Rumi – my sufi hero

Rumi….apo Jalal al-Din Rumi eshte nje nder poetet me te mrekullushem se historise te njeriut. (Shekspiri u inspiru nga Rumi).

Fjalet e tij te bejne te zgjohesh nga gjumi i thelle apo te bejne ta kuptosh se jeta nuk eshte diqka tjeter perveq se te dhurosh dhe te merr dashuri. Dashuria e jo frika. Nese universi apo natyra ishte drejtuar nga gjendja e frikes asgje ne universa apo natyre nuk kishte qene qaq perfekt qysh eshte sot. Peredrisa njeriu nuk nderhyn me destruktivitetetin e tij dhe e shkatrron reflektimin e “ligjit” te universit,dashurise.

Neper shkrimet internacionale prezentohet Rumi sikur nje poet hyjnor.Fjalet e tij mund te perdoren ne qdo aspket te jetes, jo vetem dashurise ne nivel siperfaqesor por dashurise univerzale, shpirterore dhe kozmike.

Rumi para se tja filloj te shprehet per dashurine e tij ndaj Shemsi nepermes poezive te tij (qe ka qene edhe i dashuri i tij, por qe shpesh here paraqitet sikur shoku i tij i jetes) ka dhene ligjerata shkencore dhe religjioze studenteve dhe njerezve tjere te ditur. (Ku edhe ne ato ligjerate e ka takuar Shemsin).
Ne kete sequence te mopshtme te vidoes nuk mendoj per Rumin dhe Shemsin.
Mendoj per TY! Edhe Ti je nje pjese e universit te Rumit dhe timit. Eshte koha qe te ngritemi pertej sjelljeve shtazarake dhe primitive.”..eshte koha te dashurosh ku ne kete kontext eshte te nivelit hyjnor…edhe ti je hyjnor/e. Rumi fol me TY!
Lexoji fjalet dhe hapi shqisat dhe mendjen…sepse..Rumis is in da house..:)

E kaluara sot, e hënë, data 30 mars, viti 2009…

Mbas nje vikendi inteersant te perjetimeve te reja dhe jo qaq konstruktive (Wild partying)…mendojsha sot qka me shkru….sot..qka eshte aktuale per mu sot…edhe pse kam shume me thone ndonjehere po duhem me i klasifiku prioritetet e mia..te blogut, peridtshmerise, mendimeve, emocioneve e keshtu me radhe….

Sot do tja kushtoj te kaluares…sepse e kaluara me ka percjell gjate..e kaluara eshte gjithmone aktuale…per shume njerez..edhe pse nuk eshte gjithmone 100% e mire na percjell tere kohen…e kaluara…

Ne postet e mija te kaluara kam shkruar per identitetin tone dhe formimin e tij…edhe ky post ka te bej me te njejten qeshtje.. identitetin tend dhe timin..

Mbas shume perpunimeve emocionale dhe mentale dhe “pastrimit “te bagazhit tim te kaluar e kam vrejtur se e kaluara ende me percjell..dallimi sot eshte se jam e vetedijshme se si e kaluara ndikon te une dhe kur ndikon..

Jam e gezuar ne faktin se nuk jam e ngulitur ne te kaluaren..por kam hece perpara..ngadal..bile disa here jam kthyer por prap kam hecur…

kur flas per te kaluaren flas per perspektiva te ndryshme te formimit te jetes dhe identitetit tend, tim..

  • perspektiva e mesimit, programimit tend,(si duhesh mu sjell, si duhesh me mendu dhe qka me mendu, vepru etj etj)
  • perspektiva e trashuguarjes..(qka ki marre me veti nga te kaluares e familjes, farefisit, nga gjysherit, sterghjysherit..pra zingjiri eshte i gjate)…
  • dhe perspektiva e fundit ajo hisotrike. Hisorike ne kete kontext une e them perspektiven e te kaluares se shpritit tend…jo teje si forme..(Aspektin historik sdo ta permendi shume pasi qe per shume nuk eshet e “logjikshme)”. Do ti rikthehem kesaj perspektive ne postet e mija te ardhshme..

