Vazhdim i pergjegjjeve“Cfare emisione dhe programe i duhen popullit shqiptar?”

KTV

Vazhdim i pergjegjjeve“Cfare emisione dhe programe i duhen popullit shqiptar?”

“Faleminderit Elvira mua me behet qejfi dhe krenohem qe kemi nje femer si ti.
Mendimi im per mediat eshte qe te jepet me shume mesazh edukativ pa marre parasysh ne cfar sfere te jetes e jo te jepen mesazh i keq siq edhe po jepet neper mediat vendore te Kosoves seriale qe skane pike edukate dhe nuk na medojne neve brezit te ri mire dhe vetem kohen na humbin.
Me vjen vertete keq per kohen qe humbin duke shiku ato emisione koti kur ka mundesi te ndryshohet gjdo gje me pune.
Pse p.sh te mos jepet ndonje emision social apo shoqeror,shoqeria jone dhe tradita jone nder vite,une jam pro ndryshimeve apo me mire te them disa traditave te cilat jane prezente ne Kosove kisha pasur shume deshire te ndryshojme dhe te ecim me kohen jo te merremi me punet e te tjereve.Kurse traditat e mira le te rrine aty ku jane,faleminderit qe me keto fjale dhe me keto emaile qe me dergon e nuk perton me motivon ta zbukuroj jeten time edhe pse gjdo gje seshte ne rregull te askush por sadopak ti kuptoj vlerat e mia dhe te jetes ne pergjithesi.Me fal qe e zgjata aq shume por jam e zhgenjyer me institucionet tona une qe dy vite kam mbaru akultetin e Filologjise degen e gjuhes shqipe dhe jam pa pune,ndoshta nuk eshte nje gje qe mund te me ndihmosh por po te shprehem ty Elvira e dashur si nje femer qe je dhe me kupton,deri kur do te vazhdoj ky popull te vuaj aq shume per gjera themelore te jetes.
Te pershendes dhe me respekt D. I.

———————————————–
“Propozimi im eshte qe ne TV te prezentohen sa me shume programe edukativo arsimore, kulturore, sociale, zbavitese dhe te ngajshme e jo siq eshte duke u bere si deri me tani vetem : lajme, lajme, lajme dhe seriale turke dhe spanjolle qe degjenerojne shoqerine. Me emisionet e deritashme popullata e Kosoves vetem fiton trauma dhe nervoza sepse asgje nuk meson por vetem kush beri vjedhje, kush mori mito, kend kush e vrau apo plagosi, kush shkoi ne burg e te tjeraq qe mendoj se sjellin vetem trauma psiqike e asgje tjeter. Ju pershendes nga zemra e nderuara Elvira.
 “
R. K

————————————–
“Une mendoj se ne Kosove duhet te shfaqen me shume emisone edukative se pari .( dhe jo vetem emisione mendoj se duhet mbajt kurse /semniare ,te behen programe qe do kishin per qellim edukimin e gjeneratave te vjetra se pari e pastaj rinise)
Une jetoj  ne Danimark dhe edhe sot e shoh se sa na mungon edukata ,sepse takoj dhe kam takaur njerz qe jan plak dhe jan pa edukat menxi spresin te shtyhen,kritkikojn,gjykojn etje tj.dhe gjithmon ne emer te “eduaktes” i bejn këto pune

Do doja qe te emitoheshin edhe programet e DrPHILL,Oprah dhe programe ku shfaqet  jeta e femres dhe femijve ne vende si Afganistani p.sh.Kjo per arsye se para disa kohesh kam pa nji emsion qe me ka tmerru sepse tregohej se si  meshkujt vjedhnin ose blenin djem te ri dhe i vishnin si vajza dhe i perdronin per epshet e tyre. Jam prek shume .Ne jemi pak naiv mendoj une dhe ne at gjendje si asht Kosova mendoj se do ishte mire qe nji emison  i till te emitohej ne Kosove qe populli ti hapte syt pak .

Do do doja te emitoheshin programe ku vajzat e reja nuk do mendonin se problemi kryesor ne jeten tyre asht veq si mu martu dhe se nese dikush te ban te vuash ajo nuk asht dashuri. Pra emisione ku femra do mesonte ta vlersonte me teper veten .
Emisione ku edhe femrat tjera te mesohen te perkrahin nese nji femer kerkon te drejtene trashegimis etje tj.
Emisone kur njerzit do ta kuptonin se po sa ti bejn 40 vite nuk do thot se jeta mbaroi.

Dhe mendoj se edhe ndoj komedi ,humor do ti bente mire popullit te shume vuajtur qe sado pak disa qaste ti harrojn brengat.

