje flete se qka deshiron.

3. Pershkruaje se si jeta jote do te jete e ndryshuar kur e ke arritur qellimin

4. Pershkruaji emocionet/ndjenjat/kenaqesine se si do te ndihesh kur ti arish qellimet.

Shkruaje dhe printoje kete leter ta kesh afer dikund ku mund ta shohish cdo here. Perkujtoje vehten cdo dite dhe shkruaj sende te reja dhe qellimet e tua ne cdo sfere te jetes.

Me ne fund dua ta perkujtoj faktin se  nenvetedija jone na lene te ngujitur vetem se te na “mbron” nga deshperimet dhe dhembjet qe ne mund di marrim nese eventualisht deshirojme te bejme ndryshime ne jete. Nenvetedija i ka “regjistruar” eksperiencat e kaluara qe ne kane deshperuar, skaketuar dhembje dhe emocione negative.

Nese don  te arish ndryshim, filloje ndryshimin tek TI.

E une te uuroj fat dhe sukses dhe vetem dashuri! 🙂

P.s Nuk kam gjetur shprehje tjeter me te volitshme perveq se “ngultije”, qe ne anglisht eshet being stuck.

Susan Boyle – Inspirim, shprese, dashuri, kenaqesi..ALL IN ONE!

Ky post ose kjo video me ve te qesh dhe me jep ndjenje te nje kenaqesie madheshtore qe nuk di si ta pershkruaj..

Susan Boyle, femer 47 vjeqare qe e ka thyer rekordin e cdo videoje ne YOUTUBE, qe krejt globi tokesor flet dhe e percjell…sot videoja e saj i ka me se 60 milion “klicka”..nje femer nga nje fshat i vogel ne SKotland qe ka inspiruar cdo njeri ne cdo skaj te botes ne momentin kur e ka shkel skenen..

Ne emer timin dhe krejt atyre qe inspirohen cdo dite e falenderoj kete qenie qe jo vetem sjell inspirim por edhe shprese dhe buzeqeshje..moment kur i harron te gjitha brengat…THANK YOU SUSAN BOYLE!

Urdhero dhe harroji brengat per 6 apo 7 minuta…