Intervista ime ne gazeten shqiptare – E verteta shokuese e vetebesimit tone!

Intervista ime ne gazeten shqiptare – E verteta shokuese e vetebesimit tone!

A deshiron t’i dish disa fakte  te vetebesimit tone?

Ne intervisten qe e kam dhene ne gazeten “Intervista” kam nxjerr ne shesh arsyet e vetebesimit tone te ulet si dhe si te veprojme per ta ngritur ate.
Ne kete postim do te shpjegoj me gjere dhe do te zbuloj se cila metod konkretisht me ka ndihmuar mua ta transformoj gjendjen time negative ne lumturi dhe paqe shpirterore.

E falemnderoj gazetarin e “Intervistes” Arlis Alikaj, per nje pune te palodhshme dhe  serioze qe ja ka perkushtuar botimit te intervistes. Per te dal te artikulli kliko ketu.

Pse vetebesimi i ulet?

Vetebesimi i ulet eshte nje nder arsyet me te medha te stagnimit shoqeror dhe individual.
Frika eshte burrimi i vetebesimit te ulet. Me tutje nga kjo lindin: palumturia,depresioni, ankthi dhe pasiguria.

Se pse nuk shkojme perpara dhe nuk ecin gjerat ashtu sic dojme ne nivelin social/ekonomik/edukativ/shendetesor/politik/shkencor/shoqeror jane rezultat i frikes dhe vetebesimit te ulet kolektiv.

Frikat qe do i permendi me poshte mund te zberthehen ne nivelin, individual, ne nivelin e nje organziate apo shoqerie. Ato vijojne me poshte:

Frika per te folur para publikut, apo frika te shiqosh personin ne sy kur te komunikosh, frika me punu me pasionin tend, frika qe ben gabime, frika mos po e lendon dikend me vendimet e tua, frika se cka mendojne te tjeret per ty, frika te jesh e/i paragjykuar nga te tjeret, frika te jesh e/i kritikuar, frika me fol me ze te larte, frika mos me thene te verteten, frika mos po vdes ndonje i aferm, frika mos po ndodh dicka e keqe,frika mos po ndodh dicka e mire,frika nga babai, frika nga mamaja, frika nga shteti, frika nga shefi, frika nga mesuesi, mesuesja, frika nga qeni, frika nga maca, frika nga terri, frika nga e verteta, frika me qajt, frika me qesh, frika me vdek, frika me jetu. Keto ishin vetem disa nga me te zakonshmet.

Vetebesimi i ulet eshet i lidhur ngusht, apo eshet pjese e pandashme e frikes.

Gati te gjitha keto frika i kam takuar te vetja ime prej qe e mbaj ne mend veteteven e deri para 10 vieteve.  Keto frika i takoj ende sot ne seancat e mia terapeutike me klientet e mi.
Nese e llogarisim perioden se sa kemi qene ne frike, te gjithe do te dalim eksperte te frikes. E dijme si te frikohemi, sepse jemi automatikisht te programuar ta ndijme ate.
Une sot punoj si eksperte e zgjedhjeve te frikes. I kam studijuar, hulumtuar dhe aplikuar ato me vite te tera.  Metodat qe me kane ndihmuar mu dhe  kam praktikuar une i ndaj cdo dite me lexuesit dhe me klientet e mi.

E di qe edhe ti i ke disa nga keto frika.  E di qe shumica nga ne, apo me fal..te gjithe ne kemi shume frika.

Nese nuk lirohemi nga frikat qe i kemi ne trup dhe ne tru, ne nuk do te kemi nje jete te shendoshe dhe te lumtur. Rreziku eshte qe te mbetemi viktime pergjithmone dhe ta krijojme nje shoqeri me plot viktima.
Femijeve dhe gjeneratave qe vijne pas nesh do t’ju mbjellet kjo fare e frikes sikurse qe na u kane mbjell neve nga gjeneratat e kaluara. Kete duhet ta ndalim tani.

Me e keqja eshte se kjo do te ndikoj ne shendetin tone, mental, fizik, emocional dhe shpirteror. Me fjale te tjera nuk eshte mire as per trupin e as per trunin.
Kjo ndjenje t’a “han” mbrendesinë tende dalngadal, derisa trupi nuk munde te duroj me.

Eshte fakt i dhimbshem se askush nuk na ka mesuar per vetebesimin, as ne shkolle, e as ne shoqeri  dhe ne familjet tona gati kurre nuk flitet per kete.
Nese jemi te vetedijshem qe e kemi vetebesimin e ulet, kurre nuk eshte vone per ta ndryshuar kete. Nuk kemi arsye ta fajesojme askend. Mjafton te dijme pse ndihemi ashtu sic ndihemi.

