Dhimbjet Kronike – Mundësi për ndryshim apo kurth për vetshkatrrim?

Dhimbjet Kronike – Mundësi për ndryshim apo kurth për vetshkatrrim?

Në qoftë se me të vërtetë e ke vendos me ndryshu dicka në jetën tënde, atëherë nuk do te len pa ardh në seminarin e radhës, të shtunën 7/2 në Prishtinë. Seminar ky  i cili do të organizohet nga unë, Elvira Haxhiaga dhe si mysafire e kam ftuar eksperten e ushtrimeve fizike Vjollca Kuqin.

Ky seminar është i një kalibri krejtësisht tjetër, sepse përveq se jemi dy eksperte me një përvojë pune totale mbi 35 vjecare, secila e adhuron dhe me perkushtim e kryen punën e saj. Njëra është terapiste shqiptare nga Skandinavia, ndërsa tjetra ka punuar me shëndet fizik shumë e shumë vite me mosha të ndryshme.
Elvira Haxhiaga me tekninat  e saj të punës ka ndihmuar shumë indivdë të lirohen dhe shërohen nga dhimbjet e ndryshme vetëm me metoda natyrore. Cdo simptom fizik thotë Elvira e ka burimin tek emocionet dhe struktura e personalitetit.
Ashtu sic e trajtojmë trupin ashtu e trajtojmë edhe mendjen dhe emocionin!
Vjollca Kuqi ka gjithashtu qasje holistike dhe me ekspertizën e saj ka ndihmuar shumë gra e të rrinj të ndihen mirë, nëpërmes ushtirmeve fizike dhe këshillave se si me e mirëmbajt trupin.
Vjollca sot e menaxhon studion e saj të aerobisë dhe fitnesit ku qindra gra e të rrinj ushtrojnë. 

Informacionin që do ta ndan Elvira me publikun shqiptar të shtunën, ende shumë pak mjekë e psikologa e ndajnë nëpër trojet tona!

Në Kosovë dhe në trojet tona, një seancë individuale një orëshe me Elvirën është 25€ dhe të shtunën ti do të jesh me Elvirën dhe Vjollcën plot tri orë dhe do të paguash vetëm 10€.

Nëse dëshrion me dëgju dhe shiqu dicka ndryshe ti do të vjen!

Ma konfirmo ardhjen në email:
elvira@lookfeeldogood.com

Pagesa bëhet në vendtakimin e seminarit.

 

Skärmavbild 2015-02-03 kl. 17.01.29
Kliko këtu ku mund të lexosh cfarë thonë të tjerët për seminaret e Elvirës.

Mos e le pa ardh të shtunën!

Të mirëpresin Elvira me Vjollcën!

Muaji i Vitalitetit në Gjakove

Muaji i Vitalitetit në Gjakove

Nëse jeton në Gjakove apo afer Gjakoves do te kesh mundesi te besh dicka extra per shendetin dhe veten tende.
Te studioja e Aerobise dhe Fitnesit ekspertja e edukates fizike z. Vjollca Kuqi ofron tretmane me oferta speciale gjetë këtij muaji
Kjo ofert vlen për ty që dëshiron ta fitosh peshen dhe perimetrin e duhur ne trup.
Vjollca ofron gjithashtu tretmane të reduktimit dhe eliminimit të celulitave ne trup.

Kontaktoje Vjollcen për më shumë info.

Skärmavbild 2014-12-08 kl. 23.33.36

Per me shume per punen e Vjollces kliko ketu.

Si mundem të ndihmoj me liru ankthin?

Si mundem të ndihmoj me liru ankthin?

Në videon më poshtë do të kesh mundësi t’a shikosh reportazhin e bërë nga nga KTV-ja për programin “Anima”. Pas këtij emisioni kam pranu qindra emaila me pyetje të njëjtë “Si me liru ankthin?”, “Si me liru depresionin, stresin?” e shumë pyetje tjera që kanë të bëjnë me shëndetin mental dhe fizik.

Videoja është një kombinim i iniqizimit tim personal dhe KTV-së. Pas reportazhës do të tregoj se si mund të ndihmoj konkretisht dhe pse duhesh rezervu seancat private me mua.

Nuk ka lidhje se a je në ankth, depresion apo ne cfardo krize ti duhesh të lirohesh nga kjo gjendje dhe të mësohesh si t’i menaxhosh ato në të ardhmën. Nëse nuk lirohesh nga ankthi, depresioni apo stresi emocional t’i do të përjetosh edhe simptome tjera fizike që do ta keqësojnë gjendjen.

Prandaj mos prit dhe lirohu!