Si mund ta verejme apo ta shofim te kaluaren tone sot, 30/3-2009? 🙂

Nese ndalesh edhe mendon pakes..mendoji zgjedhjet dhe vendimet e tua qe i ke be deri em sot. SI duket jeta yte e perditshme?…si duken relacionet e tuja me te aferimit e tu?…cilet njerez i ke ne jeten tende sot?..zgjedhjet e rrobave. zgjdhjen e frizures psh..kur ka qene here e fundit kur e ke pas nje frizure tjeter?…

Te gjitha vendimet qe i merr ti apo i merr sepse dikush tjeter ka deshire qe ti ti marresh jan ereflektimet e te kaluares tende. TE GJITHA! Se si vepron dhe si reagon. Mendo dhe kujtohu…

E kaluara nuk eshet diqka qe eshte  e demshme per ne sot, POR e kaluara sot per ne nuk eshet e nevojshme sepse sot na duhen vendime , mendime, emocione te reja per te ecur perpara…

Te gjitha konfliktet qe i terhjekim ne jeten tone pa marre parasysh ne jeten private apo profesionale jane rezultatet e te kaluares…e sotshmja perbehet prej te ardhmes…sot e formon ti te ardhmen…

deri me 30/3 2009 e kaluara e ka formuar te ardhmen…ndersa sot nese e gjen vehten duke menduar mendime te reja dhe ndihesh ndryshe se herave tjera athere ky momnet do te jete hapi yt i pare i ndrimit te drejtimit dh ekahjes tende ne jete..

E kaluara e ka lujt rolin e saj…sot eshte e panevojshme dhe jo efikase…ate mund ta garantoj dhe ta nenshkruaj une…

Tash para se tja fillosh ta krijosh te ardhmen e re te pamvarur nga e kaluara do te shkruaj pak shembuj si ta “ushtrosh” te menduarit drejt kajses se re ne jete..

Qdo dite eshet em rendesi te ndalesh disa qaste disa minuta dhe ta verejsh faktin se je duke jetuar..thjesht duke marrur fryme..pastaj shiqoje dhe vereje vetveten se qafre mendime mendon…qfare vendime merre dhe ne baze te qkafit. Nese mendimet edhe vendimet jane te njetja…mendo diqka krejetsisht tjeter…edhe nese nuk e vepron mendo edhe vizualizoje mendimin..krijoje nje situate te re ne koke dhe shiqoje me sy dhe ne fund perjetoje…

Mire eshte qe te shkruash qdo dite…qfare mendime i ke lene mbrapa dhe qfare mendime te reja po i zhvillon ne koke..shkruaj se qka kisha dashur te perjetosh me kend..edhe me ne fund falenderohu per qdo mendim dhe perjetim te ri te dhuruar..

Deri me sot jemi ushtruar nga e kaluara dhe njerezit na kane ushtruar pa vetedije…sot nryshimi kryesor per mu dhe per ty eshte se ushtrimin tone e bejme vete ne per veti dhe me vetedije.

Edhe me ne fund po e shkruj nje citat qe Riki ma ka derguar para disa ditesh…thank you Riki darling!…by the way Riki  eshte shoqja ime e klases…shoqja e te kaluares…dhe Rikin une sot e shoh me sytë e te ardhmes..:)…

“I DONT KNOW THE KEY TO SUCCESS, BUT THE KEY TO FAILURE IS TRYING TO PLEASE EVERYBODY”- BILL COSBY

” NUK E DI QELESIN PËR TE SUKSESI, POR QELESI I MOSSUKSESIT ESHTE DUKE U MUNDUAR TI BEJME TE GJITHE TE LUMTUR” – BILL COSBY

Nese dikush e gjen nje perkthim m ete volitshem te lutem shkruaje…

Love!

learning-from-the-past

Learning from the past and creating the new future…less destroyable..more creative!

“What the bleep do we know”…edhe nje film mese i shiquar

…ne boten e Quant fizikes dhe ate spirituale…:)…

Edhe ky film apo sequencat e ketij flimi kane te bejne per TY dhe MUA. Per te gjithe ne. Filmi eshte i bere ne menyre fatnastke sepse edhe shkenctaret te lamive te ndryshme edhe dijetaret e sferave te ndryshme e thojne nje gje te njejte.