Dhe do doja qe te shfaqeshin ndoshta emisione ku do shfaqej sa e rrenume ka qenë Gjermanija pas luftes se dyte dhe se si asht ndertu prej gjermanve ( ketu do doja ne fakt po te jet mundsija krejt konkret te shfaqej menyra ,plani,puna ,djersa dhe qdo imtesi te shfaqej per te mesuar si ndertohet shteti ).
M.V

————————————
“Emisionin tend ne Ktv nuk e kam pare,kisha pas shume deshire ta shoh.Une jam teknike  e fizioterapise dhe qdo dite takoj njerez qe jane shume pak te informuar per shendetin,neve na duhen emisione cilesore per shendetesine me nerez te kualifikuar dhe te cilet dijne ta tranmsetojne mesazhin per shendetin tek pacientet ose tek populli.Elvira me pelqene shume teknikat e meditimit qe i percjell tek ne
besom se qdo njeri ne Kosove qe  e ka perjetu luften ose edhe nqs se ka perjetu duhet mi perdore keto teknika relaksuese se jeta ne Kosove eshte me shume stres ,kisha dashte qe  ju te jeni sa me afer me mediat tona dhe te kesh nje emision tendin ,ku do ti percjellesh teknikat  emeditimit dhe keshillat tua  tek ne.Te falenderoj shume per qdo gje, me respekt Zana.”

———————————
“TV sipas mendimit tim duhet me pas me shum kso emisione debate e jo kto seriala turke qe i qesin programet tona, por ndonje debat ku ne shiquesit mundemi me u vetedijesu  duke ju shiqu juve se ma mer mendja qe ka persona qe kan nevoj per keto tema me i ndegju , se shumica e popullit nuk kan kushte me shku te ndonje psilogok dhe sipas mendimit tim eshte mir me pas ndonje program qe sadopak me tregu qysh me pas qasje me u afru me femijet te cilet jan pak sa me agresiv dhe  nuk hapen ne biseda me prinder .

Me respekt S. D.”

“Po sipas mendimit tim cfar do te vendosja une te transmetohej ne mediat ne kosove , kisha pas deshire ne fillim te mbahen me shume emisione me njerez me vlera si ju ne rend te pare ne menyre qe te rritet respekti ndaj njeri tjetrit sepse njeriu eshte i lindur te jetoi ne shoqeri dhe te jap me te miren per njerzit qe i rrethojn ne aspekte te ndryshme .Ne rend te pare mungon shume komunikimi me njerez te profesioneve te ndryshme te shkences, kultures ,sportit edhe shendetesise , ne kanalet televizive tona ne kosove ka vetem muzike dhe seriale turke me vuajtje , nuk ka hapsire per njerez me vlera qe kan mundesi me ba ndryshime tek te tjeret ,ma shume emisone edukative shkollore ,shendetsore ,ekonomike dhe te vizitohen njerzit ne vende te punes ne kosove . duke fillu  nga mosha e femijerise emisionet e ne mosha te rritura   si dhe tju japin hapsire njerzve qe kan vlera e jo vetem atyre qe i njohin por atyre qe punojn dhe jan te zellshem ne profesionet e tyre se vetem ne kete menyre do te kemi suksese”
A. M.

Nese e sheh kete artikull dhe edhe ti sikurse lexuesit e Buletinit te Shendetit ke ideja se cfare i duhet popullit te shiqoj ne TV komento me poshte.

Per te dal tek Pjesa e pare e artikullit kliko ketu.

Shqipe

Me te vertet me pelqejn keto mendime, qe jane shfaqur ketu, me vjen mire qe paska persona qe i duan keto gjera…shpresojm te dalim ne nje perfundim te suksesshem dhe te realizueshem per te gjitha keto sepse dhe un si vendase e Kosoves qe jam jam dakort me keto mendime qe thoni ju, kemi nevoj qe te jepen me shume emisione se sa seriale e emisione qe skan asnje efekt pozitiv, por vetem negativ, emisione qe te bejen te qeshesh e nuk e di per qfar qesh, emisione me lojra koti, qe ato lojra femijet po ti bejn do dukeshin diqka pa vler…kshtu qe urojm qe te permiresohemi ne te gjitha drejtimet…dhe te deshmojm se kush jemi sepse ata te diturit i kane lene anash dhe nuk po i shfaqin…e pak kush e dine se sa njerez me vlera kemi por nuk duken…sepse ne pergjithesi ka dominu interesi personal dhe egoja per vete pa i par pasojat dhe demet e tjetrit, dhe njohtesia gjithaashtu per te kap nje pozit, po a ka aftesi per ate qe do bej ajo,,,deri me tani seshte kontrollu,,,por shpresojm qe tani e tutje te fillojn te ndergjegjesohen dhe te marin ne dore ata qe e meritojn dhe te dine se si te menaxhojn…ju pershendes dhe i dua shume ata qe mendojn per gjera pozitive e jo negative.

Your email address will not be published. Required fields are marked *