Pasi qe e shiqon videon kthehu prap në këtë faqe dhe rezervoje seacnën duke klikuar këtu.

Fitoje peshën e duhur me expertën e ushtrimeve fizike Vjollca Kuqi

Fitoje peshën e duhur me expertën e ushtrimeve fizike Vjollca Kuqi

AVjollca1

Vjollca Kuqi punon profesionalisht mbi 20 vite me trupat fizikë të moshave të ndryshme.

Po e shkruaj këtë artikull  për të ndihmuar ty. Pranoj emaila dhe mesazhe në Facebook cdo ditë mbi problemin e mbipeshës apo nënpeshës.

Vjollca Kuqin e sygjeroj për secilën femër apo secilin mashkull dhe për TY në Kosovë dhe në te gjitha trojet tona, që dëshiron të arrish peshë te duhur dhe trup të ushtruar.

Vjollcën e rekomendoj sepse Vjollcës i besoj.

E di me 100% siguri se kur nuk jemi të kënaqur me trupin tonë atëhere më shumë do të shtojme peshë, apo do te ignorojm mirëqenien e trupit. Kjo do të rezulton edhe në shëndetin mental dhe emocional.

Une vet kam pas rastin të marrë pjesë në aktivitet e Vjollcës të ushtrimeve fizike dhe e kam pa diturinë e saj dhe seriozitetin qe e ka me i ndihmu njerëzve e sidomos grave me arrit peshen e tyre te duhur dhe te kenë nje trup që ato e dëshirojnë.

Me ndihmën e Vjollces gjatë punës së saj të palodhshme dhe shumëvjeqare mijëra tona kilogram të paduhur janë humbur dhe qindra trupa janë shëruar. Me Vjollcën bashkëpunoj profesionalisht kur është fjala te niveli ushqyes i trupit, dietat e ndryshme si dhe mirëqeninen e trupit fizik, mental dhe emocional.

Përveq ushtrimeve fizke, dhe konsultimeve ushqyese Vjollca ofron edhe tretmane fizioterapeutike që janë të testuara klinikisht.

Cfarë ofron Vjollca tani?

Gjatë verës Vjollca ofron metoda të popullarizuara dhe efektive për ty që dëshiron të arrish:

  1.   Uljen në peshë
  2.   Zvogëlim të perimetrit si dhe
  3.   Reduktim të ndjeshëm të celulitëve.

Përveq ketyre metodave efekti i tretmaneve do te konstribon në:

  •   tërheqjen e lëkurës
  •   transportimin më të mirë të dhjamit të shkrirë
  •   stimulimin e qarkullimit të gjakut
  •   rritje të nivelit të oksigjenit në trup
  •   pastrimin e toksinave nga trupi
  •   proporcionin te balancuar dhjamor

MrekulliaTrupit

Si ndihesh ti me trupin tend?

Një tretman zgjat një orë e gjysë dhe përveq trajtimit fizioterapeutik në cmim inkudohen edhe këshillat ushqyese qe përshtaten individualisht për cdo person, mvarësisht prej nevojës dhe kërkeses.

Për të arritur rezultat efektiv trupi duhet trajtohet me më së paku me 10 seanca. Kjo bëhet sepse trupi hyn ne një proces vetshërimi dhe kjo zakonisht zgjat disa javë.

Asnjë rezultat i mirë dhe i qëndrueshëm nuk arrihet shpejt!

Askush nuk e meriton me urrejt trupin e vet.

Mbaje në mend se sa më shumë nuk do të pëlqen trupi aq më shumë do të ndihehs keq dhe si rezultat i kësaj do të shkakton jo balanc në metabolizëm, shpërndarje të yndyrrës si dhe jo balanc emocional.

Kur ti ndihesh mirë dhe je e/i knaqur me vetën tënde ateherë truri yt do te liron hormonin e gëzimit Seratonin që është më i fuqishëm se cdo barnë qetësuese apo antidepresiv.

Vjollcën e rekomendoj për mirëqeninen tënde dhe për trupin tënd!

Skärmavbild 2014-06-12 kl. 14.37.54
apo edhe ne Facebook e gjen Vjollcën në këtë link më poshtë

https://www.facebook.com/vjollcakuqi?fref=ts

A ke nevojë me prit më?

Nuk ka lidhje se në cilin qytet jeton, kontaktoje Vjollcën sot!

A2
Pikat me të cilat punohet.

Pese Keshillat E Realizimit Te Enderrave

Pese Keshillat E Realizimit Te Enderrave

Sot ka qene nje dite fantastike per mua dhe per degjuesit e Radio Suedise.

