Synetija si traume dhe emocionet negative

Synetija si traume dhe emocionet negative

Traumat dhe emocionet negative jane ngushte te lidhura njera me tjetren. Synetija eshte nje nder traumat me te medha dhe te thella te femijerise.

Edhe sot do te shkruaj nga perspektiva ime profesionale dhe do te marr parasysh vetem specialitetin tim, traumen.

Nuk deshiroj te argumentoj kunder ritualeve religjioze apo thenieve te ndryshme, si e pse, por deshiroj te koncentrohem se cka ndodh me femijun kur dikush i panjohur i hyn ne trup dhe ja merr nje pjese te trupit pa pas fuqi me e mbrojt vetveten.

Kjo ndodh cdo vere, dhe dhjetera mijera djem te vegjel hyjne ne traumen e pare te jetes se tyre.. Te tjerat trauma pervec synetise jane abuzimet fizike, psiqike dhe seksuale.
Synetija sipas meje hyn ne kategorine e abuzimit fizik dhe te integritetit personal te femiut.

E di qe kjo  teme eshte tabu te flitet apo te diskutohet. Sot po e zgjedhi te flas ne emer te djemeve qe hyjne ne shokun me te madh te femijerise se tyre. Ky shok mund te zgjat disa dite, jave apo edhe muaj…ne disa raste tere jeten.

Trauma qe ju shkaktohet ketyre voglushave, mbulohet thelle ne mbrendesine e tyre, duke mos pasur guxim kurre te flasin per kete dhe duke mos e trajtuar kete ngjarje. Kjo traume e regjistruar ne trup nje kohe te gjate mund te shkaktoje edhe frika tjera, depresione, ankthe me vone.

Baballaret e djemeve te vegjel e perjetojne kete traume perseri kur jane te detyruar vet te jene prezent ne momentin kur femijut apo femiejeve te tij ju behet ky trajtim.

Perspektiva e nje terapisti  apo cdo kujt qe eshte liruar nga traumat e veta e shikon kete trajtim keshtu: “femiut i mirret e drejta me vendos per trupin e vet dhe trupi i tij eshte ne disponim te dikujt tjeter per momentin. Kjo eshte e padrjete dhe shkelje e te drejtes elementare te femiut.”

Jam e vetedijshme qe keto rreshta qe po i shkruaj nuk jane lehte te lexohen, ndoshta jane edhe provokuese.
Per disa te tjere, e ndoshta per ty, do te jete si verifikim i nje infromate qe e ke dite dhe ndier por qe ske guxuar ta diskutosh, sepse nuk ja vlen. Une mendoj se ja vlen, sidomos nese eshte tabu te diskutohet.

Aspekti tjeter eshte fakti se ky ritual eshte be industri. Industri e banketave, darsmave, e veshembathjes, muzikes, si dhe perfitimeve te kirurgve. Keta te fundit skane shume zgjedhje, vetem se e mirepresin veren.

Keto te ashtuquajtura banketa dhe festa keta femije te vegjel zakonisht nuk i kuptojne edhe pse behen, por jane pjese e tyre sepse s’kane alternative tjeter.

Poshte vijon tregimi i Benjaminit 6 vjecar qe eshte relevant ta tregoj:

Ai ishte ende ne shok kur banekti behej. Djali ka qene ne kete gjendje disa dite,. Ne banket as nuk kishte apetit per ushqim, per pije  apo te vallzonte. Ai ishte ngujitur ne karriken e vet ne gjendjen e tij shokuese dhe i shiqonte njerezit duke vallezuar. Une isha afer tij dhe vellezerve te tij non stop. .Fjalet e tij kurre nuk do ti harroj dhe ate moment Benjamini ma ka dhuru nje perspektive te perjetshme qe do ta ndaj ketu me ty” Ky banket nuk eshte be per neve, por per juve!” Ishte nje signal qe me tingelloj “zgjohu Elvire”.

Benjamini jo vetem qe ishte i shokuar nga organi i tij i masakruar, (ashtu e quante vet) por edhe nga vallezimet e te rriturve.

Kur njeriu eshte ne traume dhe ne shok i ndryshon edhe ngjyra e lekures. Ketyre femijeve dhe baballarve te tyre ngjyra e ftyresh ju ndryshonte nga e verdha ne te gjelber.

Kur babai i femiut alivanoset, apo s’mund te qendroj gjate ketij intervenimi ky eshte nje signal qe dicka nuk eshte ne rregull. Dmth trupi vet e dergon kete signal dhe kjo shenje qe trupi e sinjalizon eshte 100% i shendoshe. Trupi kurre nuk dergon signale te gabuara. Kur diqka eshte tejet e rende per trupin ai “shkeputet” ng vetedija, ne kete menyre e “mbron” veten.

Me kete artikull deshiroj vetem te informoj nga perspektiva e femiut te traumatizuar. Nuk e kam qellim te paragjykoj apo diskutoj pse behet kjo.

E drejta e secilit eshte te vendos per trupin e vet pa marre parasysh mosha. Perndryshe nese dicka i behet pa leje apo kunder lejes, kjo eshte automatikisht shkelje elemnetare e te drejtes se femiut?

Sipas disa ritauleve religjioze dhe te kulturave edhe vajzave te vogla duhet larguar nje pjese te organit intim. (Klitorisin).
A eshte kjo ne rregull sipas teje? Ne keto grupe ku kjo behet eshte 100% e pranueshme dhe poashtu edhe kjo quhet syneti.

Po e perfundoj  me kaq dhe me nje pyetje ne fund.

Shpresoj se heren tjeter do te mendosh dhe veprosh ashtu sic ti dhe zemra jote e ndin e jo normat apo ritualet e dikujt tjeter. Zemra kurre nuk gabon.


Kjo video e demonstron lirimin e traumave me tekniken e EFT-se.

A te ka shku ndonjehere mendja si prind se femiu vet mundet me vendos per organin e vet kur te rritet?

Nese deshiron te ndash dicka me mua per kete te lutem me shkruaj tek:
elvira@lookfeeldogood.com

Your email address will not be published. Required fields are marked *