Kur e takova ankthin e vdekjes, ne mes te Malezise dhe Australise

Kur e takova ankthin e vdekjes

Ankthin e dijme shumica nga ne, ndersa shumica tjeter do te perjetoj ate ndonjehere ne jete dhe nuk do ta kuptoj qe ishte ankthi. Eshte e zakonshme te kemi ankth kur dicka nuk eshte ne rregull ne jeten tone. Kur dicka duhet ndryshu.

Ne rastin tim ndryshimi kishte te bente me zgjedhjet e mia ne jete. Me identitetin tim se kush jam dhe me pranimin e vetes ashtu sic jam. Kishte te bente edhe me faljen e disa gabimeve te miat dhe te tjerve qe kishin gabuar dhe qe keto gabime kane shkaktuar dhimbje, frike, pasiguri, depresion, apati emocionale, agresivitet etj.
Rezultati i te gjitha ketyre kane qu deri te perjetimi i ankthit.

Jam e vetedijshme se ky artikull eshte shume personal. Po e zgjedhi me nda me ty qe e lexon sespe ndoshta te ndihmon ty apo dikujt tjeter qe ti e njeh qe eshte ne ankth apo ka depresion si rezultat i ankthit.

Pra, ankthi eshte rezultat i frikes se shkaktuar ne menyra te ndryshme dhe perioda te ndryshme te jetes sone, e sidomos kur kemi qene femije, por edhe kur jemi te rritur.

Une paniken e ankthit me se shumti e perjetojsha edhe kur udhetoja me aeroplan. Ankthi nuk eshte njejte si paniku i ankthit. Per me shume per symptomet e panikes se ankthit shiqoje kete video. Ankthi eshte ndjenje e nje frike konstante qe e ke latent ne trupin tend dhe qe “flen” e pret vetem te zgjohet atehere kur dicka te pengon ty. Kjo pengese eshte nje signal i shendetshem ne nje gjendje jo te shendtshme. Trupi te jep ALARM se dicka duhesh te veprosh dhe te ndryshosh.

Ne rastin tim ndryshimi filloj kur  e pranova qe kam ankth dhe deshiroja ndihme. Deshiroja dikush te me degjonte dhe te me tregonte se cdo gje eshte ne rregull me mua. E kuptova se duhet ndryshu edhe ambientin me cfare njerez e ndajsha jeten. Cfare filma shiqojsha. Cfare libra lexojsha. Cfare jete jetojsha. Cfare ushqimi konsumojsha.
Ne stres, ne destruktivitet, ne vrapim. Gjithmone dikush tjeter apo dicka tjeter ishte me e rendesishme se une. E kisha harruar Elviren dhe ankthi per mua ka qene qe ta perkujtoj se Elvira egziston dhe per te jetuar duhet rikontaktu Elviren. ( E di qe po tingellon pak jo zakonshem, por shpresoj qe do te me kupton).
Pra i kam pejetu te gjithat qe nga femijeria.  Friken, traumat, abuzimet e ndryshme emocionale, mentale e besa edhe fizike ,abuzimet verbale nga fjalet, kritikat, paragjykimet.  Me ne fund e per depresionin, ankthin dhe paniken e ankthit. (Shumica nga ne nese jo 99,9% qe flasim shqip i kemi perjetu te gjitha keto).

Me pranu kete dhe t’ja fillojme te flasim per kete eshte hapi i pare drejt sherimit!

Po rikthehem tani te aeroplani. Ne ate kohe kur kisha ankth e kisha shume veshtire te udhetoja me aeroplan. Ishte tmerr. Zemra me rrihte non stop, djerrsitesha, dridhesha nga frika, tmerohesha,hutohesha, shume here edhe qajsha.
Gjate transformimit  tim te ri te jetes qe kishte filluar qe nga viti 2003, e vendosa te udhetoj per ne Zelande te Re.
Viti ishte 2006. Muaji korrik. Ai vend me ka interesuar gjithmone. Dhe pse jo ta vizitoja?. Askend nuk e njifsha atje, e disha se atje mund ta takoj veten time ashtu sic jam pa me njofte askush dhe e disha gjithashtu se e vetmja menyre me e largu ankthin e fluturimit eshte te takoja ankthin e vdekjes ne aeroplan. 🙂

KOPENHAGEN – WIEN – KUALA LUMPUR – SYDNEY – AUCKLAND

Keshtu dukej nga brenda aeroplani. Ishte i tipit Airbus a310 apo me i madh.
Keshtu dukej nga brenda aeroplani. Ishte i tipit Airbus a310 apo me i madh.

Keto ishin destinacionet per te arritur  me ne fund ne anen tjeter te globit, ne Auckland. Udhetimi do te zgjaste 27 ore.
Momentet kur reagojsha me ankth gjate fluturimit ishin turbulencat. Edhe pse i kam hulumtu, shiqu e studiu faktet, bile bile edhe kam bisedu me personat adekuat qe i kane ndertu aeroplanat e disha se nga turbulencat nuk rrezohet aeroplani. Por ndjenja e dridhjes edhe presionit te ajrit e bente qe une frikohesha se aeroplani do te rrezohet. Asht e perjetojke truri im.