Para se t’ja vazhdoj deshiroj te them se ky artikull do te ben fjale per Monen dhe per programin edukues “Transforma”.

Kush eshte Mona?
Para 6 viteve me ka kontaktuar nje vashe e re. Ishte 19 vjeqare atehere, por me vizione te medha.Mona e kishte nje enderr dhe deshironte ndihme per te realizu kete.
Ne ate kohe une punojsha si keshilltare e karrieres. E kisha startuar nje projekt ne kompanine time qe quhej “Puna te cilen e enderron”. Njerezit qe me kontaktonin ishin persona qe e kishin vetem nje qellim ne jete. Qellimi ishte:  Me fitu punen e tyre te enderrave, e jo cfardo pune, pra te punojne me dicka qe ata enderrojne.

Per mos me zgjat storien shume, mund te shtoj se Mona ishte nje vajze shume e vendost me nje qendrim te pjekurl. Edhe pse ajo atehere punonte me punet jo te kvalifikuara, ajo e dinte se cfare deshironte.

Për t’i transformuar enderrat ne realitet duhet krijuar qellime.
Kjo eshet formula baze. Por jo vetem aq. Ekuacionet e formules duhen te kombinohen ne menyre korrekte, njejte sikurse formulat kimike. Balanci eshte kyq.

Keshtu qe vendosem qe me Monen ta krijojme nje plan 10 vjeqar. Kemi punuar plot 3 muaj dhe jemi takuar nje here nje jave. Pas tre muajve e kam ditur se Mona do ta realizoj enderren e vet. (Ne disa raste me duhet te punoj 6 muaj, e ne disa raste me gjate)

Me intenzitetin e puneve dhe hapesiren e kohes, kontakti na ishte ralluar gradualisht.

Sot, pra pas 6 viteve me kontakton Mona ne Facebook dhe me pyet:
“Elvira a je aty?
I thash: “Po urdhero?”

Pasi qe Mona e kuptoj qe ende jam duke punuar me keshilla dhe njerez me pyeti se a do te kisha pas deshire te bej nje interviste me te “Live” ne Radion Suedeze dhe tema ishte “Enderrat e realizuara”.

Kur u kyqa ne emision e kuptova se Mona e kishte realizu enderren e saj.
Pasi qe me prezentoi si mysafire te programit ajo shtoi dhe ndau me degjuesit:
“Para disa diteve, duke e pastruar dhomen i  kam gjetur shkrimet e planit tim 10 vjeqar me keshilltaren e enderrave te mia Elvira Haxhiaga dhe ne faqen e pare e kam pa “gazetare ne radio apo televizion”.

Kur i degjova keto fjale me buzeqesh fytyra dhe me dukej sikurse ska lufte ne bote. Eshte paqe!

Mona e ka realizuar enderren e saj pas 6 viteve, jo 10.
Sot ajo punonte ne kanalin me te popullarizuar suedez ku shumica e degjuesve jane te rrinj me origjine te kuturave te ndryshme, e edhe suedeze.

Ne emsion detyra ime ishte tju dhuroj degjuesve 5 keshila me te mira dhe te forta per t’i realizuar enderrat e tyre. Keto keshilla do t’i ndaj shume shkurt ketu me ty tani.
1. Guxo te enderrosh.

2. Percjelle ndjenjen ne trupin tend (Per kete me shume ne “Transforme”)

3. Vendos se do te punosh per ta realizuar enderren

4. Rri me njerez qe i kane arritur enderrat e tyre, apo me ata te cilet ende punojne me kete

5. Kerko ndihme nga ata te cilat i jetojne enderrat e tyre. Mundem me qene mentoret e tu, apo keshilltaret profesional.
(Mos merr keshilla nga ata te cilet nuk kane enderra, apo nuk i kane realizuar ato).

Te gjithve na duhet Transforma

Transforma eshte nje platform edukuese qe do te starton me daten 21/6 dhe qellimi kryesor eshte ndryshimi fundamental ne qendrimet se si mendojme dhe e zgjedhim me jetu jeten.

Sot e dijme qe mendimet e krijojne jeten tone. E dijme gjithashtu se per t’i ndryshuar mendimet, duhet ndryshuar sjelljet dhe qendrimet. Per kete duhet ndihme dhe edukim!
Ti qe e zgjedh programin edukues “Transforma” do te thellohesh me shume ne temen dhe pikat qe i kam shkruar me larte. Kjo do te ndodh ne nivelin e trete te programit. Programi i ka tri nivele te ndryshme dhe do te fokusohet, kryesisht ne mendje, trup dhe lidership. Temat do te jene te ndryshme dhe do te mesohen dhe aplikohen teknika efektive per t’u liruar nga emocionet e renda, me mendje negative dhe riprogramuar apo transformuar ne emocione te lehta me mendje e qendrime pozitive.