Nese ke kohe shiqojji e gjitha sequencat me radhe…

Edhe ky film ma ka ndryshuar te menduarit dhe si veproj ne jete…

Urdhero…vetem per ty dhe per mu :)…

KLiko ketu per ta shiquar filmin.
http://www.youtube.com/watch?v=ioONhpIJ-NY

Kur e ke thënë të vërtetën herën e fundit?

Ky post do bën fjalë për një fakt që shumica e adhuron, dhe që shumica i frikohet dhe nuk e praktizon ne jeten e perditshme…

E vërteta!

Pse i frikohemi të vërtetës?…Experienca im ne këte fushë 😛 më ka bëj të kuptoj se sa herë që nuk e kam thënë të vërtetën ka pas të bëj me frikën. E kam kuptuar edhe një gjë shumë të rëndësishme në këtë jetë, në të vërtetë faktin se FRIKA gjendje e jo emocion. Gjithashtu edhe DASHURIA, është gjendje e jo emocion.

Pika e qendres apo gjendjes se njeriut bazohet në këto dy gjendje, frkes dhe dashurise. Ose vepron nga frika ose dashuria.

Emocionet qe ti bjen frika jane VETEM negative. Emocionet më të shfaqura qe shkaktohen nga gjendja e frikes jane brengosja, ankthi, emocionet qe te bejne te ndihesh fajtore, etj…edhe nese  te gjitha keto  emocione zgjasin nje kohe te gjate athere ti si njeri do te kesh problem me vetveten, ne aspektet fikzike, mentale dhe ato emocionale.

Emocionet e zgjatura negative shkaktoje jo balance te energjise ne trup dhe jo balanci shfaqet ne fizike te njeriut, dmth ne trup. Dhembjet fillojne ta kaplojne trupit. Dhembjet ne organe te mbrendshme apo jashtme. Dhe nese ti i ingoron keto dhembje konsekvencat mundem me qene me te medha..deri edhe vdekjepruese.

Qëllimi i ketij blogu nuk eshte te shkaktoj me shume frike, por ta ngris nivelin e vemendjes se qka shkakton frika. Te jemi me te vetedijshem per konsekvencat e jo pergjegjsive apo pergjegjsive tona.

Experienca ime personale sa i perket te vertetes versus genjeshtres ka qene magnifike edh ende sot eshte. Edhe une kam qene ajo qe ka genjyer, shume. Kam genjyer sepse jam friguar edhe sespe nuk kam ditur alternativa tjera perveq genjeshtrave. Kam jetur jete te dyfishte. Genjeshtra ime me e madhe ne jete ka qene se kush jam, ka pas te bej me identitetin tim dhe me seksualitetin tim.

Para dy apo tri vitesh kam vendosur ti ndal genjeshtrat. TOTALISHT. No more lies in my life! EVER! Nuk do me thene se nuk kam qene e frikuar. Kam qene mese e frikuar, anglisht TERRIFIED. Sepse e disha se nese e them te verteten mund ta humbi familjen, qe athere ishet baza ime e jetes. Mund ta hupi shoqerine dhe te gjithe qe flasin shqip me mua. Edhe farefisin ne KOSOVE.

Vendimi im ka qene mese i duhur dhe i qelluar dhe e verteta me ka sjellur suksese ne jete. Para dy vitesh i kam tregu mamit se jam gay (homoseksuale) i do femrat dhe femrat me dojne mu, :)..vellaut i kam trguar mbas mamit dhe babit i kam treguar vitin e kaluar. Edhe pse te gjithe kane qene te dyshimte me heret kur nuk kemi biseduar apo skemi dashte ta shohim te verteten.

Procesi nuk ka qene i lehte ende nuk eshte dhe dashuria ne mes mamit, babit dhe vellaut e ka ndryshuar nivelin. Eshet be me e forte dhe me e kuptuar. Sot nuk genjej per askend se kush jam. Kur me pyesin a kam te dashur i them jo. Kam pas te dashura 12 vitet e fundit te jetes time 35 vjeqare. 🙂

Sa here e tregoj te verteten cdo kujt ne te gjitha gjuhet qe e di dhe te gjithe njerezit qe i takoj (inkludohet edhe familja ime) edhe ata persona me tregojne mua te verteten e tyre. Qe deri ate dite ka qene TOP SECRET, apo msheftesi.

