Kur investimet sjellin kontribute

Kur investimet sjellin kontribute

Investimet korrekte ne dituri kane me shume vlere se çdo makine e re apo shtepi e re! Ky eshte mendimi im!

Duke i falenderuar ketij buletini,faqes time zyrtare ne Facebook dhe kesaj webfaqeje, ti je be pjese e mendjes time.

Ne kete artikull do te ndaj me ty pak info per rolin e investimeve.  Pa investimet qe i kam bere, nuk do te kisha mundur as te kontriboj me punen qe e bej sot ne trojet tona.

Ne mesazhin e kaluar tek buletini i shendetit e kam nda me lajmin e programit edukues ne gjuhen shqipe. Programi eshte ne pregaditje e siper se bashku me terapeutet e ndryshem dhe koleget e mi edukues ketu ne Suedi.

Pse?

Sepse deshiroj te kontriboj me dicka me te madhe. Dicka qe do te le gjurme edhe kur gjenerata jone me nuk egziston.

Ne qofte se edhe ti mendon si une, ti e din se tani eshte  koha me e ngrit nivelin e perndritjes dhe vitalitetit te shpirtit tone shqiptar. Jo vetem me u liru nga ankthi por edhe me punu me nivelet me te larta te vetedijes tone njerezore, qe te kontibojme dicka me te madhe dhe globale.

Goda exempelFoto: Malmö 2009, Tubimi i ndermarreseve ne Malmö me temen “Shembuj te mire nga e realiteti i ndermarreseve”  (Une ne skene, si shembull i mire) 🙂

Cfare sjell transformimi?

Zakonisht kur fillon t’a transformosh gjendjen  nga negativja ne pozitive, natyra e trupit dhe mendjes transformohet gjithashtu. Mendja eshte e uritur per ripertrirje, ndryshime dhe mesime te reja. Keshtu eshte per mua dhe keshtu eshte per ty. E sidomos nese je ne transformim e siper.

Deri ne vitin 2007 kam punuar si keshilltare, ligjeruese, terapiste per sektorin publik dhe privat.
Ne vitin 2007 e kam leshuar punen dhe startuar binzesin tim ketu ne Malmö, me ekspertize te njejte.

Ne vitin 2010, vendosa t’a marr nje hap drastik ne veprimtarine time te biznesit. Ishte ardh koha ta ngris nivelin e sherbimeve ne tregun suedez.
Deshiroja ndryshim te struktures se biznesit dhe ekspandim ne tregjet evropiane dhe amerikane. Ishte relativisht fillimi i karieres time si biznismene. Sapo e kishim marre te drejetn ekskluzive me distribu produkte natyrore dhe bimore nga nje kompani ne SHBA.

Keshtu qe vendosa te investoj ne nje Workshop tre ditor ne Floride (SHBA). Udheheqesja e programit ishte Pamela Bruner, eksperte e teknikes EFT ne marketing dhe biznes. Legjende e gjalle ne kete lemi.
Isha kurrioze ta dij se si mund ta aplikoj nje teknike te lirimit te frikes,ankthit dhe stresit gjithashtu edhe ne veprimtarine e biznesit. Vetem workshopi kushtonte 990$. (711€) Udhetimi Malmö – Floride dhe hoteli plus qendrimi u bente dikund 3.000€.

A i kam pas ato te holla atehere qe t’i investoj ne ate workshop? Pergjegjja: jo! Por deshira t’a takoj Pamela Bruner “Live” dhe t’a transformoj biznesin tim ne nivel me te larte, me shtyri t’a therras banken ne telefon dhe ti huazoj 3.000€. Qendrova 10 dite ne Floride, jo tri dite. Takova qindra ndermarres amerikan. Kjo ishte nje nder eksperiencat me te bukura te karrieres time si ndermarrese.

Cka me ka lene pershtypje ne ate Workshop ishte nje oferte e programit edukues qe Pamela Brunner na ofroj neve, afer 280 pjesemarresve,.
Nje vit me Pamelen per ta ndryshuar biznesin dhe jeten e kishte vleren 27.000 dollare.  Nese do te vendosnim qe ate dite, do te kishim zbritje me 3.000 dollar. Dmth programi do te kushtonte vetem 24.000 dollar. Ka pas pjesemarres qe e kane paguar kursin ne vend, shumica nuk kane pas mundesi. E as une jo, ne ate vit.
Ne vitin 2013  jam be  pjese e nje platforme tjeter edukuese amerikane ne krye me Ann Sieg, legjend e marketingut digjital dhe qe ky investim  me ka kushtuar aq shume sa programi i Pameles ne vitin 2010.

Cfare dua te them me kete?