Transforma jo vetem qe do te sjell sherim, por edhe ndryshim individual dhe kolektiv!

A mundesh me i realizu enderrat?  Pergjigjja eshte: PO!
Vetem se a don dhe a guxon. Sepse kur e meson formulen e arritjes, asgje nuk do te ndal! Kete guxoj ta premtoj!

Per me shume per Transformen kliko ketu.

Ketu poshte eshte nje video qe tregon per pjesen e pare te Transformes. Ne webfaqe te Transformes dhe ne Youtube mund te gjesh me shume video rreth niveleve dhe permbajtjes se Transformes.

Sfida dhe shpresa e Kosoves jemi vet ne!

Sfida dhe shpresa e Kosoves jemi vet ne!

Radio Televizioni i Kosoves, para disa diteve sa kam qene ne Kosove e ka realizu nje reportazh te shkurter mbi punen time ne trojet tona si dhe per programin edukues per vetmenaxhimin e shendetit “Transforma”.

Video-ja  per mua simbolizon sfida dhe mundesi te reja.E simbolizon te kaluaren sfiduese dhe te ardhmen pozitive, ku se bashku mundemi me kriju me shume!

Shpresoj se do te pelqej!

Sikurse email-at, mesazhet, dituria dhe ekseprienca ime qe jane shpresa jote, gjithashtu edhe ti qe e lexon kete artikull dhe e shiqon kete sekuence te videos me egzistencen dhe me aftesite e tua je shpresa ime!

E di qe secili prej nesh e kemi nje qellim ne kete jete, vetem se duhet ta gjejme ate!

Nese deshiron te dish me shume per “Transformen” me shkuraj tek: elvira@lookfeeldogood.com

 

80 vjeqarja e shokon jurin dhe publikun ne “Britain’s Got Talent”.

80 vjeqarja e shokon jurin dhe publikun ne “Britain’s Got Talent”.

Skärmavbild 2014-04-14 kl. 13.07.15
Kushdo qe ka thene qe mosha e vjeter eshte problem ka genjy!

Mosha nuk eshte problemi, por qendrimi ndaj moshes eshte!

Ne kete video mund t’i shikosh levizjet qe sipas shumices jane te pamundura ne moshen sikurse qe eshte valltarja ne kete klip.

Inspirohu dhe ushqehu me shpresa dhe elimonoji gradualisht mendimet e te tjereve qe i ke be tuat!

Urdhero vallezimin spektakular te Salses me zonjen Paddy! Observoje gjithashtu reagimin e publikut ndaj moshes dhe si jemi te programuar te reagojme automatikisht ne dicka qe e kemi mesuar eshte  e pamundur!

Mesazhi i ketij postimi eshte rimeso dhe rizbulo!

Kur investimet sjellin kontribute

Kur investimet sjellin kontribute

Investimet korrekte ne dituri kane me shume vlere se çdo makine e re apo shtepi e re! Ky eshte mendimi im!

Duke i falenderuar ketij buletini,faqes time zyrtare ne Facebook dhe kesaj webfaqeje, ti je be pjese e mendjes time.

Ne kete artikull do te ndaj me ty pak info per rolin e investimeve.  Pa investimet qe i kam bere, nuk do te kisha mundur as te kontriboj me punen qe e bej sot ne trojet tona.

Ne mesazhin e kaluar tek buletini i shendetit e kam nda me lajmin e programit edukues ne gjuhen shqipe. Programi eshte ne pregaditje e siper se bashku me terapeutet e ndryshem dhe koleget e mi edukues ketu ne Suedi.

Pse?

Sepse deshiroj te kontriboj me dicka me te madhe. Dicka qe do te le gjurme edhe kur gjenerata jone me nuk egziston.

Ne qofte se edhe ti mendon si une, ti e din se tani eshte  koha me e ngrit nivelin e perndritjes dhe vitalitetit te shpirtit tone shqiptar. Jo vetem me u liru nga ankthi por edhe me punu me nivelet me te larta te vetedijes tone njerezore, qe te kontibojme dicka me te madhe dhe globale.

Goda exempelFoto: Malmö 2009, Tubimi i ndermarreseve ne Malmö me temen “Shembuj te mire nga e realiteti i ndermarreseve”  (Une ne skene, si shembull i mire) 🙂

Cfare sjell transformimi?