Konkludimi im eshte qe kur une e them te verteten e verteta shumohet. Nese une dua ta ndryshoj boten apo shoqerine nga e paverteta une duhet tja filloj vete e para. Nryshimi nuk fillohet nga JU por nga une. E vertea sjell balancin tek ne dhe tek planeti/universi yne. Belive it or not!

Edhe pse ky blog ka qene i gjate po du me perfundu dhe falenderu TY qe po e lexon kete blog qe qdo msheftesi e jona ne bote kudo qe jemi shkakton jo shendet. Msheftesite dhe genjeshtrat shkaktojne jo vetem semundje te individve por edhe degjenerim te gjeneratave. Kriminalitet dhe keqperdorim te alkoholit, drogave te ndryshme e keshtu me radhe.

Cdo dite e verteta ime sjell buzqeshje dhe dashuri…

Kur ka qene hera e fundit kur TI e ke thone te verteten per TY?

momenti-i-te-vertetes

Momenti i te vertetes eshte tash ne kete moment!

Ti dhe identiteti yt

Kur ka qenë hera e fundit kur ki mendu se kush je dhe qka te ka formuar ty si person sot qe je?..Perveq mendimeve qe te formojne dhe ty dhe identitetin tend qka mendon ti qe te ka formuar TY?

Sa i pëket meje..para një viti e futa veten edhe ne një proces emocional che mental. (Vitet e fundit plot processe ne jeten time fantastike :))…

Procesin tim e ndihmoj nje ngjarje kur e takova nje person qe sot dmth shumë. Sa më shumë po “punoj” me vetveten më shumë sende po zbuloj për vetvetin..

…..edhe ne ate kohe pra para nje viti e kuptova se personin qe kisha qene une ishte nje identitet i formuar nga te tjeret jo nga une personalisht. Vitin e kaluar e ndiva me gjithe trupin, psiqiken dhe shpirtin se identiti im nuk ishte ne te vertete UNÊ..Halleluja!…:) Si po mendoj…?…

Elvira nuk ishte krijuar vetm nga botkuptimet edhe programimet e familjes, rrethit, shoqerise, mediat e ndryshme, edukimi ne shkolle etj..por edhe nga fakti se qka presin te tjeret nga Elvira…

Qka kane prit prinderit e mi nga unë ashtu edhe jam formu., farefisi gjithashtu..shoqet, shokte..qka kane prit shoqëria nga unë ashtu edhe jam formu…qka ka prit partneri im nga unë ashtu edhe jam formu…te gjitha sendet qe i kam degjuar prej vegjëlise nga te gjithë në jeten time e deri ne vitin e kaluar identitei qe une e quajsha TIMIN faktikisht nuk ka qenë i imi…Identiteti im ka qene nje permbledhje kolektive e te gjitha botekuptimeve, ideologjive, fakteve, mendimeve te tjerve…

Keshtu që viti i kaluar per mu ka qene nje “Pastrim” dhe “c´regjistrim” nga e vjetra.

E di që une nuk jam e vetmja që jam ndi ashtu edi qe te gjithe jemi formuar nga te tjeret…edhe perderisa nuk jemi te vetedijshem se kush jemi dhe pse jemi athere ndoshat edhe jeta do te ishte e pakuptimte…edhe ti nuk do ta kupton pakupshmerine e jetes perderisanuk je i vetedijshem per ty dhe qka po ndodh me ty edhe rreth teje…

Ne perendim flitet per “kriza”..sidomos “age crises”..”krizat e moshes”. Ne kulturen lindore..me konkretisht ne gjuhen kineze fjala “kriz” i ka du kuptime…njera kriz dhe e dyta mundësi.

Të gjitha krizat qe i kalojme ne jete jane mundesi te reja per ne qe te zhvillohemi me shume si persona.

