Me apo pa stres – Populli eshte i mllefosur dhe ka te drejte!!

Me apo pa stres – Populli eshte i mllefosur dhe ka te drejte!!

Mllefi yt dhe i gjithe popullit shqiptar eshet 100% legjitim dhe me vend!

Ky artikull i drejtohet krijuesve me te medhenj te opinionit publik, MEDIAVE.

Nese punon me media ne ndonje menyre dhe te bjen ne sy ky postim, atehere pergjegjesia jote kryesore dhe humane eshte qe kete artikull t’ja dergosh shefit tend me email. Vetem e kopijon kete link me poshte ne email dhe e klikon “Dergo”.

Me apo pa stres – Populli eshte i mllefosur dhe ka te drejte!!

Sipas lexuesve te buletinint “Perndritja dhe Vitaliteti Shqiptar” , mediat shqiptare duhet shiqu dhe be evaluimin e  qellimeve te veta se PSE dhe per KEND egzistojne!

Ne fakt te gjitha organet pergjegjese qe per detyre e kane me i sherby popullit, pa marre parasysh se a jane organe mediale, shendetesore, sociale, politike, apo kultutore duhet marr pergjegjesi per mllefin e popullit.

Ketu poshte do t’i postoj vetem disa nga shume emailat qe une i kam pranuar nga lexuesit e Buletinit te Shendetit “Perndritja dhe Vitaliteti Shqiptar”.

Buletini i ka afer 1.500 lexues te rregullt dhe qellimi kryesor i ketij forumi eshte me vetedijesu lexuesin per shendetin mental, fizik, emocional dhe shpirteror. Eshte thjeshte ushqim i mendjes dhe shpirtit. Autore e ketij forumi jam vet une.

Pas transmetimit te programit “Vizion” ne KTV, ku une isha e ftuar si mysafire dhe tema ishte “Stresi dhe KTVAnkthi”, une ju shtrova lexuesve te buletinit nje pyetje shume te thjeshte:

“Cfare emisione dhe programe i duhen popullit shqiptar?”

Relevante eshte te permendet se ne kete forum jane te regjistruar lexuesit nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Presheva dhe lexuesit qe jetojne ne Evrope dhe bote.

Per shkak te integritetit personal do t’i postoj vetem inicialet e personave dhe jo emrat e plote.

Qellimi i ketij artikulli eshte me kontribu ne vedijesimin e mediave shqiptare se popullit nuk i duhen vetem serialet turke, politika dhe lajmet e vuajtuara, por populli eshte i urritur per dicka te re, inspiruese, pozitive dhe qe zhvillon!

Ke privilegjin t’i lexosh keto letra qe jane te derguara direkt nga zemra e ketyre personave! (Letrat nuk jane te korigjuara, por jane origjinale)

Urdhero e ndije edhe ti mllefin ne cdo qelize te trupit ne pyetjen se cka i mungon popullit shqiptar!

Znj. Elvira, pershendetje!
Eshte nje pyetje qe ka hapesira sa te duash, per qfar ka nevoj vendi yn?, kjo pyetje eshte me permasa dimensionale te medha, vendi yn ka nevoj per gjithka, per te gjitha gjerat gjithqka eshte mangut, nuk e kuptoj pse njerzve ju ka humb arsyeja, nuk e di se qfar po ndodh, ne vend qe tani jemi te lire dhe te udhheqim veten tone ashtu si duhet e ta gezojm lirine te perparojm, ketu po e perbijn teposhteza me te gjitha…PO pse po ndodh kjo?,,, kush jane shkaktaret?, KULTURA ESHTE E MANGET, populli eshte i pa vetedijshem si kane njohurit e nevojshme, interesi, mbingarkesa, mos paraja, uni qe vetem un dhe un dua te jem, kane dominuar, nuk ka askund interesa te perbashketa, bashkpunime, mirekuptime, nuk e di qfar po ndodh pse po ndodhin, njerezit flasin flasin dhe ne fund sa asnje rezultat pozitiv, perse i neglizhojn gjerat?, perse nuk nisen nga gjerat e thjeshta ti arrijn ato te medhajat, por duan ti kapin menjeher majat pa kaluar ato elementaret, perse nuk ka ligje, rregulla, perse nuk flet ajo qe te takon ta maresh por ajo qe ti vetem perse mund ta maresh?…Eshte nje kolaps i mberthyer qe po mbeshtillet, po kush jane shkaketaret?, perse po ndodh kjo???