Zakonisht kur fillon t’a transformosh gjendjen  nga negativja ne pozitive, natyra e trupit dhe mendjes transformohet gjithashtu. Mendja eshte e uritur per ripertrirje, ndryshime dhe mesime te reja. Keshtu eshte per mua dhe keshtu eshte per ty. E sidomos nese je ne transformim e siper.

Deri ne vitin 2007 kam punuar si keshilltare, ligjeruese, terapiste per sektorin publik dhe privat.
Ne vitin 2007 e kam leshuar punen dhe startuar binzesin tim ketu ne Malmö, me ekspertize te njejte.

Ne vitin 2010, vendosa t’a marr nje hap drastik ne veprimtarine time te biznesit. Ishte ardh koha ta ngris nivelin e sherbimeve ne tregun suedez.
Deshiroja ndryshim te struktures se biznesit dhe ekspandim ne tregjet evropiane dhe amerikane. Ishte relativisht fillimi i karieres time si biznismene. Sapo e kishim marre te drejetn ekskluzive me distribu produkte natyrore dhe bimore nga nje kompani ne SHBA.

Keshtu qe vendosa te investoj ne nje Workshop tre ditor ne Floride (SHBA). Udheheqesja e programit ishte Pamela Bruner, eksperte e teknikes EFT ne marketing dhe biznes. Legjende e gjalle ne kete lemi.
Isha kurrioze ta dij se si mund ta aplikoj nje teknike te lirimit te frikes,ankthit dhe stresit gjithashtu edhe ne veprimtarine e biznesit. Vetem workshopi kushtonte 990$. (711€) Udhetimi Malmö – Floride dhe hoteli plus qendrimi u bente dikund 3.000€.

A i kam pas ato te holla atehere qe t’i investoj ne ate workshop? Pergjegjja: jo! Por deshira t’a takoj Pamela Bruner “Live” dhe t’a transformoj biznesin tim ne nivel me te larte, me shtyri t’a therras banken ne telefon dhe ti huazoj 3.000€. Qendrova 10 dite ne Floride, jo tri dite. Takova qindra ndermarres amerikan. Kjo ishte nje nder eksperiencat me te bukura te karrieres time si ndermarrese.

Cka me ka lene pershtypje ne ate Workshop ishte nje oferte e programit edukues qe Pamela Brunner na ofroj neve, afer 280 pjesemarresve,.
Nje vit me Pamelen per ta ndryshuar biznesin dhe jeten e kishte vleren 27.000 dollare.  Nese do te vendosnim qe ate dite, do te kishim zbritje me 3.000 dollar. Dmth programi do te kushtonte vetem 24.000 dollar. Ka pas pjesemarres qe e kane paguar kursin ne vend, shumica nuk kane pas mundesi. E as une jo, ne ate vit.
Ne vitin 2013  jam be  pjese e nje platforme tjeter edukuese amerikane ne krye me Ann Sieg, legjend e marketingut digjital dhe qe ky investim  me ka kushtuar aq shume sa programi i Pameles ne vitin 2010.

Cfare dua te them me kete?

Dua te them se ditura ka vlere, e jo çmim! Nuk e marr diturine si shpenzim, por si investim. Keshtu deshiroj qe edhe ti te mendosh. Pse?
Nga ai workshop, veprimtaria e biznesit tim ne Suedi ka ndryshuar pergjithmone.Nuk jam futur vetem ne tregjet Evropiane por edhe boterore, me produktet tona ekskluzive natyrore. Kompania ime suedeze  eshte nje nder nente kompani ne bote qe eshet e liqencuar te edukoj per marketingun digjital. Gjithashtu jemi te liqencuar t’e edukojme per teknikat e ndryshme te zhvillimit personal dhe vetmenaxhimit te shendetit. Ka qene nje nder kompanite  e vetme ne Malmö, qe eshte drejtuar nga nje shqiptare dhe qe ofronte sherbime ne 4 gjuhe te huaja. Kemi pas partneritet me qeverine suedeze, entin e papunesise, spitalin regjional, zyren e policise dhe organe tjera shteterore dhe private.
Te gjitha keto te arritura, sepse kam investuar per t’u pasuruar me dituri. Arritja me e madhe per mu eshte efekti qe pasuira e diturise sjell.

Sigurisht edhe ti ke investu ne jeten tende ndonjehere?
Jo vetem kur ke investu ne makine te re, pushime, apo objekte banimi por edhe per zgjerimin e diturise. Apo?
Te premtoj se investimi ne dituri relevante qe eshte per TY ne kombinim me guximin e ka vleren kolosale.

Transforma

Tani  per “Transformen”.

