Principet e shitjes ne internet dhe marketingu

Principet e shitjes ne internet dhe marketingu

Marketingu sjell shitje.

Baza e cdo shitjes eshte tregu.  Nese nuk ke treg s’mundesh me be shitje, e as marketing.

Ne qofte se e kishe startu nje biznes te ri , a do te kishe dite tregun tend? Nese jo si e kishe gjete ate?

Hulumtimet qe i bej ne internet sidomos atij shqiptar koheve te fundit e shof se principet e shitjes dhe marketingut jane ne nivel te ulet. Shumica e kompanive te vogla apo solo kompanive si i quajme ketu ne Suedi, nuk kane lidhje me marketing.
Shumcia mendojne qe produkti i tyre eshte me i miri ne bote dhe te gjithe njerezit qe egzistojne ne toke jane myshterinjet e tyre. GABIM! Gabimi tjeter qe behet eshte bombardimet me reklama.

Pasi qe e ke lexuar kete artikull ti do te kuptosh me mire se si duhet vepru kur e starton nje biznes te ri, apo ke deshire me shtu nje veprimtari tjeter te biznesit..

Jane tri regulla te arta qe duhesh ti i kesh parasysh:
1. Ti e krijon tregun tend
2. Jo te gjithe jane myshterinjet e tu
3. Duhesh ta njohesh produktin dhe vet ta perdoresh ate

1. Ti e krijon tregun tend
Si?
Per te kriju tregun tend, ti me se pari duhesh dite se cka ofron. Duhesh dite ekspertizat dhe aftesite e tua. Gjithashtu duhesh me pas dituri se cfare zgjedhje i ofron tregut. Nese i ke disa produkte zgjedhe nje apo dy njehere. Krijoje ate treg. Pas atij tregu e krijon tjetrin. Pra jo te gjitha pernjehere, por nje nga nje. Mbaje ne mend edhe nje gje: Ti nuk shet, por ofron zgjidhje problemesh.

Si e kam kriju une tregun tim?

Ne gjuhen e internetit tregun e quajme audience apo publik. Tani do te tregoj se si i kam kriju tregjet e ndryshme.

Keshtu duhet te duket audienca jote!
Qellimi yt i biznesit duhet te jete me e mbush kete salle me audiencen tende

Nje formule, disa tregje. Po e marr shmebull auidencen shqiptare, pasi qe ky blog eshte ne gjuhen shqipe.

Pasi qe internetin e kam baze te punes, hapi i pare ka qene me kriju audiencen time.
Tregu shqiptar nga perspektiva e drejtimit tim i  ka disa nevoja te ndryshme. Une jam fokusu ne zhvillimin personal, pasi qe kete e kam specialitet dhe kam aftesi te zbatoj punen. Kam pervoje personale dhe gjithashtu edhe ekseprience pune.
Pra jam fokusu ne shendetin.  Me specifik depresion dhe ankth.

Per te kriju audience duhet pas nje kanal. Une e kam pas blogun prej viti 2009 dhe ne vitin e fundit faqen time zyrtare ne Facebook. E kam edhe kanalin tjeter Youtube-in.

Nevoja e nje tregut eshte “Si me menaxhu stresin, ankthin dhe depresionin”.

Pasi qe une e di kete lemi, materialet dhe postimet  ne kanalet e mia jane marketingu im.

Marketingu im bazohet vetem ne dhurim te diturise.
E informoj audiencen time per zgjidhjen e problemit ne menyra te ndryshme. Nese me ke percjell ne internet e din.

Ne te gjitha kanalet qe i kam vetem informoj asnjehere nuk SHES. Asnjehere nuk i bombardoj njerezit me reklama ne facebook. Kur them bombardoj mendoj bombardoj cdo 5 minuta me disa ore.

Pra hapi i pare eshte krijimi i audiences. Audienca krijohet duke prodhu informate edukuese per zgjedhjen e atij porblemi qe produkti/sherbimi yt e ofron. Aty eshet celesi i marketingut dhe krijimi i audiences.

Kete formul e kam apliku edhe ne tregun Skandinav, Evropian dhe Amerikan.  Vitin e fundit edhe ne trojet tona shqiptare.

Arsyeja se ti e lexon kete artikull eshte se ti me ke gjet dikund ne internet dhe ke dasht te informohesh per dicka qe ty te intereson. Apo jo? Me fjale tjera TI e drejton informaten qe une e ndaj me ty. Edhe ti je nje pjese e tregut tim shqiptar.

Pra une e kam kriju nje treg, sepse e kam dite nevojen, problemin dhe zgjedhjen e problemit.  Kete duhesh be edhe ti!

2. Jo te gjithe jane myshterinjet e tu

Edhe kete duhesh ta kesh parasysh. Ne rastim tim jo te gjithe shqiptaret kudo ne bote jane audienca ime. Ptubliku im  jane vetem ata te cilet jane te interesuar per me mirembajt nje shendet te mire, vital dhe si me kriju nje biznes online. Te tjeret nuk jane.

Shpresoj se e kupton se si mendoj.

Ne rastin tend dhe nga perspektiva jote ti duhehs te mendosh cilet mund te jene audienca jote. Kjo mvaret nga pervoja dhe aftesite e tua qe ti ja ofron audiences.

3. Duhesh ta njohesh produktin dhe vet ta perdoresh ate

Para se tja fillosh ta informosh publikun tend per zgjedhjet eventuale me se pari duhehs ta dish se cka ofron. Duhesh ta kesh provuar produktin/sherbimin dhe ta dish edhe vet se cfare eshet zgejdhja.

Shumica e shitesve qe i sheh neper dyaqne dhe qendra tregtare kurre nuk i kane provu produktet qe i shesin.. Ku e dijne pra ata qe ai produkt eshte me i miri? A deshiron edhe ti te jesh si ata?  Natyrisht se jo!

Nese e zgjedh te punosh me ndonje kompani qe shet produkte apo sherbime, zgjedhi ato kompani te cilat jane te dobishme per njeriun dhe ambientin. Zgjedh me vemendje. Beje nje zgjedhje etike. Mendo: “Produkti apo shermbimi im a e demton apo ndihmon njeriut dhe ambientit?”
Une mendoj se zgjedhja etike e biznesit eshte zgjedhja e se ardhmes qe ka potencial global! Zgjedhjet jo etike te kompanive  e kane egzistencen e shkurte.

Nese deshiron te me percjell ne Facebook kliko ketu. Observoje se si e informoj audiencen dhe nuk shes ne menyre tradicionale.
E vlen te permendi se ne muajin shkurt i kam pas vetem 200 “Likes”, tani i kam gati 6.000. Pse? Sepse e kam dhuru informaten e duhur.

Kete mund ta mesoj edhe ty. Edhe pak do te ofroj kurse dhe webbinare online. Qendro e gatshme dhe i gatshem, sepse nuk ja vlen me e humb mundesine.

 

Your email address will not be published. Required fields are marked *