Ti dhe identiteti yt

Kur ka qenë hera e fundit kur ki mendu se kush je dhe qka te ka formuar ty si person sot qe je?..Perveq mendimeve qe te formojne dhe ty dhe identitetin tend qka mendon ti qe te ka formuar TY?

Sa i pëket meje..para një viti e futa veten edhe ne një proces emocional che mental. (Vitet e fundit plot processe ne jeten time fantastike :))…

Procesin tim e ndihmoj nje ngjarje kur e takova nje person qe sot dmth shumë. Sa më shumë po “punoj” me vetveten më shumë sende po zbuloj për vetvetin..

…..edhe ne ate kohe pra para nje viti e kuptova se personin qe kisha qene une ishte nje identitet i formuar nga te tjeret jo nga une personalisht. Vitin e kaluar e ndiva me gjithe trupin, psiqiken dhe shpirtin se identiti im nuk ishte ne te vertete UNÊ..Halleluja!…:) Si po mendoj…?…

Elvira nuk ishte krijuar vetm nga botkuptimet edhe programimet e familjes, rrethit, shoqerise, mediat e ndryshme, edukimi ne shkolle etj..por edhe nga fakti se qka presin te tjeret nga Elvira…

Qka kane prit prinderit e mi nga unë ashtu edhe jam formu., farefisi gjithashtu..shoqet, shokte..qka kane prit shoqëria nga unë ashtu edhe jam formu…qka ka prit partneri im nga unë ashtu edhe jam formu…te gjitha sendet qe i kam degjuar prej vegjëlise nga te gjithë në jeten time e deri ne vitin e kaluar identitei qe une e quajsha TIMIN faktikisht nuk ka qenë i imi…Identiteti im ka qene nje permbledhje kolektive e te gjitha botekuptimeve, ideologjive, fakteve, mendimeve te tjerve…

Keshtu që viti i kaluar per mu ka qene nje “Pastrim” dhe “c´regjistrim” nga e vjetra.

E di që une nuk jam e vetmja që jam ndi ashtu edi qe te gjithe jemi formuar nga te tjeret…edhe perderisa nuk jemi te vetedijshem se kush jemi dhe pse jemi athere ndoshat edhe jeta do te ishte e pakuptimte…edhe ti nuk do ta kupton pakupshmerine e jetes perderisanuk je i vetedijshem per ty dhe qka po ndodh me ty edhe rreth teje…

Ne perendim flitet per “kriza”..sidomos “age crises”..”krizat e moshes”. Ne kulturen lindore..me konkretisht ne gjuhen kineze fjala “kriz” i ka du kuptime…njera kriz dhe e dyta mundësi.

Të gjitha krizat qe i kalojme ne jete jane mundesi te reja per ne qe te zhvillohemi me shume si persona.

Edhe diqka tjeter kam kuptu. Diqka që kerkush nuk me ka thene me heret..por pasi qe une flisja me te tjeret te moshes se njejte apo me te vjeter (Une jam 35 vjeqare sot) me thoshnin se edhe ata/ato kane perjetuar te njejten gjë…

Kur i kam mbush 30 bvjet..faktikisht kur i kam pas 29 e kam kupturar per here te pare se diqka tjeter me mu po ndodh..jeten po e shof nga aspketet tjera. Pyetjet e mia qe shtrohen sot kur nuk ishin shtru kur kam qene 25 apo 26 vjet.

Ku e lam e ku na mbeti…Identititeti yt dhe i imi….

Sot mund tja kushtosh identitetit tend disa minuta ose ore…dite jave, muaj nese ke fat..:)….edhe zbuloje se ne te vertete kush je ti dhe prej qkafit je i/e perbërë…

my-identity

“Harta” e identitetit….

Your email address will not be published. Required fields are marked *