Ate qe mundem ta ndaj me ty tani ne lidhje me programin edukues qe jam duke e pregatitur eshte:

– Programin e kam pagezuar “Transforma”, sepse kjo do te ndodh me ty kur e zgjedh kete program dhe me ata te cilet ti do t’i ndihmosh 🙂
– Do te kemi webinare cdo jave
– Takime “Live”
– Workshope dy ditore ne Kosove
– Lista te rezultateve te arritura
– Nje grup i posaqem do te krijohet ne Facebook, vetem per Transformen
– Takime ne Skype
– Platforma “Transforma” eshte program edukuese ne tri nivele te ndryshme dhe perioda te ndryshme kohore qe do te sjell ndryshime ne thellesi dhe gjeresi.

Pse “Transforma”?

Efekti traumatik i luftrave, presioneve te ndryshme te gjeneratave te tera me qindra vite reflekton edhe sot ne trojet tona. Ankthi e ka kapluar popullin tone duke ja filluar nga femijet e deri tek te vjetrit, per arsye te ndryshme. Kete fakt po e them pa egzagjeruar fare, nga perspektiva ime terapeutike.
Ajo qe i mungon popullit eshte INFORMACIONI dhe DITURIA si me menaxhu ankthin, stresin, depresionin dhe shendetin ne pergjithesi.

Kete mundemi me ndryshu vet ne.
Fuqine e humbur, njerezit duhet t’a rikthejne te vetja e tyre.

Pra, eshte koha t’a fuqizojme popullin tone te lirohet nga identiteti i shtypur dhe gjithmone ne vuajtje. Te pastrohemi kolektivisht nga traumat e lashta dhe ato te rejat, e te perditshmet.

Prandaj do te egzistoje ky program. Qe te edukoj persona si ti, per te kontribu, ose per t’u transformuar vet!

Deshiroj qe se bashku me ty te krijoj nje ekip te forte qe do te funksionoj si nje brigade paqesore e organizuar vetem per nje qellim. Me sheru!

A do te kishe pas deshire ta besh kete se bashku me mu?

Qe tani te premtoj se programi edukues qe te ofrohet ty, nuk do te kushtoj sa i Pameles 24.000 dollare, por do te kete nje çmim qe nese deshiron te bashkangjitesh do te jesh ne gjendje te investosh.
Vlera e programit eshte e larte me çmim SHUME te volitshem.

Ky program nuk do te thote vetem mesime te reja per ty, por edhe do te jesh pjese me e ngushte e jetes time profesionale.

Sic kam thene ne emailin e kaluar tek buletini i shendetit se kjo platform edukuese nuk eshte per çdo kend. Eshte per persona te perzgjedhur qe e di sigurt mund ta bejne nje pune fantastike dhe etike.

Do te drejtohet dhe ofrohet edhe ty qe je gati te kontribosh nga nje nivel me i ngritur i vetedijes. Ti qe je gati te lirohesh krejtesisht nga frikat, ankthi apo bllokimet eventuale dhe qe te mundesh te ecesh perpara dhe pa pengesa. Do ta besh kete qe te  kontribosh dhe t’i fuqizosh te tjeret.

Ne emailat dhe artikujt  e ardhshem do te ndaj me ty:
– Temat e niveleve te ndryshme te programit
– Kush mundet me apliku (mosha, gjinia, profesioni,vendi)
– Data e startimit
-Vlera dhe cmimi

Me kete program do t’a di se a eshte populli yne gati per t’a ndihmuar veten te lirohet nga e renda dhe krijuar te lehten, TRANSFORMEN!


Cka mendon,  a je TI gati?

P.s Nese ende nuk je regjistruar ne buletinin e shendetit kliko ketu dhe ta kesh parasysh se kur te regjistrohesh me hotmail.com kontrolloje junk mail-in apo shporten e berllogut ne emailin tend.

Shiqoje, pjesen e pare te progarmit “Transforma”

Pjesa e dyte e programit “Tansfroma”

 

 

Webinari i pare profesional per biznesin online ne gjuhen shqipe

Webinari i pare profesional per biznesin online ne gjuhen shqipe

kushthotecka Per biznesin online, do t’ja fillojne te flasin shume kompani. Duhet pasur kujdes shume, sepse shumcia e kompanive hyjne ne treg vetem per te perfitu e jo per te ndihmu. Sidomos nese flas per tregun ne Kosove.

Mire eshte qe ti te kesh dituri per kete, sepse epoka digjitale eshte duke ndodhur tani. Ne qofte se deshiron te egziston si biznes duhesh te jesh ne internet, perndryshe nuk egziston.