Edhe diqka tjeter kam kuptu. Diqka që kerkush nuk me ka thene me heret..por pasi qe une flisja me te tjeret te moshes se njejte apo me te vjeter (Une jam 35 vjeqare sot) me thoshnin se edhe ata/ato kane perjetuar te njejten gjë…

Kur i kam mbush 30 bvjet..faktikisht kur i kam pas 29 e kam kupturar per here te pare se diqka tjeter me mu po ndodh..jeten po e shof nga aspketet tjera. Pyetjet e mia qe shtrohen sot kur nuk ishin shtru kur kam qene 25 apo 26 vjet.

Ku e lam e ku na mbeti…Identititeti yt dhe i imi….

Sot mund tja kushtosh identitetit tend disa minuta ose ore…dite jave, muaj nese ke fat..:)….edhe zbuloje se ne te vertete kush je ti dhe prej qkafit je i/e perbërë…

my-identity

“Harta” e identitetit….

Fuqia fjalës

Përderisa ende jemi tek “mendimet” dhe fuqia e mendimeve kisha pas dëshirë me nda me Ty/Ju edhe një “fuqi” tjeter…FJALËN!

Edhe neper librat religjioze shkruhet per fuqinë e fjalës…por sigurisht se eshte intrepretuar dhe perkthyer ne menyra te ndryshme.

Në këtë video që vijon do te shifni fuqinë e fjalës të aplikuar në ujë..apo krisatle te ujit. Shkenctari japonez Emoto ka be nje zbulim inovativ dhe te mrekullushem…në të vertetë Emoto ka fotografuar mesazhet e ujit nepermes kristaleve…

Mbasi që ta shifni videon une ju shtroj pyetjense nëse fuqia fjales ndikon në ujë dhe e dijme se trupi ynë perbehet 75-90% nga uji athere fjalet tona ndikojne “kristalet” e “ujit” ne trupin tone?

 

 



Prej qfarë përbëhen mendimet tuaja cdo ditë, gjithë ditën..javën..muajin..vitin..wow papritur jeten?

Intellekti ynë është i formuar prej mendimeve (shume pershkrim i thjeshte)….”te mira” dhe ato të “kqija”…përpara se tja vazhdoj po e permendi nje detal te vogel qe se shpejti do te behet shume i qarte edhe i perhershem…ne boten time (secili e ka “boten” e vet) nuk egzistojne mendime te mira apo te keqija..egzistojne vetem mendime…

Tash po ktehehem ne teme…kjo teme e mendimeve tek njerezit eshte dhe ka qene shume aktuale…edhe sot eshte..ne jeten time profesionale dhe ate private…

Po e shtroj pytjen prap dhe besoj qe do te ndalesh dhe MENDOSH :)…”Qka mendon cdo dite?”…..

Nêse nuk e ke gjetë pergjegjjen te cilen po e kerkoj une do te ndihmoj…se e di perafersisht se per qka mendon TI personalisht cdo dite, nate, tere jeten e deri me sot…

Ti i mendon mendimet e njejta qe i ke mendu dje, pardje, parqeterdje, javen e kaluar,para tre muajve ose pese vjeteve…mundem me ia vazhdu deri pa fund…

Mendimet tona te perditshme jane te perbera 90% nga informata te “panovojshme” dhe te “Paduhura” ose shkurt e shqip bërllogje për sistemin tonë trupor, mental e emocional. Tash nuk po i hi detaleve se qka ne te vertete perbejne keto mendime po e di qe baza e ketyre mendimeve eshte FRIKA qe sjell brengosje, ankth etj…

Mendimet tona te peritshme qe jane te njejta konstant nuk do te sjellin ndryshime ne jete edhe ti sado qe done ndryshime. Perderisa ti nuk mendon diqka “te re” apo “tjeter” mendimet tuaja do te sjellin rezultat te njejte qdo dite tere jeten. Nje shembull se si po mendoj do ta ilustroj me poshte..