Ka shume gjera te mangeta dhe disa me kryesoret jane qe ne po shkojm vetem te poshte jane sepse asnje po te maresh ne Kosov nuk e ke qe merret me ndonje gje me perkushtim asshtu si e do puna, por te gjithe shofin interesin e vet qe te marr nje pag mujore dhe per punen qe kane sju bie ndermend sepse sfunksionon akoma ligji, ketu dominojn fjalet e kota te boshatisura qe jane mesuar vetem te flasin, premtojn, dhe te mos shifet asnje rezultat…,nese ke ndonje pyetje me bej,,,kam shume gjera per ti shfryer, jam shume e mbushur…
Sh. G.

—————————-
” Pyetja ejote ishte per media drejten me thene me pelqejne keshillat emjekeve dhe nutricionistve per kulturen ete ushqyerit megjithese deshiroi me has ne ndonje komedi te mire dhe muzike te shpirtit qe me relakson  e jo keng kalle-kalle’.
F. L

—————————–
” Problemi qe shtroni eshte i drejte pasi mediat jane nje force e cila ka ndikim ne shoqeri.
Roli i mediave dihet qe eshte te pasqyrojne realitetin dhe te japin informacion te gjithanshem.Por fatkeqesisht ne shqiperi media vuan nga nje sindromi i amplifikimit te lajmit te keq icili behet burim stresi i vazhdueshem jo vetem per ne por me e keqja per femijet tane.Te hapesh televizorin dhe te degjosh per aksidente per krime brenda familjes e jashte saj,pernjerez te semure pashprese dhe kjo pothujse ne cdo moment te dites dhe pothujse ne te gjitha kanalet televizive,per mua nuk eshte normale.prandaj per te mos u zgjatur une kam mendimin qe mediat te fokusohen me shume ne lajme me pozitivitet,sado i vogel qofte ky lajm,te jepen me shume emisione per femijet ,adoleshentet,qe ata te mos mbeten tek filmat dhe kompjuteri .Te flitet me shume per edukaten shendetesore e cila tek ne pothuajse mungon.Te kete sensibilizim per sportin,qe te ndergjegjesohet rinia per tu marre me sporte te ndryshme dhe jo vetem ti shikoje ato ne ekrane.
Por duhet ne radhe te pare vullnet i mire per ti realizuar ato per te cilat kemi nevoje shume.
 
Te faleminderit qe kerkuat mendimin tim”
Mari,

Per t’i lexuar edhe disa nga pergjegjjet e lexuesve kliko ketu.

Per hire tendin, femijeve tu dhe gjithe popullit tone do te kisha lutur tja vazhdosh sygjerimeve se “”Cfare emisione dhe programe i duhen popullit tone?”.

Komento me poshte dhe sygjero edhe Ti!

Nese deshiron edhe ti te regjistrohehs ne Buletinin e Keshillave tek “Perndritja dhe Vitaliteti Shqiptar”kliko ketu.


 

Vjollca Shyti

Pershendetje e nderuara Elvira

Gjeta pak kohë dhe lexova gjitha këto komente të postuara, jam dhe jeni të vetdijshëm se të gjithë po i dijnë shkaktarët dhe arsyet pse kemi ardh në këtë gjendje. Unë mendoj se secili prej nesh duhet të merrë force dhe të shpreh të gjitha paknaqësit në adresen e duhur. Sa I përket Mediave është forma më e qëlluar dhe rolin permanent e mbanë në këtë por të gjithë ata që ajnë bërë robër para ekraneve sidomos kur janë në pyetje episodet turke : Ju kish apluar që më tepër të mirren me vetveten të pakten shumë më e dobishme do të ishte të lexonin një liber ….sepse arsimimi do të jet qelsi kyq I shumë problemeve !
Suksese e nderuar,mbetem me shpresë se gjërat do të marrin kahjen e duhur …..!

Vjollca Shyti

Gjeta pak kohë dhe lexova gjitha këto komente të postuara, jam dhe jeni të vetdijshëm se të gjithë po i dijnë shkaktarët dhe arsyet pse kemi ardh në këtë gjendje. Unë mendoj se secili prej nesh duhet të merrë force dhe të shpreh të gjitha paknaqësit në adresen e duhur. Sa I përket Mediave është forma më e qëlluar dhe rolin permanent e mbanë në këtë por të gjithë ata që janë bërë robër para ekraneve sidomos kur janë në pyetje episodet turke : Ju kasha apeluar që të ndalen më tepër të mirren me vetveten të pakten shumë më e dobishme do të ishte të lexonin një liber ….sepse arsimimi do të jet qelsi kyq I shumë problemeve !
Suksese e nderuar,mbetem me shpresë se gjërat do të marrin kahjen e duhur …..!