Ankthin e vdekjes e kam perjetu edhe mund te them taku ne mes Kuala Lumpur dhe Sydney. Deri ne Malezi e mbiejtova disi me frike aty ketu, por turbulencat gjigante te aeroplanit ishin ne mes te Malezise dhe Australise. Ishin aq te medha turbulencat sa qe i shihsha kokat e njerezve duke i godit uleset. Per koken time nuk e di, por mendoja se nese nuk marr tronditje te trurit tani kurre sdo te marr. 🙂
Nuk kisha fjetur fare gjate 12 oreve fluturimi dhe ishte nate,. Ishet qetesi, kokat tronditeshin, aeroplani tingellonte dhe dridhej. Keto turbulenca kane zgjat 5 ore (Pese).
Ne ato caste kur i degjova pjeset e aeroplanit duke bere zhurme nga levizja e madhe tronditese e aeroplanit, une aty e takova vdekjen, apo me mire te them ankthin se do te vdes.  Kishim bere 2 ore ne turbulenca te medha, une isha e sterlodhur nga mos gjumi por edhe nga ankthi. Me kujtohen dridhjet, ndjeresitjet, mallkimet e mia se si e mora kete rruge. Me kujtohet edhe casti kur u pajtova se nese vdes vdes. Skam cfare te bej. U dorezova!….
Ne ate cast kur jam dorezu, mu me duket se ankthi me ka liru. Ai dorezim ishte simbol i pranimit e jo i rezistences!
Paralelisht me dorezimin tim se “skam qka te bej”, “skam si t’i iki vdekjes”, e vura doren larte dritares, e prekja pjesen laret dritares e prekja aeroplanin dhe ne mbrendesine time “kontaktova” me te duke i thene se “Ti do te me dergon deri ne Sydney”. Nese rrezohej une e vendosa te jem ne gjume. Dhe me kishte marr gjumi. Kur u zgjova kemi qene afer Sydney…ishte mengjes dhe pastaj e kuptova se turbulencat kishin zgjat 5 ore te tera.

Pas ketij udhetimi ankthin ne aeroplan me nuk e kam ndi. Kthimi nga Zelanda e Re ne Suedi ka zgjat 32 ore dhe turbulencat tani jane pjese e imja trupit. Normal qe nuk jane te komforte kur ndodhin, por ankth dhe frike nuk kam.

Mbrapa meje: Oqeani Pacifik takohet me detim Tasman te Zelandes.
Mbrapa meje: Oqeani Pacifik takohet me detim Tasman te Zelandes.

Ne Zelande kam qendruar plot 6 jave, atje e kam njoftu Elviren per here te pare sepse skam pasur askend tjeter. E kam vizitu krejt pjesen veriore te Zelandes dhe disa pjese te saj jane totalisht magnifike.
Si perfundim dua te them se skemi nevoje te gjithe te udhetojme ne Zeland te Re per ta gjetur veten, por burrimi i ankthit dhe frikes eshte se je e/i shkeputur nga vetja jote. Ne ate cast kur e kam kontaktuar aeroplanin une  e kam kontaktuar veten, e kam prekur mbrendesine time dhe ankthin tim. U lidha me Elviren per te mos shkeputur me kurre! 🙂

Edhe ti nese deshiron te lirohesh nga ankthi ti duhesh prekur mbrendesine tende.
Shumica nuk kane guxim. Shpresoj se ti ke!
Deshiroj ta ceki ketu se ne lirimin dhe eliminimin tim te ankthit te vdekjes ne aeroplan apo ne vendet tjera kane kontribuar gjithashtu disa vite  seanca terapeutike me terapiste te ndryshem skandinav dhe amerikan. Pra, jo vetem undhetimi 27 respektivisht 32 ooresh ne aeroplan.

Per mua ankthi i vdekjes ka qene fillimi i nje jete ne liri totale!

A e meriton ti lirine, apo deshiron te mbetesh pergjithmone e/i mbyllur ne kafazin e ankthit dhe frikes?

Nese deshiron me rezervu seanca individuale per t’u liruar nga ankthi apo panikat e ankthit edhe ti kliko ketu.

Nese deshiron keshilla shendetesore te vijne rregullisht nga une  dhe nese nuk je e/i regjistruar ende kliko ketu

 

krasniqi miriman

po nje udhetimi i juaj qe keni pasur mundesin te udhetoni ne zeland e une personalisht i lodhur cofte menyr financiare dhe shume i lodhur nga gjendja e lodhur depresive si ti largohem ketyre mendimeve deskruktive dhe te kaloja ne nje jete te qete si viteve te meparshme ju lutemi me nevojitet ndihma juaj faleminderit me plot rrespekt meriman krasniqi

Bossi

Elvirsa me behet shum qejfi qe ke kalu kte gjnedje se ankthi eshte shum i keq eshte shm i shpif dhe pa shije suksese ne jet me fal per talljet

Your email address will not be published. Required fields are marked *