Me daten 2 shkurt ne ora 15.00 do te organizoj nje webinar me temen “Platformat e sukseshshme digjitale” dhe qe pikat kryesore do te jene:

  • Pse duhet cdo veprimtari biznesi te kete nje blog
  • Dallimi ne mes Webshopit dhe Biznesit Online
  • Dallimi ne mes faqes private ne Facebook dhe asaj zyrtare

Me pas Webshop nuk do te thote se je duke e drejtuar biznesin ne Internet.

Per te operu ne Internet si biznes ti duhesh te operosh ne disa platforma, ne te njejten kohe dhe keto t’i integrosh me njera tjetren dhe qe secila nga keto te gjeneron fitime. Nuk mjafton vetem me i postu artikujt per shitje, por duhesh be edhe marketingun. Marketingu eshte art dhe jo cdo kush mund  t’a bej kete.

Per te marr pjese ne webinarin e ri me daten 9/3  kliko ketu.

 

Regjistrohu ketu nese te intereson se si mundesh ta zhvillozh biznesin
ne internet!

Keshillat jane gratis dhe te ofrohen vetem ty qe ke potencial dhe ambicie
ta besh ate qe shumica s’dijne ta bejne!

 

 

Te mirepres!

 

Vazhdim i pergjegjjeve“Cfare emisione dhe programe i duhen popullit shqiptar?”

KTV

Vazhdim i pergjegjjeve“Cfare emisione dhe programe i duhen popullit shqiptar?”

“Faleminderit Elvira mua me behet qejfi dhe krenohem qe kemi nje femer si ti.
Mendimi im per mediat eshte qe te jepet me shume mesazh edukativ pa marre parasysh ne cfar sfere te jetes e jo te jepen mesazh i keq siq edhe po jepet neper mediat vendore te Kosoves seriale qe skane pike edukate dhe nuk na medojne neve brezit te ri mire dhe vetem kohen na humbin.
Me vjen vertete keq per kohen qe humbin duke shiku ato emisione koti kur ka mundesi te ndryshohet gjdo gje me pune.
Pse p.sh te mos jepet ndonje emision social apo shoqeror,shoqeria jone dhe tradita jone nder vite,une jam pro ndryshimeve apo me mire te them disa traditave te cilat jane prezente ne Kosove kisha pasur shume deshire te ndryshojme dhe te ecim me kohen jo te merremi me punet e te tjereve.Kurse traditat e mira le te rrine aty ku jane,faleminderit qe me keto fjale dhe me keto emaile qe me dergon e nuk perton me motivon ta zbukuroj jeten time edhe pse gjdo gje seshte ne rregull te askush por sadopak ti kuptoj vlerat e mia dhe te jetes ne pergjithesi.Me fal qe e zgjata aq shume por jam e zhgenjyer me institucionet tona une qe dy vite kam mbaru akultetin e Filologjise degen e gjuhes shqipe dhe jam pa pune,ndoshta nuk eshte nje gje qe mund te me ndihmosh por po te shprehem ty Elvira e dashur si nje femer qe je dhe me kupton,deri kur do te vazhdoj ky popull te vuaj aq shume per gjera themelore te jetes.
Te pershendes dhe me respekt D. I.

———————————————–
“Propozimi im eshte qe ne TV te prezentohen sa me shume programe edukativo arsimore, kulturore, sociale, zbavitese dhe te ngajshme e jo siq eshte duke u bere si deri me tani vetem : lajme, lajme, lajme dhe seriale turke dhe spanjolle qe degjenerojne shoqerine. Me emisionet e deritashme popullata e Kosoves vetem fiton trauma dhe nervoza sepse asgje nuk meson por vetem kush beri vjedhje, kush mori mito, kend kush e vrau apo plagosi, kush shkoi ne burg e te tjeraq qe mendoj se sjellin vetem trauma psiqike e asgje tjeter. Ju pershendes nga zemra e nderuara Elvira.
 “
R. K

————————————–
“Une mendoj se ne Kosove duhet te shfaqen me shume emisone edukative se pari .( dhe jo vetem emisione mendoj se duhet mbajt kurse /semniare ,te behen programe qe do kishin per qellim edukimin e gjeneratave te vjetra se pari e pastaj rinise)
Une jetoj  ne Danimark dhe edhe sot e shoh se sa na mungon edukata ,sepse takoj dhe kam takaur njerz qe jan plak dhe jan pa edukat menxi spresin te shtyhen,kritkikojn,gjykojn etje tj.dhe gjithmon ne emer te “eduaktes” i bejn këto pune

Do doja qe te emitoheshin edhe programet e DrPHILL,Oprah dhe programe ku shfaqet  jeta e femres dhe femijve ne vende si Afganistani p.sh.Kjo per arsye se para disa kohesh kam pa nji emsion qe me ka tmerru sepse tregohej se si  meshkujt vjedhnin ose blenin djem te ri dhe i vishnin si vajza dhe i perdronin per epshet e tyre. Jam prek shume .Ne jemi pak naiv mendoj une dhe ne at gjendje si asht Kosova mendoj se do ishte mire qe nji emison  i till te emitohej ne Kosove qe populli ti hapte syt pak .