Nita

Kur e ndez TV, i kaloj te gjitha kanalet televizive qe japin informacion. Shkoj menjehere te Explorer, apo te kanalet qe transmetojne vetem muzike (kjo e fundit me e rralle, sepse muzika shqipe eshte degraduar dhe nuk te jep kenaqesine e te degjuarit, mund te shohesh skena pothuajse pornografike). Po te marresh ato informacione me mengjes (u vra, u plagos, u aksidentuan, vdiqen) nuk e di se si mund te vazhdoje dita mire. Shkurt e shqip, ka mbete mos mi ndez TV fare, ose veq Explorer ose Travel me e shiku.
Te ngopur me lajme tragjike, te ngopur me seriale te errta e me ngjarje te dhimbshme. Kemi nevoje urgjente per media cilesore, inspiruese, motivuese.

Haki

Pershendetje Elvira sot për her të parë i lexova shkrimet tuja në forum, tem shum e qelluar sado pak ti ndihmoet shoqris tonë apo më mirë të themë kombit shqiptar të zgjohet nga gjumi sa nukë bër von.Kti populli i mungojn shum gjëra Kultura, Korrupsion,papunsia,edhe ata që janë në punë nukë e dojn punen po vetem pagen,as nji instucion nukë funkconon ashtu si duhet të jetë.Rinia e trojeve shqiptare po e braktis vatrate tyre,për arsye se nukë po shofin perspektiv,etj etj.Pershendetje edhe njiher.

Ismet

E nderuar!
Pyetja që shtroni është tepër sensitive dhe e ndjeshme, por vetëm për ata që shqetësohen për shoqerinë, shtetin, familjen komnitetin etj… Duhet të pranojmë nga ana tjetër që jetojmë një kohë në të cilën serviren gjëra të gatshme dhe shpesh nuk ka asnjë kuriorizitet se nga vijnë, si janë bërë, kohën që kërkojnë të bëhen të gatshme dhe nëse merren si shembull ai përshtatet realitetit e kushteve specifike ku do të aplikohen. Roli i medias është vendimtar dhe jo me kot quhet pushteti i katert i cili si pika e shiut nuk e gërryen gurin me forcë, po ngadalë e duke rënë pa pushim. Ashtu është dhe roli i medias për mirë ose për keq. Mos harrojmë që media është një grup interesi i ndërthurur me komercialitetin. Pasojë e së cilës është ruajtja e heqja e pikave të referencës e si rezultat gjithnjë shikuesit ngelën në një pikë (atë të realitetit ku jetojnë)duke i humbur dy të tjerat që një i përket të shkuarës dhe tjetra i përket të ardhmes ku dëshirojnë të shkojnë. Vetëm tre pika të mbajnë në një vijë të drejtë dhe në një plan, më pak se tre njëra përjashtohet ose vija s’është e drejtë ose plani është i ndryshëm.

tuana

pershendetje ilexova suxherimet tuaja zonja elvira te uroj nga zemra me te vertet populli yne ka nevoj me shum hapsir me ndegju lajme pozitive se mediat gjat gjith kohes veq lajme negative dhe seriale qe ja kan fshi trurin shoqris kosovare rinia esht tu shku rreth degjenerimit vajzat e reja mendojn se jeta esht si ne serial edhe une mendoj duhet me ndryshu populli jo vetem me kritiku gjeneratat njera tjetren une e mbaj mend se gjithmon secila gjenerat qe asht tu u plak ekritikon gjeneraten ma te re sjam une ekti mendimi rinia gjithmon e ka ndryshu vendin dhe na duhet me ngrit zerin e ta mrojm rinin jo vetem me gjyku dhe kritiku por ta ngrisim zerin e te punojm ma shum per rinin ton se asht e mrekullueshme duhet me ngrit zerin dhe ti kerkojm shtetit qe ma shum aktivitete me iba per rinin ton edhe duhet me ndryshu me vepra jo me fjal
ju pershendes tuana

Your email address will not be published. Required fields are marked *