Pasi qe ti mendon sende te njeta qdo dite, ti fol per sende brenga apo qkado qdo dite…pastaj ti takon njerez qe i perputhen mendimeve tuaja..dmth me brenga, thashethene..e derte….pastaj nese e shiqon strukturen e jetes tende..qdo dite eshte e njejtje…nese punon, ose nuk punon..krjet njejte..qohesh, i ben ritualet e dites…fshin, gatun, ushqen, lane, hane pine..edhe diqka tjeter ben sigurisht qe eshte e njejte sikur dje apo pardje dhe me ne fund bjen e flen..Neser zgjqehesh prap…dhe i zbaton ritualet e njejta…

Me kujtohen “llafet” e njerezve kur kam qene e vogel…Same “shit” every day…in and out…

Pasi qe mendimet e krijojne jeten dhe strukturen e jetes…mendo se qka mendon…mendo diqka te re..perjeto diqka te re..dil shiqo gjej sende dhe kerko sende qe kur ni ki pa me pare…kerko te takosh njerez qe nuk folin sende te njejta per dite..fvazhdoja ta lexosh blogun tim…:)..

Do ta perfundoj me citatin tim favorit te Einstein (Ajnshtajnit :P)…

“The definition of madness is when you do the same thing over and over again and expect a diferent result” qe ne perkthim do te kishte tingellu: ” Definicioni i cmednurisë eshet kur ben sende te njejta cdo here dhe pret rezultate te reja”….

Ky definicion aplikohet qdo dite…edhe prap nejrezit quditen pse kurgjo spo ndryshon..merre shembullin tjeter luften…sake shit no difference whatsoever..so stop it!NOW!

LOVE

Pak mendime të dashura…:)

“The secret” – Sequenca te filmit më të popullarizuar

Nje nder filmat me të shitura dhe popullarizuara në bote ne drejtiimin “Zhvillim personal” (Personal developmnet).

Nuk e di se a ke ndëgju për ketë film më herët. Kur e kam shqiu këtë film për herë parë, ka qene nje dite pasi që kam arritur nga pushimi 5 javor ne Zelande te Re ne vitin 2006. Produkcioni i filmit eshte australian. (Afer Zelandes) :)…

Filmi më ka bë të ngritem nga nje niveli i nenvetedijes ne nivel tjeter te vetedijes….ka qene pernime nje WOW BIG TIME experience…Me ka bë tí kuptoj disa aspekte te jetes dhe ka qene nje eksprience madheshtore qe ne nje mengjes ne ora 04.00 te vitit 2006 e te perjetoj diqka te re dhe per here te pare dhe te papershkrushme..
Papritur..qdo gje kishte kuptim ..papritur e gjeta kontekstin e sukseseve dhe mossukseseve te mia ne jete…

…ky perjetim suprem i filmit ende zgjat edhe sot edhe kam vendos që kur mos të ndalet.

Filim e kam shiqur disa here edhe sa heer te shiqoj sende te reja mesoj….ndegjoj sende qe nuk i kam ndi me heret ne film edhe pse e kam shiquar ndoshta 10 here  apo ndoshta 15 deri me tash…

Ne postin tim te djeshem kam shkruajt per ligjin e atrakcionit..ky film e ka formuar nje rrjete te rre  me neurone te reja te fresketa ne trurin tim dhe me ka bej ti aplikoj kete ligj ne jeten time te perditshme…rezultati eshte me se i rekomenduar…

Besoj se mjaftojne reklamat e mia tash..dhe shpresoj qe do ta kuptoni “mesazhin” e 20 minutave te ketij filmi..

Enjoy with love..

Shiqoje filmin duke kliku ne linkun me poshte.
http://www.youtube.com/watch?v=_b1GKGWJbE8

Mendja e formon dhe krijon diten, javen…jeten

Ne boten e spritualizmit dhe ate te Quant fizikes ((lexo Kuant) flitët shumë për “ligjin e atrakcionit” apo ne anglisht “Law of attraction” (edhe Quant fizika edhe spiritualizmi kane lidhje te ngushta me njona tjetren, perspektiva te ndryshme por konkludime te njejta).

Pa marre parasysh se në cilin vend te botës jeton ligji i atrakcionit vlen dhe vepron ne krejt planetin Pa marre parasysh a je shqiptare, holandez, i zi i bardhe ,i mirë apo i “keq”.