Dua te them se ditura ka vlere, e jo çmim! Nuk e marr diturine si shpenzim, por si investim. Keshtu deshiroj qe edhe ti te mendosh. Pse?
Nga ai workshop, veprimtaria e biznesit tim ne Suedi ka ndryshuar pergjithmone.Nuk jam futur vetem ne tregjet Evropiane por edhe boterore, me produktet tona ekskluzive natyrore. Kompania ime suedeze  eshte nje nder nente kompani ne bote qe eshet e liqencuar te edukoj per marketingun digjital. Gjithashtu jemi te liqencuar t’e edukojme per teknikat e ndryshme te zhvillimit personal dhe vetmenaxhimit te shendetit. Ka qene nje nder kompanite  e vetme ne Malmö, qe eshte drejtuar nga nje shqiptare dhe qe ofronte sherbime ne 4 gjuhe te huaja. Kemi pas partneritet me qeverine suedeze, entin e papunesise, spitalin regjional, zyren e policise dhe organe tjera shteterore dhe private.
Te gjitha keto te arritura, sepse kam investuar per t’u pasuruar me dituri. Arritja me e madhe per mu eshte efekti qe pasuira e diturise sjell.

Sigurisht edhe ti ke investu ne jeten tende ndonjehere?
Jo vetem kur ke investu ne makine te re, pushime, apo objekte banimi por edhe per zgjerimin e diturise. Apo?
Te premtoj se investimi ne dituri relevante qe eshte per TY ne kombinim me guximin e ka vleren kolosale.

Transforma

Tani  per “Transformen”.

Ate qe mundem ta ndaj me ty tani ne lidhje me programin edukues qe jam duke e pregatitur eshte:

– Programin e kam pagezuar “Transforma”, sepse kjo do te ndodh me ty kur e zgjedh kete program dhe me ata te cilet ti do t’i ndihmosh 🙂
– Do te kemi webinare cdo jave
– Takime “Live”
– Workshope dy ditore ne Kosove
– Lista te rezultateve te arritura
– Nje grup i posaqem do te krijohet ne Facebook, vetem per Transformen
– Takime ne Skype
– Platforma “Transforma” eshte program edukuese ne tri nivele te ndryshme dhe perioda te ndryshme kohore qe do te sjell ndryshime ne thellesi dhe gjeresi.

Pse “Transforma”?

Efekti traumatik i luftrave, presioneve te ndryshme te gjeneratave te tera me qindra vite reflekton edhe sot ne trojet tona. Ankthi e ka kapluar popullin tone duke ja filluar nga femijet e deri tek te vjetrit, per arsye te ndryshme. Kete fakt po e them pa egzagjeruar fare, nga perspektiva ime terapeutike.
Ajo qe i mungon popullit eshte INFORMACIONI dhe DITURIA si me menaxhu ankthin, stresin, depresionin dhe shendetin ne pergjithesi.

Kete mundemi me ndryshu vet ne.
Fuqine e humbur, njerezit duhet t’a rikthejne te vetja e tyre.

Pra, eshte koha t’a fuqizojme popullin tone te lirohet nga identiteti i shtypur dhe gjithmone ne vuajtje. Te pastrohemi kolektivisht nga traumat e lashta dhe ato te rejat, e te perditshmet.

Prandaj do te egzistoje ky program. Qe te edukoj persona si ti, per te kontribu, ose per t’u transformuar vet!

Deshiroj qe se bashku me ty te krijoj nje ekip te forte qe do te funksionoj si nje brigade paqesore e organizuar vetem per nje qellim. Me sheru!

A do te kishe pas deshire ta besh kete se bashku me mu?

Qe tani te premtoj se programi edukues qe te ofrohet ty, nuk do te kushtoj sa i Pameles 24.000 dollare, por do te kete nje çmim qe nese deshiron te bashkangjitesh do te jesh ne gjendje te investosh.
Vlera e programit eshte e larte me çmim SHUME te volitshem.

Ky program nuk do te thote vetem mesime te reja per ty, por edhe do te jesh pjese me e ngushte e jetes time profesionale.

Sic kam thene ne emailin e kaluar tek buletini i shendetit se kjo platform edukuese nuk eshte per çdo kend. Eshte per persona te perzgjedhur qe e di sigurt mund ta bejne nje pune fantastike dhe etike.

Do te drejtohet dhe ofrohet edhe ty qe je gati te kontribosh nga nje nivel me i ngritur i vetedijes. Ti qe je gati te lirohesh krejtesisht nga frikat, ankthi apo bllokimet eventuale dhe qe te mundesh te ecesh perpara dhe pa pengesa. Do ta besh kete qe te  kontribosh dhe t’i fuqizosh te tjeret.

Ne emailat dhe artikujt  e ardhshem do te ndaj me ty:
– Temat e niveleve te ndryshme te programit
– Kush mundet me apliku (mosha, gjinia, profesioni,vendi)
– Data e startimit
-Vlera dhe cmimi

Me kete program do t’a di se a eshte populli yne gati per t’a ndihmuar veten te lirohet nga e renda dhe krijuar te lehten, TRANSFORMEN!


Cka mendon,  a je TI gati?

P.s Nese ende nuk je regjistruar ne buletinin e shendetit kliko ketu dhe ta kesh parasysh se kur te regjistrohesh me hotmail.com kontrolloje junk mail-in apo shporten e berllogut ne emailin tend.

Shiqoje, pjesen e pare te progarmit “Transforma”

Pjesa e dyte e programit “Tansfroma”

 

 

Your email address will not be published. Required fields are marked *