Maskat, rrenat dhe frika me lodhin

Kete e kam konstatu edhe njehere kete vere.

Me lodhin njerezit qe frikohen pa nevoje, me lodhin njerezit qe duhet ta mbanje nje apo njezet maska qe te jene ata qe te tjeret deshirojne, dhe me lodhin njerezit qe duhet te rrejne per te mbijetuar.

RRena ka qene nje dukuri per te mbijetuar ne krizat apo qka po di une tragjedite e ndryshme njerezore…..tash me duket se rrena eshte bere dukuri per te jetuar.
Ose i rren te tjeret per ti bere te kenaqur me te verteten qe ata deshirojne ta degjojne apo shofin, apo e rren vehten pa vetedije  mbasi qe rrena eshte bere nje pjese e identitetit dhe egzistences tende.

Ne planetin tone sot momentalisht jetojne 6 miljard 800 milion njerez, qe dmth se egzistojne 6 miliard 800 milion te verteta, ndersa mua me mahnit fakti se si shumica e njerezve e dijne NJE te Vertete. Argumenti i tyre me i miri eshte “qashtu eshte” apo “ashtu ka thone Filan FIsteku” apo “ashu duhet”. Ralle e kam degjuar diken qe thote “Une e perjetoj ashtu” apo “Trupi im e perjeten kete apo ate”.

Pastaj maskat…edhe ajo eshte nje pjese e te mbuluarit te se vertetes. Te jesh ajo ose ai qe sje. Te vendos ate qe ti nuk deshiron por qe duhesh sepse te tjeret gezohen dhe ti mendon se ata te dojne me shume. Te pretendosh se je i knaqur me jeten dhe stilin e jetes qe as vet direkt nuk ke vendosur, por ti kane vendosur, zakonet, traditat apo ashtu duhet me qene.

Ndersa njerezit qe frikohen nga e verteta e tyre se kush jane dhe qfare qendrime kane ata  jo vetem qe me lodhin por edhe me bejne te distancohem sa me larg qe eshte e mundur. It puts me OFF, sic thojne angloameriikanet. Nejse…

Sa me shume rrejme, krijojme maska dhe luajme teater aq me larg sinqeritetit dhe te vertetes tone jemi. Kur te jemi larg te vertetes tone skemi kontakt me asgje qe ka te beje me energjine e Egzistences apo Universit edhe apo nese don Krijuesit…energjise qe ben qe lumi te rrjedhe, dielli te linde dhe perendon, dhe peshqit te mos mbyten ne uje kur te flejne. :)…

E verteta yte eshte e verteta dhe asgje tjeter. E verteta e dikujt tjeter eshte e verteta e dikujt tjeter dhe asgje tjeter.

Mendo pak si eshte e krijuar e verteta yte per ty dhe jeten tende, vendimet e tua, qendrimet, stilin e jetes tende.

Mpuqa dhe vetem dashuri te sinqerte dhe vertete! 🙂

Your email address will not be published. Required fields are marked *