E mbaj në mend fjalen “mos e ndjell” kur kam qenë e vogël e ndisha shpesh. “Shuj mori mos ndjell sende te keqija”. Këtë e degjojsha kur dikush fliste “keq” apo mendonte mendime jo qaq të shëndetshme. Këtë e dijnë shumica e njerëzve por ralle e praktizojnë.

Mendja e krijon jetën. Sigurisht se ke degju me herët “Mendo pozitivisht” apo “Think positive”…Me mendu pozitivë nuk eshte njejte sikur mu NDI pozitivë.

Si mundet nje nejeri që tërë jetën ka mendu mendime negative, me pa shprese dhe pesimizem te madh ta ndroj kahjen dhe mendoj mendime pozitive. Bërthama e mendimit pozitive qëndron te akseptanca apo pranimi i gjendjes, se ku gjindesh ti tash momntalisht, fizikisht, emoconalisht dhe mentalisht. Faktori i dytë eshte falja. Me fal. Dhe e treta mu falenderu. Per krejt qka ki arrit dhe qka nuk ke arrit. Fakti se qdo gjë ne jetë pa marre parasyh se ne e marrim negative apo pozitive e ka një qëllim.

Keshtu që per me mendu mendime te mira dhe pozitive duhet me ndru kahjen Me lone mbrapa te kaluaren dhe te fokusohesh ne te tanishmen. Koncentrohu ne te tashmen. Shiqo pereth teje dhe gjej diqka qe te gezon. Ndij ndonje ndjenje apo mendim qe te shtin me qesh apo gezon. Pranoje se ashtu eshte dhe falenderohu per kete ndjenje apo gjë që te gëzon. Për ujin që e pin, për bukën që e han. Për mushkeritë që i ke qe te b¨jne te mundshme të merr frymë pa u mundu fare, per familjen qe e ke qe te don. Per punen qe e punon dhe shoqerine qe te adhuron. Ndije me gjithe qeninen sa mire eshte ti kesh te gjitha keto.

Falenderimi eshte i fuqishem. Sa ma shume falenderohesh me shume do te gjesh sende apo do te krijosh shkaqe per tu falenderu. Falenderimi sjell sukses. Praktikoje kete qdo dite, prej sotit. Gjej arsye që te kenaqin dhe te bejne te ndihesh mire. Sa here qe mendja te shkon ne diqka negative, ndroje mendimin dhe mendoji tri sende pozitive…nese nuk te vijne menjehere ne mend athere shiqo pereth teje Mundesh me falenderu edhe per kete blog qe ki shansa me lexu edhe qe Elvira i jet disa ore te jetes se saj qe kete blog veq per TY me shkru.

Mendimet e mira sjellin shendetin. Mendimet e mira dhe falenderimi i largon suksesivisht rrenat dhe genjeshtrat qe jane berthama e jo suksesit dhe varferise.

Mendimet pozitive dhe mendimet gjenerale e krijojne jeten tende cdo dite. Keshtu qe je i kujdesshem se qka mendon. Se “igji i i atrakcionit” nuk ben dallime ne mendime te keqija apo te mira. Ligji i attrakcionit dhuron. Qdo mendim qe e mendon ajo heret apo vone do te dhurohet. Ligji i atrakcionit funkcionon sikurse edhe ligjet tjera te fizikes. Si. psh gravitacionit. Ska lidhje qka gjun dhe se kush gjuhet prej katit te 20, a je i mire apo i keq…ti nese gjuhesh ligji i gravitacionit do te vepron pa dallim..dmth ti do te jesh i vdekur ne vend pa marre parasysh sa shqiptare i mire je. Mos e provo! 🙂

Besoj qe po me kupton!

Mendo mire dhe falenderohu per qdo mendim te mire dhe ndjenje te mire. Sa ma shume e ben kete me mire eshte. Eshte koha ta ndrojme kahjen dhe ta ngrisim nivelin e vetedijes.

ligji-i-atrakcioniy

Mendimet e tuja mund të sjellin shpresë, paqe, besim, dashuri dhe siguri

Cka eshte blogu?

Cka eshte blogu?

Mire se vjen te blogu im i parë zyrtar në gjuhën shqipe.