Do do doja te emitoheshin programe ku vajzat e reja nuk do mendonin se problemi kryesor ne jeten tyre asht veq si mu martu dhe se nese dikush te ban te vuash ajo nuk asht dashuri. Pra emisione ku femra do mesonte ta vlersonte me teper veten .
Emisione ku edhe femrat tjera te mesohen te perkrahin nese nji femer kerkon te drejtene trashegimis etje tj.
Emisone kur njerzit do ta kuptonin se po sa ti bejn 40 vite nuk do thot se jeta mbaroi.

Dhe mendoj se edhe ndoj komedi ,humor do ti bente mire popullit te shume vuajtur qe sado pak disa qaste ti harrojn brengat.

Dhe do doja qe te shfaqeshin ndoshta emisione ku do shfaqej sa e rrenume ka qenë Gjermanija pas luftes se dyte dhe se si asht ndertu prej gjermanve ( ketu do doja ne fakt po te jet mundsija krejt konkret te shfaqej menyra ,plani,puna ,djersa dhe qdo imtesi te shfaqej per te mesuar si ndertohet shteti ).
M.V

————————————
“Emisionin tend ne Ktv nuk e kam pare,kisha pas shume deshire ta shoh.Une jam teknike  e fizioterapise dhe qdo dite takoj njerez qe jane shume pak te informuar per shendetin,neve na duhen emisione cilesore per shendetesine me nerez te kualifikuar dhe te cilet dijne ta tranmsetojne mesazhin per shendetin tek pacientet ose tek populli.Elvira me pelqene shume teknikat e meditimit qe i percjell tek ne
besom se qdo njeri ne Kosove qe  e ka perjetu luften ose edhe nqs se ka perjetu duhet mi perdore keto teknika relaksuese se jeta ne Kosove eshte me shume stres ,kisha dashte qe  ju te jeni sa me afer me mediat tona dhe te kesh nje emision tendin ,ku do ti percjellesh teknikat  emeditimit dhe keshillat tua  tek ne.Te falenderoj shume per qdo gje, me respekt Zana.”

———————————
“TV sipas mendimit tim duhet me pas me shum kso emisione debate e jo kto seriala turke qe i qesin programet tona, por ndonje debat ku ne shiquesit mundemi me u vetedijesu  duke ju shiqu juve se ma mer mendja qe ka persona qe kan nevoj per keto tema me i ndegju , se shumica e popullit nuk kan kushte me shku te ndonje psilogok dhe sipas mendimit tim eshte mir me pas ndonje program qe sadopak me tregu qysh me pas qasje me u afru me femijet te cilet jan pak sa me agresiv dhe  nuk hapen ne biseda me prinder .

Me respekt S. D.”

“Po sipas mendimit tim cfar do te vendosja une te transmetohej ne mediat ne kosove , kisha pas deshire ne fillim te mbahen me shume emisione me njerez me vlera si ju ne rend te pare ne menyre qe te rritet respekti ndaj njeri tjetrit sepse njeriu eshte i lindur te jetoi ne shoqeri dhe te jap me te miren per njerzit qe i rrethojn ne aspekte te ndryshme .Ne rend te pare mungon shume komunikimi me njerez te profesioneve te ndryshme te shkences, kultures ,sportit edhe shendetesise , ne kanalet televizive tona ne kosove ka vetem muzike dhe seriale turke me vuajtje , nuk ka hapsire per njerez me vlera qe kan mundesi me ba ndryshime tek te tjeret ,ma shume emisone edukative shkollore ,shendetsore ,ekonomike dhe te vizitohen njerzit ne vende te punes ne kosove . duke fillu  nga mosha e femijerise emisionet e ne mosha te rritura   si dhe tju japin hapsire njerzve qe kan vlera e jo vetem atyre qe i njohin por atyre qe punojn dhe jan te zellshem ne profesionet e tyre se vetem ne kete menyre do te kemi suksese”
A. M.

Nese e sheh kete artikull dhe edhe ti sikurse lexuesit e Buletinit te Shendetit ke ideja se cfare i duhet popullit te shiqoj ne TV komento me poshte.

Per te dal tek Pjesa e pare e artikullit kliko ketu.