Pasojat e nje shoqerie me vetebesim te ulet sjellin pra degradim shoqeror, ne familje dhe tek vet individi.

Ne punen time 12 vjecare me nejrez  kam arritur ta hulumtoj dhe konstatoj nje fakt shume te rendesishem. Vetebesimi i ulet egziston edhe te ata te cilet i kane postet e larta ne nje shoqeri dhe ata te cilet jane ne hierarkin me te ulet te shoqerise. Nuk ka lidhje se a je shef i policise apo kriminel. Politikan, psikolog apo mesues.  Amvise apo pronare e biznesit. VIP apo gazetar.

Si mund ta ngrisim nivelin e vetebesimit!

Vetebesimin e larte e arrin vetem atehere kur te lirohesh nga frika, brengat, stresi i perditshem dhe ankthi.

Meditimet jane ato te cilat me kane ndihmuar mua me se shumti dhe me kane qetesuar nga shqetesimet me te medha qe i kam pas. Me fjale te tjera me kane shpetuar nga lodhja konstante dhe nga ankthi. Kohen qe e kam kalu ne ankth e kam transferu ne kohen per me kriju dicka te mire. Eshte humbje jete te jesh ne ankth dhe frike konstante.

Msheftesite e meditimeve

Sekretin e meditimeve i kam zbuluar ne keto tri seanca qe i gjen me poshte.

Kjo teknike te ben te lirohesh nga mendimet dhe te “riprogramohesh” ne nivelin e nenvetedijes. Te kontribon ne clodhje mentale dhe fizike. Gjithashtu te ndihmon te kesh me shume kontakt me trupin tend i cili eshte instrumenti kryesor qe te tregon kur dicka eshte mire apo keq.

Seancat e meditimt jane te krijuara per ty qe e vlereson veten

Kur te vlereson veten ti do te jesh ne qetesi mentale dhe paqe shpirterore.
Keto seanca jane te krijuara per t’a “pastruar” energjine, friken dhe stresin e perditshem. Meditimet jane te dizajnuara te punojne ne nenvetedijen tende, aty ku eshte vendi nga te cilat burrojne te gjitha zgjedhjet dhe vendimet qe ti i merr cdo dite ne jete dhe karriere.
Temat te cilat i kam zgjedhur jane shume aktuale dhe te bazuara nga e perditshmja e secilit nga ne. Eshte e verteta e jote dhe e imja.
Skärmavbild 2013-07-28 kl. 01.37.53

Ti do te trajtohesh me respekt

Pasi qe i kam perjetuar ato qe ti i perjeton sot cdo metode e imja e punes rrjedh nga respekti qe e kam per problemin tend. E di cka do te thote te jesh ne frike dhe e di domethenien e lirise mentale dhe emoiconale.
Keto meditime i kam kriju per ndihmuar ty qe deshirojn ta ngrisesh nivelin e vetebesimit dhe te lirohesh nga gjendja kritike e depresionit, ankthit apo frikes.
E di qe je duke e pritur ate dite kur te perjeton lirine e te qenurit ti ne vetebesim te larte dhe duke perjetu momentin e kenaqesise pa menduar ne frike.

Kur t’i degjon keto meditime ti do ta ndish se keto jane te krijuara per ty.

Kliko ne pullen “BUY NOW”

Kam krijuar  dy meditime gratis dhe ato mund ti gjesh ne Youtube.

Keto me poshte  jane te dizajnuara special per ta “riprogramuar” nenvetedijen dhe mund te porositen vetem per 10€.
Cmimi eshte zbritur nga 15€. SHfrytezoje rastin dhe nese ke mundesi t’i investosh 10€ qe te lirohesh nga frika qe te kaplon cdo dite beje ate.
Ky cmim do te jete vetem gjate muajit korrik dhe gusht dhe pastaj prap do te ngritet ne 15€.
Shtype pullen BUY NOW tani sepse e vetmja gje qe mund te humb eshte eventualisht frika.

Skärmavbild 2013-07-28 kl. 01.33.34 Skärmavbild 2013-07-28 kl. 01.37.53



P.s Nese ke meditu cdo dite brenda 3 jave dhe asnje nga temat e meditimeve nuk te ka ndihmuar per ta permiresu situaten ty do te kthehen te hollat.

Nese ke pyetje me shkruaj tek:
elvira@lookfeeldogood.com

Your email address will not be published. Required fields are marked *