Qëllimi im kryesor është që përveq që do ta përveqësoj gjuhën më mirë gjithashtu deshiroj t’i inspiroj shumë shpirtëra shqipëtar anë e mbanë globit. 🙂

flamurishqiptar1

Pse ky blog bash sot edhe pse në gjuhën shqipe?

Sot vendosa pasi qe sot ka ndodh diqka “special” ne jeten time. Tash nuk do te shkruaj se qka, sepse shumica nuk do ta kuptojne. Kjo nuk dmth se nje ditë nuk do te tregoj se qka ka ndosh sot. Do te rikthehem ne kete qeshtje mbas nje kohe.

Mendimi që t’ja filloj nje blog shiqp ka filluar qe tri jave. Ne boten e blogut kam qene nje vite e me shume. Edhe ne ate kohe me ka ndodhe diqka speciale ne jeten time. :). Jeta ime plot me aktivitete speciale..:)..(sarkasm)

Pak nje informin i vogel historik per termin “Blog”.

“Blog” nga gjuha angleze do me thone lajm i Webbit,(Webblog, skurtimisht Blog) apo Internetit qe nuk jipet vetem profesionalisht por edhe personalisht. Ky eshte nje fenomen i ri i lajmeve i shekullit 21. Deri ne shekullin 21 lajmet kane qene VETEM proefsionale dhe jane dhane prej njerezve profesionale si psh gazetare. Tani blogu jipet nga te gjithe dhe qellimi eshte vetem INFORMATIV. Informata te llojeve te ndryshme, niveleve si dhe drejtimeve te ndryshme. SHumica e njerzve, sidomos te rrijve bejne blog per qeshtje politike, shoqerore apo ne Skandinavi me se shumti per qeshtje te modes dhe trendeve te ndryshme.

Shume njerez e perdorin blogun si ditarë te tyre. Një ditar që lexohet nga miliona njerëz. Secili vendos për vetin se qka shkrun dhe sa detale te jetes i jep publikisht.

Une personalisht do te shkruj blog inspiruese, nga jeta ime profesionale si dhe ajo e perditshmja ime qe eshte plot me aktivitete “speciale”.

Deri me sot kam be blog vetem në gjuhen suedeze pasi që jetoj në SUedi. Ne blogun tim suedez kam shume lexues qe percjellin rregullisht se qka shkruaj.

Shpresoj qe ky blog i imi shqip do ti insproj dhe jep kurrajo te gjithve qe hyjne dhe dalin neper faqet e mija te “ditarit” te jetes sime.

Mendimet e mija nuk lindin vetem nga “programimet” dhe botëkuptimet e vjetra tradicionale dhe historike te prejardhjes apo kultures time. Mendimet e mija te sotshme jane rezultat i diversitetit te stilit te jetes sime. Jane rezultate te guxishmåerise time.Dhe te etjës per nje dituri te pakufijshme në qdo aspket dhe lëmi.

Per mu nuk mjafton nje fakt i dhënë.. Per mu asgje kurre nuk mjafton.Cdo gjeje i shtroj pytje. Dhe mundohem qe asnje gjeje mos t’i jap gjykime.

Kurioziteti im se kush jam ne te vertete dhe ku është burrimi i qenies time si njeri/person/femer/femij/moter/antaree e familjes /kolege/shoqe/edashur/lidere ka bë që të arrij ne nje nivel te larte te vetedijes, jo vetem psiqikisht, dhe fizikisht por edhe spiritualisht.

Blogu im do te jete i plote. Spiritualiteti do de jete ingredienca kryesore i ketij forumi. Jo religjioni. Po spiritualizmi.

Jam e bindur dhe e sigurt se dituria, kompetenca dhe pervoja ime e jetes do të mjafton që unë e marrë këtë përgjegjësi ti inspiroj, motivoj dhe jap fuqi dhe kurrajo të gjithve JUVE që sot apo nesër keni nevojë të lexoni diqka “tjetër” diqka “ndryshe” dhe diqka qe rrjedhe vetem nga dashuria.

Dashuria per te shkruajtë, te inspiroj dhe te ndaje me ju.

Pershendetje

//Elvira