“A deshiron vajza te jete e lumtur me jeten qe e ka zgjedh vet apo e palumtur?”

“A deshiron vajza te jete e lumtur me jeten qe e ka zgjedh vet apo e palumtur?”

…kete pytje ia shtrova nje prindit (babes) qe ishte hy ne nje krize te thelle mentale, sepse vajza e tij e kishte braktisur familjen.  Kriza e tij e kishte be qe krejt familja komplet te jene ne te njejten gjendje.

Historia e kesaj familje fillon keshtu:
Jane me prejardhe shqiptare, kane jetuar ne perendim mbi 20 vite dhe vajza ka vendos te martohet me nje djale qe nuk eshte shqiptar. Prindit kane qene kunder, sidomos baba dhe vajza si shume vajza tjera shqiptare vendos ta braktis familjen. (Ka pas fat pasi qe jeton ne nje shtet demokratik. Ne trojet tona zakonisht kthehet vajza ne shtepi e torturuar fizikisht).

E tere familja pra hyn ne krize e sidomos babai.

Edhe pse kam eksperience te gjate me njerezit qe vuajne nga egoja inferiore dhe krizat tjera emocionale, truri im i shendoshe nuk mund ta kuptoj se si nje prind mund te pergjigjet kur e pyeta
” A ma mire femiu yt te jete i lumtur ashtu sic deshiron vet apo i palumtur sic deshiron ti?” …Ai mu kthye dhe me plot vendosje, fytyra ju kishte skuqur nga presioni dhe agresioni dhe me plot vetebesim me tha ” E palumtur!”
Pasi qe isha profesionale duhesha te ndiej dhimbjen e ketij prindi. Ne fakt truri him hyri ne shok dhe mbeti aty derisa dola nga ai takim. Pastaj kisha kohe ta procesoj kete.
Hyra ne nje konflikt edhe une se kush jam une vet dhe si jane normat e familjes time? (Ky eshte nje artikull tjeter) 🙂

Kur ti je ne dhimbje te madhe shpirterore dhe e/i palumtur gjate, ti e humb kontaktin me emocionet pozitive, me ndjenjen e paster te dashurise me vetveten dhe nuk mundesh me kuptu dashurine.
Ai kanal eshet mbyllur totalisht. Une e kuptoj kete proces shume mire.

Cka me ben te fashionuar eshte si kjo dhembje eshte qaq e thelle, e madhe dhe e fuqishme sa qe i kaplon dhe invadon  shkeljen e vlerat njerezore dhe humane edhe per femijet tane. Nese babai i kesaj vajze e ka zgjedhur jeten e palumtur, ky eshte totalisht i bllokuar ta shef lumturine e vajzes se tij. Dmth per ta verifikuar jo lumturine e babait, vajza ishte duhur te solidarizohej me te dhe ta zgjedhte nje jete te palumtur per te.

Nuk kam deshire ta gjykoj askend. E di shkakun e kesaj gjendje.

Krejt qellimi i ketij artikulli eshte me te  tregu qe derisa je ne kete gjendje te palumtur i shkakton edhe te tjereve dhimbje.
Dhimbja e thelle shpirterore e ka burrimin te palumturia. Ndersa palumturia te frika.
Frika ne kete rast se do te  zdhuket apo njolloset identiteti, nderi, privilexhi, emri, jeta, familja etj.  Ne fakt ketij prindi vetem se i ka humb identiteti. Kete qe deshiron ta mbrronte ishte egoja. (Identitet i huazuar nga programimet dhe vlerat e te tjereve). Me shume per egon kam shkruar ketu.

Ky eshte vetem nje rast.

Nese tradita apo dikush/dicka tjeter e drejton lumturine tende qe ti nuk e ke zgjedhur me 100% vetedije atehere do te jesh ne krize  nje periode te gjate.

Nese cmimi i lumturise eshte braktisja e familjes a ja vlen kjo? Cka mendon ti?

Une mendoj se po. Sepse kur nje person ne familje e vendos dashurine, lumturine dhe sinqeritetin atehere kjo reflektohet ne transformimin e energjise me pzoitive tek anetaret tjere te familjes edhe nese nuk jane ne kontakt.

Cfare do te ishet alternativa tjeter? Trishtimi prap?

Heret apo vone zakonisht pajtohen palet. Edhe ne kete rast tash vajza ka kontakt me pridnerit e tyre dhe jetojne ne respekt dhe dashuri.

Ndoshta ti je prej tyre qe e ke zgjedh vet fatin tend dhe zgejhdjet qe i ben ne jete, karriere, relacione jane vendimet qe burojne nga dashuria e jo obligimi.  Je falemnderues/e per kete, sepse shumica e njerezve tane nuk e bejne kete. E di sepse ne email marr qindra tregime te ndryshme te hidhura nga vajzat apo djemte (shumica vajza) qe jane te detyruar te bejne diqka kunder deshires se tyre sepse pridnerit ashtu deshirojne, apo familja, apo traditat. I kam degjuar keto storie, i shoh keto sa here te jem ne trojet tona, i shof ketu ne perendim. Kjo me ben te ndihem keq sepse e di qe kjo shkakton dhimbje dhe simptome tjera fizike, semundje e ndoshta edhe me keq.

Qe te shpetojme si individe dhe  popull nga kriza dhe dhimbja kolektive na duhet liruar nga egoja dhe dhimjet dhe frikat tona qe i kemi te regjistruara ne trup dhe tru. Duhet be diqka ndryshe. Duhet kthyer nga vetja jone dhe te pyesim veten “Kush jam une dhe jeten e kujt e jetoj?”.

Ne librin tim te ardhshem do te shkruaj mu per kete.

Nese ke me shume pyetje apo deshiron te flasesh per kete ceshtje me shkruaj tek:
elvira@lookfeeldogood.com

Lumturia

haliti

Faleminderit Elvira per mendimet pozitive ne momente krizash,po është e mirë edhe këshilla tek te rinjët kur vendosin(vendimmarrjen) ta konsultojnë,me njerëzit e afert,dhe njerzit qe mendojnë pozitivisht peer ardhmerinëe te rinjve!

Your email address will not be published. Required fields are marked *